• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë është realisht një “Republikë Prokurorësh”?!

by Ylli Pata
28/10/2025 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ishte e pritshme ardhja e kësaj dite edhe tek ne, si një parashikim i saktë moti, ku Republika do të fuste në simbolin e saj, përveç stemës kombëtare zyrtare, edhe prangat si një aksesor modern që zëvendëson unazën.

Në fakt, prangat nuk kanë qenë asnjëherë aksesor që në themelet e qytetërimit në lashtësi. Prangat, edhe pse kanë ndryshuar formë, material, madhësi e peshë, përbëjnë anën e frikshme të shtetit, shpesh edhe më shumë se shpata.

“Republika e Prokurorëve”, edhe pse përdoret prej kohësh tashmë në Shqipëri nuk është një term i yni. Njëjtë ka kohë që vende të ndryshme të Perëndimit, përkatësisht ku pushtetit janë të ndara dhe ka demokraci, pasi në Lindje ekziston ai sistem që ne kemi pasur. Ku prokurori është thjeshtë një çekiç i pushtetit politik.

Termi ka lindur në Itali, Kushtetuta e të cilës që u miratua në vitin 1946 konsiderohet një prej kushtetutave më moderne dhe më humaniste e të gjithë Europës.

Italia krijoi një sistem të decentralizuar të drejtësisë nëpërmjet Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por edhe mekanizmave dhe hapësirave që u dha ligji profesionistëve që të rekrutohen në systemin e prokurorisë. Një sistem i koklavitur për të hyrë, por që i jep një fuqi e pushtet të madh prokurorit. Në Italinë e pas luftës së Dytë Botërore, ku qeverisja ekzekutive mbeti shumë gjatë në duart e Partisë Demokristiane, në aparatin e drejtësisë, kryesisht në prokurori, u punësuan nëpërmjet konkursit mjaft jurist që nuk ishin anëtarë apo mbështetës demokristian. Përkatësisht të majtë, liberal përkatësisht laikë si kulturë.

Kjo “armatë” prokurorësh ndër vite arriti ta revolucionalizojë vendin nëpërmjet përdorimit të pushtetit të madh të akuzës së shtetit. Duke sjellë në shoqëri, e natyrisht në politikë një kulturë e gjuhë të re.

Prokurorët italianë u kthyen në një kategori e pastër anti-politikë që ndikonin mjaft në marrëdhënien e politikës me publikun. Në këtë histori ka mjaft faqe të lavdishme, siç ka edhe beteja të rreme dhe përdorim të pushtetit të prangave, duke shkaktuar drama të mëdha, që kanë dëmtuar shumë imazhin e këtij pushteti.

Prokurorët patën heronjtë e vet që u vranë madje në mënyrë barbare, sa herë që hetuan krimin e organizuar, përkatësisht organizatat mafioze të Siçilisë, Kampanias apo Kalabrisë. Shefi i së parës prokurori speciale antimafia, Roco Chinnici, është heroi i parë i bujshëm i sferave të larta, por jo i pari në listën e vrasjeve të prokurorëve. Për të ardhur më pas me vrasjet barbare të Giovanni Falcone-s dhe Paolo Borselinos. Këta të tre prokurorë që punuan së bashku, ishin ata që e shpartalluan Cosa Nostra-n siçiliane, duke ju zbërthyer skemën, paratë dhe lidhjet politike. Madje thuhet shpesh në Itali se vrasja e tyre ndodhi ose u nxit pikërisht nga sfera të politikës. Por kjo konsiderohet edhe spekulim, pasi siç është luajtur nga mafia dhe rrjeti i saj në publik kundër “kalorësve jakobinë” ka luajtur edhe pjesa tjetër e përkrahësve të prokurorëve antimafie, sa shkrimtari i madh italian(nga Siçilia) Leonardo Sciascia, shkroi një artikull edhe sot ndikues se antimafia si qëllim në vetvete nuk është gjë tjetër veçse ana tjetër e medaljes së mafias. Ishte kjo koha kur nisi të flitej pak për Republikën e Prokurorëve, e cila mori vulën në një rast flagrant.

