• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë fshehin Greqia dhe BE për Qipron?

by Shaban Murati
10/09/2020 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shaban Murati

Për të kuptuar thelbin e tensioneve të sotme në Mesdheun Lindor duhen parë rrënjët historike të konfliktit. Në 15 korrik të vitit 1974 Greqia organizoi një grusht shteti në Qipro për të zbatuar planin grek “Enosis” të bashkimit të Qipros me Greqinë.

Kështu Greqia synonte të merrte edhe gjitha zonat detare të Qipros me rastin e bashkimit. Turqia ndërhyri ushtarakisht për të mbrojtur popullsinë turke të ishullit. Kjo ndërhyrje shpëtoi edhe vetë Qipron si shtet anëtar i OKB, që do të zhdukej po të bashkohej me Greqinë.

As ShBA dhe as NATO nuk e ndaluan Turqinë, anëtare e NATO-s, të ndërhynte në vitin 1974 në Qipro. Burime diplomatike bëjnë të ditur se SHBA dhe NATO dhanë miratimin e tyre për ndërhyrjen turke, pikërisht për të mos lejuar prishjen e shtetit të Qipros dhe bashkimin e tij me Greqinë.

Është e kuptueshme pse Greqia nuk e zë asnjëherë me gojë këtë faqe të errët të historisë së saj të re, grushtin e shtetit që organizoi në Qipro dhe planet e aneksimit grek të Qipros. E pakuptueshme është që as diplomacia e hileve e BE nuk e zë me gojë këtë të vërtetë historike të grushtit të shtetit grek në Qipro.

Nuk e përmend, sepse BE bëri gabimin e madh strategjik në vitin 2004 që futi në BE si anëtare gjysmështetin grek të Qipros, pikërisht kur Qipro greke në prill 2004 sapo kishte refuzuar të pranonte dhe nuk e votoi planin e OKB për zgjidhjen e çeshtjes qipriote, në në kohë që popullsia turke e ishullit e votoi planin e OKB. BE-së i duhej gjysmështeti i Qipro greke si anëtar, që nëpërmjet tij të siguronte bllokimin e integrimit të Turqisë në BE.

Popullsia turke e Qipros, duke parë qendrimin hegjemonist dhe obstruksionist të Qipros greke, krijoi shtetin e vet të Republikës Turke të Qipros Veriore, dhe ajo ka të gjitha të drejtat që të eksplorojë dhe të shfrytëzojë ujrat territoriale, shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive të brigjeve të Republikës Turke të Qipros Veriore, me ndihmën e Turqisë.

Në mënyrë absurde Qipro greke dhe Greqia rivendikojnë pa të drejtë të shfrytëzojnë vetëm, pa popullsinë turke të ishullit, të gjitha hapësirat detare të ishullit, madje edhe ujrat territoriale të Republikës Turke të Qipros Veriore, duke injoruar të drejtat e popullit turk të ishullit, të cilit në bazë të të gjitha normave dhe ligjeve ndërkombëtare i takon shfrytëzimi i hapësirave detare të brigjeve të tijj.

Nuk është rastësi që njësoj si në 1974 as tani SHBA dhe NATO nuk i përkrahën rivendikimet megallomane detare të Greqisë për ta pasur Mesdheun në pronësi si det grek, por detyruan Athinën, pa dëshirën e saj, që të nisë dialogun me Turqinë në selinë e NATO-s.

“Megali idhea” detare dhe tokësore e Greqisë është plan i vjetër dhe i ri grek, të cilin nuk mund ta lejojnë SHBA dhe NATO. Sepse tensionet artificiale gjeopolitike dhe gjeoenergjitike të Greqisë në detin Mesdhe u hapin rrugën faktorëve antiatlantikë në Mesdhe dhe largojnë ndikimin dhe peshën e NATO-s dhe të Perendimit në këtë pellg nevralgjik detar botëror.

Next Post
“Të ndiqet me rigorozitet protokolli”/ Apeli i Ministrisë pak ditë para nisjes së vitit shkollor: Në rast problemi…

“Të ndiqet me rigorozitet protokolli”/ Apeli i Ministrisë pak ditë para nisjes së vitit shkollor: Në rast problemi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

August 24, 2026
Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

August 24, 2026
E rëndë në Tiranë, 84-vjeçari i jep fund jetës

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

August 24, 2026
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com