• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë fsheh Pekini për COVID-19? Tre aktivistë rrezikojnë burgun, pasi publikuan raporte të censuruara

by Java News
28/04/2020 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet kineze arrestuan tre aktivistë që vinin në dispozicion në internet raporte të censuruara nga autoritetet për pandeminë e Coronës.

Aktivistët e arrestuar kinezë bënin pjesë në nismën anti-censurë Terminus2049 dhe pritet të akuzohen për “nxitje mosmarrëveshjesh dhe provokim”. Ata ripublikonin në internet raporte të censuruara apo të fshira nga autoritetet në lidhje me shpërthimin e pandemisë së Coronës në Wuhan. Nën akuzën jo specifike dhe të paqartë për “nxitje mosmarrëveshjesh dhe provokim” autoritetet në Kinë ndërmarrin rregullisht veprime kundër aktivistëve dhe disidentëve. Masa e dënimit për këtë akuzë shkon deri në pesë vjet heqje lirie.

Muajt e fundit, grupi ka botuar një numër artikujsh në lidhje me pandeminë e virusit Corona, përfshirë edhe raporte personale nga qytetarë të metropolit më të prekur, Wuhan.

Akuza se Pekini mban të fshehura informacionet

Raportet apo lajmet e ripublikuara nga grupi Terminus2049, p.sh. rreth kohës kur u bë e qartë se virusi SARS-CoV-2 transmetohet nga një person tek tjetri, lidhen me sa duket me tema që qeveria kineze i klasifikon si të ndjeshme. Ndër të tjera, Terminus2049 rishpërndau në rrjetet sociale edhe raportin e mirënjohur të mjekut Ai Fen nga Spitali Qendror Wuhan, një nga të parët që njoftoi për shpërthimin e epidemisë së virusit.

Qytetarë kinezë si dhe opinioni ndërkombëtar e akuzojnë Pekinin se mban të fshehura dhe hesht për informacione të rëndësishme për virusin Corona dhe shpërthimin e sëmundjes së mushkërive COVID-19. /DW/

Next Post
Koronavirusi i la pa punë, “revolta” ndryshe e berberëve: Nuk mund të qëndrojmë ende mbyllur

Koronavirusi i la pa punë, “revolta” ndryshe e berberëve: Nuk mund të qëndrojmë ende mbyllur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In