Enzo Tortora, ishte një nga gazetarët më popullorë në Itali, drejtues i emisioneve në RAI me miliona shikues. Një i penduar i Camorra-s napoletane i tha një prokurori se Tortora është i lidhur me mafian. Tortora u dënua me 10 vjet burg për një krim që rezultoi se nuk e kishte kryer. Jeta e gazetarit të famshëm u shkatërrua dhe shëndeti i tij u përkeqësua. Tre vjet pas dënimit, Enzo Tortora u shpall i pafajshëm. Por kjo nuk erdhi kollaj, pasi u krijuar një lëvizje e madhe publike që mbrojti gazetarin si një viktimë të pushtetit arbitrar të prokurorëve. Gazetari i njohur italian, Vittorio Feltri, në faqet e Corriere della Sera-s, duke lexuar çdo presje të vendimit gjyqësor, arriti të zbulojë se gjyqtarët ja kishin futur kot. Kishin ngatërruar data dhe vende, duke bërë lëmsh gjithçka. Ndërkaq, një politikan liberal, Marco Panella, një nga përkrahësit më të mëdhenj të prokurorisë dikur, që kishte bërë beteja gjigande siç ishte ajo e të drejtës së abortit dhe kundër siteve bërthamore, mori flamurin e “Garantistit”, pra mbrojtësit të qytetarit nga “Republika e Prokurorëve”. Panella ishte një “garantist” bio që e nxori termin Republika e Prokurorëe. Ai nuk ka pasur asnjëherë pushtet, por nuk kishte asnjë kompleks që nën flamurin e tij u futën edhe politikanë të korruptuar e të lidhur me nëntokën kriminae. Të gjithë kanë të drejtat e tyre thoshte ai. Duke krijuar kështu një armatë reale aktivistësh që hynë në politikën italiane si majtas si djathtas por që i bashkonte termi liberal dhe liberistë.

“Republika e Prokurorëve” megjithatë mori tërmin e saj më të fortë pas “Tangentopoli-t”, përkatësisht hetimeve të prokurorëve të “Mani Pulito” të Prokurorisë së Milanos ndaj krerëve të politikës italiane. Hetim që rrëzoi Republikën e Dytë Italiane. Duke krijuar Republikën e Tretë, ku në krye doli Silvio Berlusconi, alias babai i populistëve të sotëm të politikës botërore.

Berlusconi, i cili ishte thuajse gjithë kohës kur drejtoi qeverinë dhe Forza Italia-n nën hetim nga shumë prokuroritë, bëri betejë kundër “Toghe rosse”(Togat e kuqe” përkatësisht “Republikën e Prokurorëve”. Betejë që në realitet e fitoi në shumicën e rasteve apo zgjedhjeve.

Në fund të epokës Berlusconi lindi një lëvizje e re populiste në Itali, “Lëvizja 5 Yjet” e drejtuar nga Beppe Grillo, e cila nisi si një kryqëzatë ndaj politikanëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Si një lëvizje antiestablishment që vendosën në listat e deputetëve mjaft prokrorë antimafia nga jugu i Italisë. Sulmi i egër ndaj politikanëve, apo edhe hetimet e prokurorisë ishte arma politike ndaj klasës në pushtet.

Kryeministri Matteo Renzi u kryqëzua jo vetëm nga Grillo, apo edhe e djathtë e Melonit, por edhe nga prokurorë të Firenze-s, të cilët i futën në burg të atin, hetuan gjithë familjarët e tij dhe fondacionin politik. Pas ca vitesh si Renzi si familjarët u shpallën të pafajshëm, duke i dhënë ish-kryeministrit kartën e fituesit. Por natyrisht nuk kthei mbrapsht baltën dhe vuajtjet e familjarëve të tij. Beppe Grillo, pashai i kryqëzatave u bë viktimë e kësaj politike. Një hetim ndaj të birit, i cili kaloi çdo kufi ndaj një vajza të re në një festë i rrënoi karrierën dhe sipas të gjitha gjasave edhe pjesën e mbrame të jetës. Duke i dhënë më shumë peshë proverbit se kush mbjell erën, korr furtunën.

