• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë është ligji i luftës: Civilët nuk preken, armiku i plagosur ose i dorëzuar nuk vritet

by A R
04/03/2022 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji Ndërkombëtar Humanitar është një gamë rregullash që kërkon për arsye humanitare të kufizojë efektet e një konflikti të armatosur. Ky ligj mbron personat të cilët nuk janë ose nuk marrin më pjesë në armiqësi dhe kufizojnë mjetet e metodat e luftës. Ligji Ndërkombëtar Humanitar është i njohur ndryshe si ligji i luftës ose si ligji i konfliktit të armatosur.

Ky ligj zbatohet në konfliktet e armatosura dhe nuk rregullon nëse një shtet mund të përdorë forcën pasi kjo rregullohet nga një pjesë rëndësishme, por e veçantë, e së drejtës ndërkombëtare të përcaktuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Ligji i luftës i ka rrënjët në rregullat e civilizimeve antike, ku lufta ka qenë gjithmonë subjekt i disa parimeve.

Kodifikimi universal i ligjit të luftës filloi në shekullin e XIX. Që prej atëherë shtetet kanë rënë dakord për disa rregulla praktike, bazuar edhe në eksperiencën e hidhur të luftërave moderne. Këto rregulla synojnë të ketë një balancë të kujdesshme mes shqetësimeve humanitare dhe kërkesave ushtarake të shteteve.

Një pjesë e madhe e ligjit ndërkombëtar humanitar është pjesë e katër Konventave të Gjenevës në vitin 1949. Pothuajse çdo shtet në botë ka pranuar që të jetë i lidhur me to. Konventat janë zhvilluar dhe plotësuar me dy marrëveshje të tjera: Protokollet Shtesë të 1977 lidhur me mbrojtjen e viktimave të konfliktit të armatosur. Të tjera marrëveshje ndalojnë përdorimin e disa armëve dhe taktikave ushtarake të caktuara dhe të mbrojnë disa kategori të caktuara njerëzish dhe infrastrukture.

Ligji zbatohet vetëm pasi të ketë filluar një konflikt, dhe pastaj në mënyrë të barabartë për të gjitha palët, pavarësisht se kush e filloi luftimin. Ligji i luftës ndahet mes konfliktit ndërkombëtar dhe jo-ndërkombëtar.

Konflikti i armatosur ndërkombëtar ndodh kur të paktën 2 shtete përfshihen në luftë. Ato i nënshtrohen një game të gjerë rregullash, duke përfshirë ato të përcaktuara në katër Konventat e Gjenevës dhe Protokollin Shtesë.

Konfliktet e armatosura jo-ndërkombëtare janë të kufizuara në territorin e një shteti duke përfshirë ose forcat e rregullta të armatosura kundër grupeve të armatosura disidente, ose luftimet e grupeve të armatosura mes njëra tjetrën. Një gamë më e kufizuar rregullash zbatohen për konfliktet e brendshme të armatosura dhe janë përcaktuar në nenin 3 të përbashkët për katër Konventat e Gjenevës, si dhe në Protokollin Shtesë.

Është e rëndësishme që të bëhet dallimi mes Ligjit Ndërkombëtar Humanitar dhe Ligjit për të Drejtat e Njeriut. Një nga dallimet parësore është që Ligji për të Drejtat e Njeriut zbatohet në kohë paqeje dhe shumë nga dispozitat e tij mund të pezullohen gjatë një konflikti të armatosur.

Ligji i luftës mbulon dy fusha: Mbrojtjen e atyre që nuk kanë marrë, ose nuk do të marrin më pjesë në luftime dhe kufizimin e mjeteve të luftës, në veçanti armëve dhe metodave të luftës, pra taktikave ushtarake. Ligji i luftës mbron civilët, stafin mjekësor dhe personelin fetar ushtarak. Të mbrojtur janë edhe të plagosurit, ushtarët e sëmurë dhe robërit e luftës.

Këto kategori personash kanë të drejtën që t’ju respektohet jeta dhe integriteti fizik e mendor. Po ashtu ata kanë garanci ligjore. Këta persona duhet që të mbrohen dhe të trajtohen njerëzisht në çdo rrethanë pa asnjë dallim. Me pak fjalë, është e ndaluar që të vrasësh apo plagosësh armikun, i cili është dorëzuar apo i paaftë për të luftuar. Në një konflikt të armatosur, personeli mjekësor, furnizimet, spitalet dhe ambulancat duhet të mbrohen të gjitha.

Ligji i luftës ndalon të përdoren mjete dhe mënyra ushtarake që prekin popullatën civile dhe pronën e tyre,  shkaktojnë lëndime të tepërta ose vuajtje të panevojshme; apo të shkaktojnë dëmtime të rënda ose afatgjata për mjedisin.  Ligji i luftës ka ndaluar përdorimin e shumë armëve duke përfshirë, plumbat shpërthyes, armët biologjike dhe kimike, armë lazer verbuese dhe mina kundër personelit. Shtetet janë të detyruara që t’ua mësojnë rregullat forcave të armatosura dhe publikut në përgjithësi.

/a.r

Next Post
Dosja/ 260 mijë euro për tërheqjen e dëshmisë që implikonte Shullazin në vrasjet e 2005, rrëfimi i të penduarit të SPAK-ut Luftar Reçi, emrat e dy sekserëve

Dosja/ Ilaç kundër insekteve për dëshmitarin Luftar Reçi, si e porositi “Reqi i Korçës” punonjësin e burgut për ta ‘hequr qafet’. 100 mijë euro...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In