• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çfarë e ardhme na pret? Parashikimet e “The Economist”, rreziqet që i kanosen njerëzimit: Nga majmunët hënorë tek i nxehti ekstrem

by Java News
16/07/2021 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Programi i parë në këtë aspekt, nisi të zbatohej në vitin 2017, kur administrata lokale eksperimentoi me izolimin e godinave me materiale që reflektojnë më shumë rrezet e diellit.

I nxehti ekstrem (Viti 2041)

Në verën e vitit 2041, një valë e vazhdueshme e të nxehtit ekstrem prek një pjesë të Indisë për 3 javë rresht, me temperatura që shkojnë deri në 50 °C. Në qytetin Çenai buzë Gjirit të Bengalit, gati 18.000 njerëz vdesin për shkak të temperaturave të larta dhe lagështisë.

Ndërkohë pak më në veri në Hiderabad, ka pasur vetëm 26 vdekje, dhe kjo falë politikave të ndjekura që në vitet e mëparshme për t’i mbajtur godinat sa më të freskëta. Programi i parë në këtë aspekt, nisi të zbatohej në vitin 2017, kur administrata lokale eksperimentoi me izolimin e godinave me materiale që reflektojnë më shumë rrezet e diellit.

Në godinat që iu nënshtruan kësaj procedure, u arrit një ulje mesatare e temperaturës prej 2 °C. Po ashtu qyteti ka mbjellë 2.5 milion pemë, të cilat kanë ndihmuar në zvogëlimin e sipërfaqeve të tilla si asfalti, të cilat tentojnë të thithin shumë nxehtësi, dhe më pas e lëshojnë atë ngadalë gjatë natës.

Telefoni inteligjent dhe shëndeti (Viti 2028)

Në shtatorin e vitit 2028, Apple prezantoi iPhone XX, versionin më të fundit të smartfonit të tij të famshëm, që ka shënuar përparime të mëdha në sistemet e monitorimit të shëndetit të përdoruesve të tyre. Përmes një iPhone XX dhe aplikacionit “Apple Watch”, njerëzit mund të monitorojnë tensionin, gjendjen e sistemit të frymëmarrjes me një oksimetër dhe spirometër, pjellorinë, dhe sisteme për t’i ndihmuar përdoruesit të jetojnë më mirë dhe të hanë ushqimet, të cilat rrezikojnë më pak të shkaktojnë ngjarje të papritura.

Majmunët hënorë (Viti 2055)

Në vitin 2055, Poli i Jugut në Hënë, është i banuar nga një koloni majmunësh që i bëjnë shoqëri disa astronautëve që jetojnë në një bazë hënore, si pjesë e disa eksperimenteve afatgjata. Majmunët janë ndër kafshët e para që kanë lindur direkt në Hënë, pas një pune të gjatë kërkimore që përfshinte, ndër të tjera, edhe zgjedhjen e gjeneve më të përshtatshme për të garantuar që të sapolindurit të kenë një kockë më të dendur, e cila mund të përballojnë efektet negative gravitetit më të ulët.

Inteligjenca Artificiale (Viti 2036)

Fituesi i Çmimit Nobel në Mjekësi në vitin 2036 është YULYA, një Inteligjencë Artificiale që ka ndihmuar në shpëtimin e jetës së të paktën 4 milion njerëzve, përmes gjetjes së kombinimin e duhur të antibiotikëve për të kapërcyer problemin e rezistencës ndaj antibiotikëve. Në dekadat e mëparshme, përdorimi masiv i antibiotikëve kishte çuar në shfaqjen e versioneve bakteriale, të cilat ishin më të afta t’i rezistonin këtyre lloj barnave, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë trajtimin e disa sëmundjeve.

Teknologjia mARN (Viti 2029)

Pasi e treguan potencialin e tyre me vaksinat gjatë pandemisë së koronavirusit të vitit 2020, teknologjitë e mARN bëhen në vitin 2029 një burim i çmuar dhe jo vetëm në fushën mjekësore. Ato përdoren për ta nxitur trupin tonë të prodhojë një larmi të gjerë substancash, nga të cilat përfiton trupi i njeriut.

Gjatë Olimpiadës së Parisit së vitit 2024, disa atletë përdorën barna me bazë mRNA për të rritur sasinë e eritropoetinës (EPO), një hormon që rregullon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, e cila mundëson një performance fizike më të mirë. Ndryshe nga substancat e tjera dopante që bëjnë të mundur arritjen e të njëjtit qëllim, ato të përdorura në Paris ishin aq të reja sa nuk mund të identifikoheshin përmes testeve klasike të anti-dopingut.

Mënyra e të ushqyerit (Viti 2035)

Në vitin 2019 në revistën shkencore mjekësore “The Lancet” u botua një artikull mbi nevojën për të hartuar një “dietë mbi shëndetin planetar”, që të bazohej në përgjysmimin e konsumit të mishit të kuq dhe sheqerit, së bashku me dyfishimin e konsumit frutave të thata, perimeve dhe bishtajoreve midis viteve 2020-2050.

Synimi nuk është arritur ende në vitin 2035, por falë përhapjes së “dietave të personalizuara”, ai ka filluar të jetë i praktikueshëm, edhe pse vendet më të varfra e kanë shumë të vështirë të kenë qasje në sisteme dhe burimet e duhura për ta zbatuar atë.

“Dieta e personalizuar”, është bërë e mundur nga analizat gjithnjë e më të sakta dhe të lira të trashëgimisë gjenetike të secilit person, dhe nga disponueshmëria e aplikacioneve dhe sistemeve të inteligjencës artificiale, që mbajnë nën kontroll zakonet e të ngrënit.

Sëmundja e demencës (Viti 2050)

Për herë të parë ndër dekada, rastet e demencës senile kanë filluar të bie ndjeshëm, pavarësisht rritjes së moshës mesatare në shumë vende të botës. Shenjat e para të një reduktimi u regjistruan në vitin 2030. Reduktimi i rasteve, duket se lidhet mbi të gjitha me mënyrat e shëndetshme të jetesës të popullatës, me më pak ekspozim ndaj substancave potencialisht toksike, dhe falë një vëmendjeje më të madhe ndaj shëndetit gjatë plakjes./m.j

Marrë me shkurtime nga Il Post – Bota.al

Next Post
Si e ndau Mourinho nga e dashura, Mesut Ozilin: Me atë vajzë që del ti ka shkuar gjithë ekipi i Interit dhe Milanit

Si e ndau Mourinho nga e dashura, Mesut Ozilin: Me atë vajzë që del ti ka shkuar gjithë ekipi i Interit dhe Milanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 4, 2026
Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

March 4, 2026
Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

March 4, 2026
Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

March 4, 2026
“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

March 4, 2026
Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

March 4, 2026
Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

March 4, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Rama: Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar

March 4, 2026
Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

March 4, 2026
Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In