• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çfarë fshihet pas pakënaqësisë ndaj Kokëdhimës

by
21/10/2015 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Mediat kanë botuar në 24 orët e fundit disa lajme rreth një përplasjeje të përfolur mes ministrave e deputetëve të PS, me parlamentarin e Jugut Koço Kokëdhima. Shkak është bërë dëshira e këtij të fundit për një shtyrje të kongresit të rradhës të Partisë Socialiste, por sipas lajmeve, debati është zgjeruar më pas tek marrëdhëniet problematike që këta zyrtarë të lartë të majtë kanë me vetë Kokëdhimën.

Konfliktet me Kokëdhimën janë një ndër aksiomat më të njohura politike të së majtës shqiptare. Që nga dita e parë që biznesmeni dhe botuesi i njohur vendosi të veshë kostumin e politikanit, nisën aludimet se ky kishte për të qenë fillimi i një marshimi që do të sillte fuqizimin e tij gradual brenda PS.

Koha u dha të drejtë kritikëve, sepse mesa duket Koço Kokëdhima meriton sot të paktën një pjesë të fuqisë që thuhet se ka. Bashkë me pakënaqësinë dhe antipatitë që kjo ka provokuar gjatë rrugës dyvjeçare që ai ka përshkuar në politikën aktive.

Pakënaqësia për deputetin e fuqishëm të Jugut është sot, ndër të tjera, edhe një shenjë e sigurt e modelit të lidershipit që ka ndërtuar Rama në PS. Sipas të cilit, emrat publikë, fama që i ndjek pas, përvojat politike e jetësore të njëri apo tjetrit, por edhe forumet, institucionet partiake dhe rregullat e shkruara, janë që të gjitha vlera të papërfillshme dhe të panevojshme, në konceptin e drejtuesit. Edi Rama ka ndërtuar tashmë (dhe e ka hedhur në meidanin e politikës) gjeneratën e tij të menaxherëve. Deputetë dhe ministra, të cilat i ka zgjedhur vetë. Njerëz të rinj, me ose pa emër, por edhe persona tek të cilët ai beson mesa duket verbërisht. Ku bën pjesë edhe Koço Kokëdhima. I gjithë ky operacion spostimi gjeneracional personash (për të përdorur një term thuajse banal), nuk ndodh pa shkaktuar reagime dhe pakënaqësi. Të cilat në rastin e Kokëdhimës janë edhe më të artikuluara, për shkak të profilit, karakterit dhe asaj çka përfaqëson sot politikani-biznesmen në panoramën politike socialiste.

Një debat organizativ për shtyrjen ose jo të kongresit të partisë, është në fakt një konflikt i vogël teknik brenda një force politike. Por që në rastin konkret pasqyron një situatë aspak të qetë dhe komode për kryeministrin, të cilit i duhet të mbajë të në fre reagimet e ministrave e deputetëve, për hir të disa ekuilibrave që Rama, për hir të së vërtetës i ka pasur parasysh vetëm kur ka qenë në momente të vështira.

Nuk dihet nëse ky është një rast i tillë, por dihet se sot kryeministri i vendit tonë është në atë që atij i duket si apogjeu i fuqisë politike. Çka pasqyrohet në rëndimin e zërit dhe të vështrimit, por sigurisht edhe në uljen e dukshme të dëshirës dhe vullnetit për të dëgjuar ata ndodhen pak më larg se rreshti i parë i pushtetit të tij politik. Një sjellje që rrezaton siguri, por që ka brenda edhe riskun jo të vogël të ndërtimit të një mase të heshtur oponentësh, që mund ta godasin sapo t’u shfaqet rasti më i parë. Jemi vetëm një vit e gjysëm larg zgjedhjeve…

Next Post

5 milionë dollarë për një palë reçipeta (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i John Lennon bëhet baba për herë të parë, muzikanti e pagëzon me emrin e perandorit dhe filozofit romak!

Djali i John Lennon bëhet baba për herë të parë, muzikanti e pagëzon me emrin e perandorit dhe filozofit romak!

September 2, 2026
SHBA-të propozojnë rregulla të reja për pasaportat e fëmijëve, prindërve mund t’u kërkohet të provojnë shtetësinë dhe…

SHBA-të propozojnë rregulla të reja për pasaportat e fëmijëve, prindërve mund t’u kërkohet të provojnë shtetësinë dhe…

September 2, 2026
Bie ‘gongu’ i merkatos, Manchester City bën çmendurinë orën e fundit: 220 mln euro për dy lojtarë, ble Enzo Fernandez dhe Ndiaye

Bie ‘gongu’ i merkatos, Manchester City bën çmendurinë orën e fundit: 220 mln euro për dy lojtarë, ble Enzo Fernandez dhe Ndiaye

September 2, 2026
Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë, pamjet brenda dasmës luksoze që u mbajt në Romë (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë, pamjet brenda dasmës luksoze që u mbajt në Romë (FOTO)

September 2, 2026
EMRAT/ Protesta e dhunshme para Kryeministrisë dhe Komisariatit, arrestohen 14 persona, mes tyre edhe 7 organizatorë!

EMRAT/ Protesta e dhunshme para Kryeministrisë dhe Komisariatit, arrestohen 14 persona, mes tyre edhe 7 organizatorë!

September 2, 2026
Dy anije tregtare turke përplasen në brigjet e Stambollit, të paktën 10 persona të zhdukur!

Dy anije tregtare turke përplasen në brigjet e Stambollit, të paktën 10 persona të zhdukur!

September 2, 2026
Nepali refuzon ndihmën e huaj për shpëtim pas përmbytjeve -

Katastrofa në Nepal dhe Tibet, nxirren të gjallë një javë pas përmbytjeve 119 persona, rreth 4 mijë të tjerë ende të zhdukur

September 2, 2026
Analiza e REL: Bllokada në Kuvend mund të rrezikojë prodhimin e energjisë në Kosovë!

Analiza e REL: Bllokada në Kuvend mund të rrezikojë prodhimin e energjisë në Kosovë!

September 2, 2026
Putin paralajmëron Armeninë: Duhet të vendosë sa më shpejt për anëtarësimin në BE, ose…!

Putin paralajmëron Armeninë: Duhet të vendosë sa më shpejt për anëtarësimin në BE, ose…!

September 2, 2026
Gjermania nuk gjen paqe, shpërthim i fuqishëm pranë stacionit të trenit në Augsburg, disa persona të plagosur! Panik dhe bllokim qarkullimi

Gjermania nuk gjen paqe, shpërthim i fuqishëm pranë stacionit të trenit në Augsburg, disa persona të plagosur! Panik dhe bllokim qarkullimi

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com