• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë është “karta e artë” prej 5 milionë dollarësh që propozon Presidenti Trump?

by A R
28/02/2025 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertë të ligjit të emigracionit thonë se kanë paqartësi lidhur me njoftimin e Presidenti Donald Trump se Shtetet e Bashkuara do të nisin të japin një ‘kartë të artë’ që kushton 5 milionë dollarë, për ata shtetas të huaj të pasur, që do të donin të jetonin dhe të punonin në SHBA. Atyre do t’u garantohej gjithaq “një rrugë e sigurt drejt shtetësisë amerikane”.

Gjatë komenteve të tyre të martën në zyrën ovale, Presidenti Trump dhe Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick thanë se programi do të fillojë pas dy javësh dhe do të zëvendësojë programin e vizave EB-5, i cili u mundëson investitorëve të huaj të jetojnë dhe punojnë në SHBA, nëse investojnë në kompani që krijojnë vende pune për amerikanët.

Por programi i vizave EB-5, është krijuar me një vendim të Kongresit në vitin 1990 dhe është e paqartë nëse Presidenti Trump ka kompetenca ta heqë atë, duke krijuar një program të ri vizash, pa vendim të Kapitolit.

“Ne e kemi përgatitur të gjithën nga pikëpamja ligjore. Është plotësisht e ligjshme të bëhet”, tha Presidenti Trump.

Pikëpyetjet ligjore

Ekspertët e emigracionit nuk bien plotësisht dakord.

“E vërteta është se do të duhet që Kongresi ta miratojë një gjë të tillë”, tha Michael Wildes, një ekspert i ligjit të emigracionit nga Nju Jorku.

Zoti Wildes, që ka përfaqësuar Zonjën e Parë Melania Trump dhe anëtarë të familjes së saj në çështje që lidhen me imigrimin, tha se për shkak ka pak informacion në dispozicion në lidhje me programin, është e vështirë të vlerësohet se sa ndikim ka të ngjarë të ketë ai.

“Ai do t’i trajtojë njerëzit që kanë shumë para më mirë se të tjerët”, tha zoti Wildes për Zërin e Amerikës. “Kjo është në përputhje me etikën e tij”.

“Nëse administrata po propozon të ripërcaktohen kushtet e programit EB-5, kjo është haptazi e paligjshme”, i tha Zërit të Amerikës Jorge Loweree, drejtor menaxhues i Programeve dhe Strategjisë në Këshillin Amerikan të Emigracionit.

“Parametrat e atij programi janë hartuar nga dega jonë legjislative. Presidenti nuk mund t’i rishkruajë ato sipas dëshirës”, shton ai.

David J. Bier, drejtor i studimeve mbi imigracionit në institutin ‘Cato’, shkruante në median sociale se “shitja e kartave jeshile është një gjë e mirë në teori, por propozimi specifik i Trump-it ka disa probleme”. Njëra prej tyre sipas tij është se “Presidenti Trump nuk mund të eliminojë programin e investitorëve EB-5 që është hartuar me vendim të Kongresit”.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për koment të Zërit të Amerikës.

Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë

Presidenti Trump e paraqiti planin e tij para një grupi gazetarësh në zyrën ovale ditën e martën.

“Ne do të shesim një kartë të artë”, tha Presidenti Trump. “Do t’i vendosim asaj një çmim prej rreth 5 milionë dollarësh dhe kjo do t’u sigurojë atyre edhe privilegjet që ka karta e gjelbër. Do të jetë një rrugë drejt shtetësisë dhe njerëz të pasur do të vijnë në vendin tonë pasi ta blejnë këtë kartë”.

Presidenti Trump tha se përveç të huajve të pasur që duan të jetojnë në Shtetet e Bashkuara, ai beson se korporatat amerikane do të jenë të gatshme t’i blejnë këto karta në mënyrë që të punësojnë, njerëz të talentuar nga jashtë vendit.

“Kompanitë do të paguajnë që njerëzit të vijnë dhe të kenë status afatgjatë në vend”, tha ai.

Aktualisht ka disa rrugë në dispozicion për të huajt që duan të punojnë në SHBA. Programi i vizave H1-B u jep mundësinë mijëra punëtorëve të kualifikuar që të vijnë në SHBA çdo vit. Krahas kësaj, ka disa programe vizash që lejojnë drejtuesit e kompanive ndërkombëtare të jetojnë dhe punojnë në SHBA, nëse transferohen në një zyrë apo filial të kompanisë që ndodhet në SHBA.

Programi i vizave EB-5

Sekretari i Tregtisë Lutnick tha të martën se administrata planifikon ta ndërpresë programin ekzistues të vizave EB-5, të cilin ai e cilësoi të mbushur “plot me marrëzi, mashtrime dhe manipulime”.

Programi EB-5 siguron statusin e kartës jeshile për të huajt që investojnë 1,050,000 dollarë në kompani që krijojnë të paktën 10 vende pune. Shuma mund të ulet në 800,000 dollarë nëse investimi bëhet në sektorë të caktuar të infrastrukturës ose në ato zona të vendit, të cilat qeveria synon t’i zhvillojë ekonomikisht.

