• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë e shtyn Gazin të bëhet kaq “patriot”?

by Artur Ajazi
29/03/2024 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Gaz Bardhi, ditët e fundit, është bërë më opozitar se kurrë. Madje, ai thotë se “gjithçka e bën për popullin, për vendin, për interesa madhore, dhe jo për vehten”. E lezetshme kjo deklaratë e tij, sidomos kur thotë “nuk e bëj për vehten”. Në fakt Gazi, në rast se nuk do të gjente “strehë” tek Berisha, sot do të ishte mes kryqezimeve pa zgjidhje. Me Lul Bashën, ai kurrë nuk bashkohet më, dhe kjo pasi Luli e ka përzënë njëherë e mirë nga grupi tij.

Por edhe tek Berisha, e shohin si me “dyshim” çdo lëvizje të tij, çdo deklaratë apo veprim konkret që bën me emrat dhe listat e komisioneve. Gazi në fakt edhe pse ka vajtur tek Berisha, nuk ka hyrë me “dy këmbët” atje. Gazi aspiron për më shumë, ndoshta për ti zënë vendin Mulit ose dhe Berishës. Atje ku ndodhet sot, si kryetar grupi parlamentar, Gazi nuk e ka të sigurtë as mandatin e ri të 2025. Ndaj i mbetet për tu bërë më shumë ‘opozitar, më shumë patriot, më shumë demokrat se kushdo”.

Kjo është stina dhe koha kur Gazi duhet ti tregojë paksa “dhëmbët” edhe Berishës, por edhe Edi Ramës. Gjithmonë kjo sipas Gazit. Dhe çfarë po bën ? Dy ditë më parë, Gazi nxorri nga “syndyku”, goxha dokumenta ku sipas tij faktohej se “Vëllai kryeministrit Rama, na qenkësh në grupin e drogës së Xibrakës”. Dhe Gazi tha se “qëllimisht organet e drejtësisë e kanë përjashtuar Olsi Ramën nga procesi identifikimit hetimor”. Imagjino, të ishte Gazi kryetar gjykate, apo kreu i SPAK-ut. Do të kishte bërë qametin me arrestime dhe gjykime….Ja pra që Gazi, nuk paskësh qenë as i Lulit dhe as i Berishës. Gazi është i Gazmend Bardhit, pasi i intereson karriera politike, ambicja e të bërit kryetar PD-je ose një hap më lart, posti i Mul Nokës. Por deri atëhere, ka akoma kohë dhe pengesa të tjera për të kaluar.

Gazi në fakt, “trokitjet” i bën ti dëgjojë Berisha, dhe ta mendojë mirë vendin që duhet ti japë atij në PD. Edhe pse ka futur njërën këmbë në PD, edhe pse deklaron se “PD është sot unike”, Gazi sërish mban pas vehtes emrat e grupimit të tij, si garanci për fushatën e ardhshme elektorale. Nuk i dihet asnjëherë se ç’ngjet në atë parti, aq më tepër kur Berisha po e sheh se nuk ka shanse të rehabilitohet nga  drejtësia. Ndaj, Gazit i duhet të bëhet sot më shumë se kurrë, “shumë patriot dhe shumë demokrat”, natyrisht duke ushtruar edhe pak presion në distancë, mbi oratorin e ballkonit  në rrugicë, ndryshe  mund ta pësojë si shumë të tjerë që Berisha i ka flakur, pasi i ka përdorur siç ka dashur.

Ndaj, Gazi betejën me “Xibraka dhe sistemet TIMS”, nuk e ka me Ramën (pasi nuk e ha dot atë malore) por me  Berishën dhe berishët në PD.

Next Post
Kukës/ Rama inkurajon të rinjtë të investojnë në turizëm: Fitoni më shumë sesa puna në tokë të huaj

Rama reagon pas zgjedhjes së Blerina Balës: Shumica e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

April 10, 2026
Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

April 10, 2026
BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

April 10, 2026
Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

April 10, 2026
“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

April 10, 2026
Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In