• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë fshihet pas bllokimit të anëtarëve në “Kushtetuese”/ Meta do të dekretojë partneren e Alibeajt. Kush është Marsida Xhaferllari

by Java News
09/11/2019 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ka pezulluar përkohësisht procesin për zgjedhjen e anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese. Në arsyetimin e tij, në një letër drejtuar Kuvendit dhe KED, kreu i shtetit nënvizonte se “kishte hasur parregullsi”, por Gazeta SHQIP mëson se fshihet diçka tjetër në vendimin e tij, që është komentuar gjerësisht si tentativë për të futur sërish në ngërç drejtësinë.

Burimet i thanë SHQIP së Ilir Meta ka projektuar Marsida Xhaferllarin për anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Zonja Xhaferllari njihet si partnerja e ish-ministrit të PD, Enekelejd Alibeaj. Pra ndryshe nga sa pretendon presidenti, për parregullsi në proces, dyshohet se kemi të bëjmë me preferenca caktuara të kreut të shtetit, cili ka përzgjedhur ish-vartësen e tij. Xhaferllari ka qenë kryeisnpektore e KLD-së në kohën që ky institucion drejtohej pikërisht nga Ilir Meta, por edhe nga Bujar Nishani.

Nga ana tjetër, pavarësisht vendimit të Ilir Metës, maxhoranca deklaroi sot përmes Taulant Ballës se të hënën do të votohen dy emrat e rinj të Kushtetueses, megjithëse mbetet e paqartë procedura.

Kush është Marsida Xhaferllari, lidhja me Alibeajn dhe refuzimi që mori nga Presidenti Moisiu?

Përveç se kemi të bëjmë me një preferencë politike, Xhaferllari dyshohet se nuk plotëson kriteret, pasi në të shkuarën i janë konstatuar shumë shkelje. Edhe në aspektin e njohjes së profesionit, ajo është më pak e pikëzuara nga KED, për vendin vakant të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. (Shih dokumentin)

Alfred Moisiu, duke mos i treguar publikisht motivet që ishin informacion i klasifikuar, ka refuzuar të dekretojë Marsida Xhaferllarin si gjyqtare e Krimeve të Rënda, gjatë kohës që ishte president, edhe pse KLD e kishte emëruar.  Por gjërat ndryshuan pozitivisht për Xhaferllarin në kohën kur pushtetin e mori PD-ja, ku edhe u hap rruga e rritjes në karrierë.

Në mars të këtij viti shumica e trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit arsyetoi se ish-kryeinspektorja e KLD, Marsida Xhaferllari kishte humbur statusin e magjistratit dhe se për këtë KPK nuk mund të vendoste konfirmimin ose jo të saj në detyrë në kuadër të vettingut. Në një rast krejt të rrallë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se nuk mund të merrte një vendim, duke e mbyllur pa vendim vettingun për të.  Por pavarësisht kësaj, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të pranojë kandidaturën e saj për një vend në Kushtetuese por edhe për drejtimin e ILD-së (Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë)

Xhaferllari e ka filluar karrierën si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, ku ka shërbyer nga viti 1999 deri në vitin 2007. Në periudhën dhjetor 2007 deri në shtator 2008, ajo ka punuar si këshilltare e Ministrit të Drejtësisë (kohë kur ministër ishte Alibeaj) dhe nga shtatori 2008 e deri në janar 2013, si drejtore në Drejtorinë e Kodifikimit si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë. Në vitin 2013, Xhaferllari u emërua Kryeinspektore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, një post që ajo e ka mbajtur deri zëvendësimin e KLD-së me Këshillin e Lartë Gjyqësor. / shqip

g.kosovari

Next Post
Vdiq për disa çaste, i burgosuri në gjykatë: Më lironi e kam kryer dënimin

Vdiq për disa çaste, i burgosuri në gjykatë: Më lironi e kam kryer dënimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

August 19, 2026
Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

August 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

August 19, 2026
Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

August 19, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump shtyn tarifën 50% ndaj Kanadasë: Kemi një marrëveshje

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

August 19, 2026
Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com