Me komentet e tij zoti Lutnick dukej se sugjeronte se 5 milionë dollarët për një ‘kartë të artë’ nuk do të përdoreshin për krijimin e vendeve të reja të punës, por do të shkonin direkt në arkën e qeverisë federale.

“Ne mund t’i përdorim paratë për të ulur defiçitin”, tha ai.

Çmimi i lartë

Shereen Chen, një avokate emigracioni nga Nju Xhersi, i tha Zërit të Amerikës se për shumë të huaj të pasur që shpresojnë të vijnë në Shtetet e Bashkuara, rregullat e reja mund ta komplikojnë procesin.

Rregullat aktuale përfshijnë një “program të rreptë verifikimi” për të siguruar që paratë e investuara në kuadër të programit EB-5 janë fituar në mënyrë të ligjshme, tha zonja Chen. Procesi është i gjatë dhe i vështirë, e do të ndërlikohej edhe më shumë tha zonja Chen, nëse shuma e parave që verifikohet, rritet me pesëfish.

Programi i ri do të kishte ndërlikime tejet të mëdha për shtetasit kinezë që shpresojnë të vijnë në SHBA. Ndërsa shumë kinezë kanë përdorur programin EB-5, kontrollet më të forta monetare në Kinë, e kanë bërë këtë gjithnjë e më të vështirë.

“Tani për tani, është shumë e vështirë për shtetasit kinezë ta përdorin programin EB-5, madje edhe me 1,050,000 dollarë, sepse është shumë e vështirë për ta që të nxjerrin para nga Kina”, tha zonja Chen.

Praktikë e zakonshme

Shtetet e Bashkuara nuk janë të vetmet që zbatojnë programe që u mundësojnë të huajve të pasur të shkëmbejnë investimin e tyre, me privilegjin e qëndrimit në një vend.

Henley & Partners, një kompani konsulence me bazë në Londër që këshillon klientë që kërkojnë mundësi qëndrimi dhe shtetësie në vende të tjera, është i angazhuar në më shumë se 100 vende të botës, që ofrojnë programe investimi në këmbim të qëndrimit të përhershëm.

Rreth 30 vende ofrojnë shtetësi në këmbim të investimit, një marrëveshje e njohur zakonisht si “pasaporta e artë”.

Vitet e fundit, Bashkimi Evropian ka ushtruar trysni ndaj vendeve anëtare me programe të tilla me kërkesën për t’i eliminuar ato, për shkak të shqetësimeve lidhur me aktivitete të paligjshme, si evazioni fiskal dhe pastrimi i parave. /VOA

Next Post
Organizatë kriminale brenda burgut të Janinës, drejtohej nga shqiptari i quajtur Modi

Sa dëmshpërblehet në Shqipëri i arrestuari që shpallet i pafajshëm?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anëtarësimi në BE, zv.ministrja Caka: Brenda 2027 realizojmë objektivin, puna ka nisur për ‘detyrat e reja’

Anëtarësimi në BE, zv.ministrja Caka: Brenda 2027 realizojmë objektivin, puna ka nisur për ‘detyrat e reja’

May 28, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Politika e vetme e drejtësisë së re është t’i mbajë politikanët të përçarë përballë saj

May 28, 2026
Osmani hap fushatën e LDK-së: Kosova ka nevojë për unitet dhe frymë rugoviane

Osmani hap fushatën e LDK-së: Kosova ka nevojë për unitet dhe frymë rugoviane

May 28, 2026
Abdixhiku çel fushatën me premtime të forta: Pensione mbi 300 euro dhe ngrirje të çmimit të energjisë për 3 vite

Abdixhiku çel fushatën me premtime të forta: Pensione mbi 300 euro dhe ngrirje të çmimit të energjisë për 3 vite

May 28, 2026
“Çështja Veliaj është më shumë politike sesa ligjore”, pedagogia: Vendimi i Gjykatës së Lartë bie ndesh me Kushtetuesen

“Çështja Veliaj është më shumë politike sesa ligjore”, pedagogia: Vendimi i Gjykatës së Lartë bie ndesh me Kushtetuesen

May 28, 2026
Shehi: Opozita ka nevojë për lidership të ri dhe lista të hapura

Shehi: Opozita ka nevojë për lidership të ri dhe lista të hapura

May 28, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

“S’është shenjë e mirë për drejtësinë”, avokati për vendimin ndaj Veliajt: Gjykata e Lartë ka vepruar në rrethana të paqarta

May 28, 2026
Rishikimi i arrestit me burg, 82% e shqiptarëve mbështesin Gjykatën e Lartë

Rishikimi i arrestit me burg, 82% e shqiptarëve mbështesin Gjykatën e Lartë

May 28, 2026
Rama: PS drejt një tjetër fitoreje të jashtëzakonshme në zgjedhjet e vitit të ardhshëm

Rama: PS drejt një tjetër fitoreje të jashtëzakonshme në zgjedhjet e vitit të ardhshëm

May 28, 2026
Rama nga Korça për 35-vjetorin e PS: Në maj 1996 socialistët u dhunuan me brutalitet nga qeveria e PD

Rama nga Korça për 35-vjetorin e PS: Në maj 1996 socialistët u dhunuan me brutalitet nga qeveria e PD

May 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In