• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë europiane ka sot kur rriten çmimet? Rama i përgjigjet Alibeajt: Ju jetoni në një planet tjetër, emri mbetet mister

by Java News
08/09/2022 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt në Kuvend duke i thënë se nuk e kupton në çfarë planeti jeton kur ngre pyetje retorike për rritjen e çmimeve. Ishte Alibeaj që bëri një sërë pyetjesh, mes të cilave ishte “Çfarë Europiane kemi kur rriten çmimet dhe kur krimi fuqizon shtetin”.

Alibeaj: Çfarë europiane ka sot kur rriten çmimet? Çfarë Europiane ka sot kur krimi është fuqizuar aq shumë sa e sfidon shtetin, çfarë europiane ka kur drejtori i policisë që duhet të luftoje krimin, shkarkohet pa motiv, pa transparencë dhe 1 ditë më pas tregon se në Shqipërinë e flamurit tonë, aksionet policore dekonspirohen. Kur kryeministri i vendit çuditet pse gjysma e ndërtimeve është pa leje. Kurajoja politike do të na duhet të bëjmë ta shohim siç është, pa filtra. Kjo është sjellja që do të na duhet. Në fakt, meqë e thashë që në momente të tilla, ftesa jonë si thirrje e brendshme duhet të jetë që duhet të marrim të gjithë akte civilizuese europiane. Pse sfidohet sot shteti? Ka qenë filli përshkues nga 2013 e këtej.

Rama: Ndjesë për ndërhyrjen në këtë moment sepse për shkak të protokollit të mikpritjes së presidentit të Italisë duhet t ëjem në kryeministri dhe është shumë e nevojshme që të shfrytëzoj kohën për të nënvizuar një fakt që është më i rëndësishmi sot për qytetarët, që qeveria ka vendosur të ndërtojë një qasje mbështetëse afatmesme, e cila prek rreth 1.2 milionë subjekte, pra individë përfshirë edhe biznese sepse ne besojmë që është shumë më e rëndësishme të garantojmë sigurinë në afatmesëm në vend që të ndjekim nga mbrapa krizën me paketa afatshkurtra. Sa i takon shpenzimit, është më i madh se bëhet fjalë për mbështetje për të qëndruar edhe përtej krizës.

Më bëri përshtypje parafolësi se ngriti pyetjen Çfarë europiane ka sot kur rriten çmimet? Ku jetoni ju? Unë mendoj se banoni në një planet tjetër, emri i të cilit mbetet mister por nëse ka një gjë që po shqetëson botën dhe Europën është rritja e çmimeve. Shifrat e Eurostat tregojnë se Shqipëria e ka mbajtur inflacionin në një nivel që është më i ulëti në rajon. Kemi një sërë vendesh me inflacion 2shifror dhe nivel më të ulët se mesatarja e vendeve të BE sepse Shqipëria është i vetmi vend që ka vendosur të ndërmarrë një rrugë për të mos e prekur çmimin e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla.

Piku i çmimit të energjisë me 10 gusht ishte 1040 euro/MGW ndërsa para krizës ishte 90 – 110 euro. Jemi 10 herë më lart.

g.kosovari

Next Post
“Vendi i Shqipërisë është në BE”/ Mattarella: Europa s’është e plotë pa Ballkanin. Keni rol kyç në…

“Vendi i Shqipërisë është në BE”/ Mattarella: Europa s’është e plotë pa Ballkanin. Keni rol kyç në…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com