• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë e mban pezull Reformën Zgjedhore/ Këshilli Politik edhe një javë kohë për të mbyllur draftin final

by Java News
23/06/2020 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli politik duhet që të mbyllë patjetër draftin e Reformës Zgjedhore brenda kësaj jave, pasi, në të kundërt, kreu i qeverisë, Rama, deklaroi se me apo pa konsensus, do ta kalojë atë në Parlament.

Ndërkohë, Këshilli Politik është mbledhur për herë të fundit të premten që kaloi, ku u diskutua mbi formulën e dytë të opozitës së bashkuar për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të KQZ-së. Kjo është edhe pika kryesore që po mban pezull mbylljen e një drafti final të Reformës Zgjedhore.

Pas refuzimit të formulës së parë, opozita e bashkuar depozitoi formulën e dytë, sipas të cilës procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të KQZsë bëhet në Parlament. Por në një kohë që PD e LSI kanë djegur mandatet dhe nuk kanë përfaqësi në Parlament, kanë gjetur një formulë të ndërmjetme për përzgjedhjen e tyre.

Ata kanë propozuar që pasi të shpallet gara dhe Kuvendi të administrojë dosjet e kandidatëve, anëtarët të përzgjidhen nga një komision ad hoc me juristë, ku 3 caktohen nga maxhoranca e zgjedhjeve të 2017-ës dhe 2 nga pakica e dalë nga zgjedhjet e 2017-ës. Më pas, 12 anëtarët e zgjedhur do të duhet të votohen në Parlament me të paktën 84 vota.

Por në një kohë kur Grupi Parlamentar Socialist ka vetëm 75 mandate deputetësh, Damian Gjiknuri është shprehur se nuk mund të shmangin edhe opozitën parlamentare, pra, deputetët nga procesi i përzgjedhjes së anëtarëve.

Maxhoranca ka garantuar opozitën se do të mbështesë kandidatët e opozitës, por debati qëndron se si do të bëhet ndarja e anëtarëve që do të zgjidhen nga opozita e bashkuar dhe nëse do të ketë të drejtë zgjedhje ndonjë nga opozita parlamentare.

g.kosovari

Next Post
Mbi 8 mln të infektuar në të gjithë globin dhe 436.901 viktima/ COVID-19 shpërthen sërish në Kinë, përhapet me shpejtësi

Bota e gjunjëzuar nga COVID/ Mbi 9 mln të infektuar, afro 500 mijë të vdekur. Brazili mbyll kufijtë edhe 15 ditë të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

April 10, 2026
Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

April 10, 2026
Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

April 10, 2026
Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In