• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çfarë është Halloween, festa që po merr përmasa edhe në Shqipëri

by Java News
31/10/2015 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kudo në botë por edhe në Shqipëri, kohët e fundit po festohet data e ringjalljes të të gjithë shpirtrave sipas gojëdhënave dhe legjendave që prej viteve 1745.

Festa e Halloween në SHBA, njihet si festa e dytë që festohet më shumë pas Krishtlindjeve.

Në Shqipëri, kjo festë po merr përmasa të mëdha duke u bërë – ditë e veçantë për të rinjtë të cilët dalin natën të festojnë duke veshur kostume që personifikojnë personazhë të frikshëm të frymëzuar nga filmat thriller ose kostume të personasheve të show bizz që kanë krijuar një stil të tyre.

Këtë vit në rrjetet sociale online si “Facebook”, Twiter” apo forume të tjera online po organizojnë konkurse të ndryshme për të zgjedhur kostumin më të bukur që kanë përdorur të rinjtë.

Halloween  mund të përcaktohet dhe si triumfi i sheqerit i cili personifikon një traditë të veçantë. Sipas regjistrimit të përgjithshëm amerikan, në Shtetet e Bashkuara janë rreth 36 milionë fëmijë nga mosha 5 deri në 13 vjeç, që trokasin nëpër dyer të ndryshme duke thënë “ëmbëlsirë ose pije”.

Në vitin 2011, fëmijët amerikanë kanë konsumuar 11 kilogramë ëmbëlsira. Shenja e festës së Halloween është kungulli.

Kungulli më i rëndë nimages (2)ë botë, sipas rekordeve “Guinnes”, është prodhuar në vitin 2010 në New Richmond, në Wisconsin, nga Chris Stevens: fermeri rriti një “monstër” prej 822 kilogramësh, me një perimetër 4,6 metrash, që u ekspozua në Kopshtin Botanik të Bronksit, në Nju Jork. Rreth 90% e peshës së tij përbëhet nga uji. Një kungull rekord mund të rritet 15 kilogramë në ditë dhe të arrijë përmasat e një makine breshkë tip “Volkswagen”.

Domethëniet e simboleve kryesore të Halloëeenit janë 10:

Secili prej nesh ka dëgjuar ose di sado pak në lidhje me festën e shtrigave apo të të vdekurve dhe gjithçkaje tjetër të frikshme që zakonisht njihet me emrin Halloween. Halloëeeni festohet çdo vit me datë 31 tetor në shumë vende të botës perëndimore.

Gjatë kësaj feste njerëzit vishen me kostume të ndryshme, shpesh herë të frikshme, dhe shkojnë që të vizitojnë njëri-tjetrin nëpër shtëpi, ose mblidhen së bashku për të festuar.
Halloweeni që festohet sot ka shumë pak ngjashmëri me festivalet romake, mbi të cilat dikur është mbështetur gjerësisht.

Emri “Halloween” vjen nga vitet 1500 dhe është një variacion i “All- Hallows-Even”, nata para të gjithë ditëve të shenjta. Kisha katolike ka pushime që përkojnë me festimin pagan. Lista rendit 10 simbolet kryesore të Halloweenit dhe shpjegon se ç’lidhje kanë shtrigat, fantazmat dhe të tjerat me këtë histori.

Misri dhe gruri

Halloweeni festohet në vjeshtë dhe në kulturën Samhain shënonte fundin e verës dhe të të korrave. Misri dhe gruri janë simbole të ndryshimit agrokulturor dhe ndryshimit të stinëve.

imagesNgjyra portokalli dhe ngjyra e zezë

Në mënyrë të ngjashme me simbolin e mësipërm, ngjyra portokalli dhe ngjyra e zezë janë paraqitje të mëtejshme të periudhës korresponduese të vitit, më shumë sesa pjesë e mitologjisë së Halloweenit.

Ngjyra portokalli paraqet vjeshtën, kur gjethet bien dhe ndryshojnë nga të gjelbra në të kuqërremta. Sipas traditës kelte, festa shënonte kalimin nga ditët “me ndriçim” në ditët “e errëta”. E zeza me gjasa paraqet ditët e errëta të dimrit kur dita shkurtohet.

Merimangat

Le të kalojmë te merimangat! Nëse shkoni në një festë Halloweeni do të ndesheni patjetër me figura merimangash të shpërndara kudo. Diskutimi lidhur me ndonjë cilësi të mundshme mistike të merimangave, mund të konsiderojë që merimangat kanë pëlhurë, gjë që është asociuar me kalimin e kohës, progresin dhe fatin.

Gjithashtu, merimangat preferojnë vendet me pluhur dhe të errëta, prandaj në një shtëpi të braktisur (një vend i preferuar për Halloweenin) do të mund të gjeni shumë merimanga dhe pëlhurë merimangash.

Lakuriqët e natës

lakuriqët e natës janë pjesë e legjendave të ndryshme, sipas të cilave ata mund të komunikojnë me të vdekurit.

Macet e zeza

Fetë e vjetra kelte sugjeronin që macet ishin rimishërime të shpirtrave të njerëzve dhe se ato kishin aftësi të parashikonin të ardhmen midis botës së të gjallëve dhe botës së të vdekurve është shumë e hollë, kështu, skeletet janë simbol i shpeshtë i Halloweenit pikërisht për këtë arsye.

Kafka veçanërisht është simbol në shumë kultura, duke shërbyer si manifestim i vdekshmërisë së njerëzve, frikës nga vdekja ose rrezikut që mund të jetë vdekjeprurës.

Fantazmatimages (4)

Ideja e fantazmave sugjeron që Halloweeni është nata kur shpirtrat e të vdekurve janë në gjendje të ecin mes të gjallëve. Për më tepër, në kuptimin modern të Halloweenit, fantazmat janë element shtesë për të krijuar atmosferë të nderë dhe të frikshme.

Maskat dhe kostumet

Ç’do të ishte Halloweeni pa kostume? Nëse kthehemi mbrapa në kohët kelte, të pranishmit vishnin kostume me qëllim trajtimin e shpirtrave të vdekur. Mendohej se, nëse ata do të arrinin të mashtronin të vdekurit, shpirtrat do të reshtnin së bezdisuri.

Natën kur veli midis botës së shpirtrave dhe botës natyrore ishte kaq i hollë, është më mirë të pretendosh se je dikush tjetër.

Shtrigat

Cili është kostumi më i preferuar për vajzat natën e Halloweenit? Sigurisht, jo ai i princeshave të Disney-t. Kostumi i shtrigave!

Besohej se fuqitë e shtrigave ishin më të mëdha gjatë natës së Halloweenit. Mendohej se ato kishin lidhje me djallin. Edhe sot simboli i një shtrige mbi fshesë në një natë me hënë është një ndër simbolet më tradicionale të Halloweenit.

(Megi Zonja / ATSH)

Next Post

5 veturat e preferuara të Donald Trump (Foto)

Comments 1

  1. Markela says:
    5 years ago

    Manez-Durres

    Reply

Leave a Reply to Markela Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Kapet në Tiranë i kërkuari ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

April 12, 2026
Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In