• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë e pret opozitën pas pushimeve, nëse nuk ndryshon kurs

by Flogert Muça
31/07/2018 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Procesi i Vetting-ut po ecën me ritme më të shpejta, që prej ditës që BE vendosi që Shqipërisë t’i hapen negociatat në qershorin e vitit të ardhshëm. Siç duhet të ndodhte, gjyqtarët dhe prokurorëte drejtësisë së emëruar nga politka po ngecin një e nga një në rrjetën e kontrollit të imtësishëm që kryhet nga strukturat e Vettingut. Janë gjyqtarë dhe prokurorë që kanë mbyllur dosje të renda korrupsioni e vrasjesh, që kanë zhdukur prova, që kanë marrë rryshfete të majme nga krimi, që kanë dënuar mediat me urdhër nga partia që i kishte emëruar në krye të detyrës.

Në këtë fund korriku, kur po mbyllet një sesion politik për të rinisur në shtator, ajo që bie në sy është sulmi që opozita i bën vazhdimisht SHBA-ve dhe BE-së. Një sulm i cili ka nisur që para 21 korrikut të 2016-ës ku opozita e detyruar  ngriti kartonin jeshil pro reformimit të sistemit të drejtësisë. E gjitha më pas u pasua me mos-votime dhe me zvarritje procesesh  nga opozita, duke ardhur në përfundimin e thjeshtë se sa më shumë të zvarrisim drejtësinë, aq më shumë do vonojmë integrimin  e vendit në BE e aq më shumë do kemi mundësi të flasim për marrëveshje të pista poshtë tavolinës për të shpëtuar kokat e mëdha që kanë përçutnuar drejtësinë e rrjedhimisht, shtetin e së drejtës!

Por, një tregues tjetër të qartë që flet për merakun e opozitës dhe lidhjen e saj me të shkarkuarit nga Vettingu është edhe sulmi i saj ndaj atyre që bëjnë Vettingun. Po ta vësh re, pas çdo shkarkimi që bën KPK, opozita sulmon SHBA-në dhe BE-në duke fajësuar ato pse po pastrohet drejtësia e emëruar kur PD-LSI ishin në pushtet. Mesa duket kjo verë do jetë edhe më e nxehtë për opozitën e cila përpos pafuqisë dhe paaftësisë për të ngritur kauza konkrete, po humbet edhe boshtin e saj të ngritur në pallatin e drejtësisë.

A ka shpëtim për opozitën?

Po, deri diku edhe mund të ketë. Për të arritur atë, PD dhe LSI duhet të ndryshojnë sa më shpejt kurs, duke u bërë palë me Gjermaninë e cila dje duke i bërë thirrje opozitës për bashkëpunim shprehej se  “Ne jemi te impresionuar nga reformat e Shqiperise në fushën e drejtësisë dhe ligjit. Shqiptaret kanë çdo arsye për të qenë krenarë per këtë. Aktorët politike duhet të mbeshtesin reformat”.

Duhet mirëkuptuar fakti që PD dhe LSI kanë ca detyrime për të mbrojtur ata gjyqtarë e prokurorë që nuk kalojnë vettingun e që kanë qenë deri dje masha e politikës, por, kjo nuk mund të vazhdojë kundër gjithë botës, pasi do të ishte një vetëvrasje politike. Politika nuk shquhet për ndershmëri apo për besë, ndaj, Basha dhe Monika bëjnë mirë që t’i tradhëtojnë gjyqtarët dhe prokurorët që kishin emëruar dje në krye të drejtësisë, pasi kjo do i bënte që të ishin së paku, politikanë.

Shtatori me shumë mundësi do  të sjellë një opozitë e cila me shumë me shumë gjasë do e nisë betejën e saj me zhurmë të madhe e ndonjë protestë tjetër për Teatrin Kombëtar, por ajo që duhet të bëjë në fakt është të bëhet palë me SHBA-në e BE-në kur vjen puna te reforma në drejtësi dhe integrimi vendit. Kanë të gjithë kohën e nevojshmë për të reflektuar e për tu konsultuar me “burrat e shtëpisë” e partisë për këtë vendim, i cili do fuste opozitën në hollinë e reales dhe do të bënte vendin me opozitë reale. Nëse vazhdojnë siç sot, kundër drejtësisë që reformohet dhe kundër SHBA-BE-së, kam frikë se nuk do jenë asgjë më shumë se dy parti ekstremiste si ato të BE-së që nuk duan integrimin e Shqipërisë. Veçse, këto do jenë pengesa nga brenda, jo nga jashtë!

Next Post
“Reality show” apo mediet sociale, kush ka ndikim më negativ te të rinjtë?

“Reality show” apo mediet sociale, kush ka ndikim më negativ te të rinjtë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Rama vijon analizat me ministrat, të shtunën mbledhje e zgjeruar me Grupin dhe Kabinetin

March 25, 2026
Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Platforma e dialogut të hapur, Gonzato: Parlamenti ka rol kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë

March 25, 2026
U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

March 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Mars 2026

March 25, 2026
Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

March 25, 2026
Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

March 25, 2026
Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

March 25, 2026
U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

March 25, 2026
“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In