E gjithë kjo eksperiencë apo model natyrisht ndodh në një vend që është një supershtet, një nga 7 ekonomitë më të forta të botës dhe një nga demokracitë më të zhvilluara të Perëndimit.

Po në Shqipëri? Ku SPAK nisi si një grup special i mbështetur nga shqiptarët dhe Perëndimi për të goditur pandëshkueshmërinë. Po ç’ndodhi? SPAK realisht përbën një revolucion shumë të madh në shoqërinë dhe në Republikën tonë. Ka sjellë aq trazime sa realisht nuk pritej. Megjithatë fakt është se në lidhje me politikën, SPAK ka ecur vetëm me një axhendë që i ka ardhur nga politika. Përkatësisht të gjithë hetimet ndaj politikanëve të mazhorancës kanë nisur nga denoncimet prej politikanëve të PD-së dhe LSI-së. Madje denoncimi i parë ndaj SPAK ka ardhur prej firmës së Monika Kryemadhit ndaj Lefter Kokës. Një inagurim i karmës me një fjalë. Më pas vijoi me të gjitha të tjerat. Përkatësisht çdo hetim ka ardhur nga një denoncim partiak. Denoncim, i cili në thelb nuk është gjë tjetër veçse një axhendë politike me një objektiv të caktuar.

Dhe ja ku jemi sot në një situatë ku pushteti i SPAK përveçse ka shqetësuar dhe sikletosur shumë, edhe po krijon një frymë kritike në lidhje me përdorimin e këtij pushteti. Pushtetit të heqjes së lirisë paraprake, apo atë të njollosjes paraprake, që në fakt është njollosje permanente. Një polemikë që do të vazhdojë pasi kemi të bëjmë me një pushtet të madh, ndoshta më të madhin që ka pasur një institucion në Shqipëri për njerëzit e fuqishëm. Ndaj pyetja se kush e kurdis apo e kontrollon “Republikën e Prokurorëve” do të vazhdojë për një kohë të gjatë.

Next Post
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Muhameti dhe Mehmeti shpëtojnë Amerikën nga komunizmi

August 13, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur

EMRAT/ Aksident tragjik në Lushnjë, makina del nga rruga dhe bie në kanal, raportohet për 2 gra të vdekura!

August 13, 2026
Rrezikoi jetën e pushuesve te plazhi i ‘Tre ishujve’ në Ksamil, Policia bllokon mjetin “Jet Ski” dhe gjobit pronarin me 500 mijë lekë!

Rrezikoi jetën e pushuesve te plazhi i ‘Tre ishujve’ në Ksamil, Policia bllokon mjetin “Jet Ski” dhe gjobit pronarin me 500 mijë lekë!

August 13, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

“Të shmangen zgjedhjet”- Vendimi i LDK, reagon Osmani: Nuk duam pushtet, por një President që mbron Kushtetutën! S’jemi vetëm për sot

August 13, 2026
Alarm për zjarre, IGJEO: Fieri, Lezha dhe Durrësi me rrezik të lartë sot dhe nesër

“Nuk ka rrezik për zonat e banuara”- Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve, zonat më kritike: 14 vatra janë ende aktive!

August 13, 2026
FOTO/ Aksident hekurudhor në Angli, treni i pasagjerëve del nga shinat, raportimet e para nga vendngjarja!

FOTO/ Aksident hekurudhor në Angli, treni i pasagjerëve del nga shinat, raportimet e para nga vendngjarja!

August 13, 2026
Hegseth: Bllokada detare ndaj Iranit do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Hegseth: Bllokada detare ndaj Iranit do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme

August 13, 2026
Vlahovic i thotë “lamtumirë” Juventusit, ja ku do luajë tani! Mesazhi për tifozët: Do jeni gjithnjë pjesë e imja!

Vlahovic i thotë “lamtumirë” Juventusit, ja ku do luajë tani! Mesazhi për tifozët: Do jeni gjithnjë pjesë e imja!

August 13, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Tregu i karburanteve i paqëndrueshëm, rritet përsëri çmimi i naftës, shkon në 215 lekë për litër!

August 13, 2026
Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

Krim i rëndë në familje në Durrës, 43-vjeçari plagos me thikë në kokë gruan, por të dy përfundojnë në spital!

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com