• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë duhet të dini/ Si ndikojnë temperaturat e ulëta në shëndetin e njeriut

by Java News
08/01/2017 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë dimri ka ardhur. Por çfarë ndodh kur i ftohti vjen papritur? Organizmi lodhet për t’u përshtatur shumë shpejt me kohën dhe kjo gjë shpesh është një problem për shumë persona. Reagimi i parë i trupit ndaj të ftohtit është ngushtimi i enëve të gjakut, sidomos në zonat periferike: duart dhe këmbët e ngrira janë tipike.

Ky proces ndodh derisa zonat dhe organet më të rëndësishme të tilla si zemra, mëlçia etj., të mbahen të ngrohta. Temperaturat shumë të ulëta ndikojnë në ndryshimin e metabolizmit.

Ndodh që kur trupi është i ekspozuar ndaj temperaturave të ulëta në kohë të ndryshme, i gjithë sistemi i trupit ngadalësohet dhe hyn në një lloj gjendjeje mbrojtjeje: një stres termik që lë aktiv vetëm sistemet më jetësore si për shembull trurin. Në këto kushte vuajnë edhe qelizat e trupit. Ato që përfitojnë nga temperaturat e ulëta duket të jenë qelizat kanceroze, apo tumorale, që në një studim te një model kafshe të udhëhequr nga hulumtuesit e Roswell Park Cancer Institute (SHBA) dhe i botuar në PNAS (Proceedings of the National Academy of Sciences), është treguar se ato rriten dhe përhapen shumë. Doktoresha Elizabet Repaski dhe kolegët e saj kanë zbuluar se te minjtë që jetojnë në një mjedis relativisht të ftohtë për ta (rreth 22 gradë Celsius) kanë parë se tumoret rriten më shpejt dhe në mënyrë më agresive në krahasim me minjtë të cilët jetojnë në një temperaturë më të lartë (rreth 30 gradë Celsius).

Ndërkohë ekspozimi në një ambient shumë të ftohtë nxit zhvillimin e disa llojeve të tumoreve duke përfshirë edhe ato të gjirit, zorrës së trashë, lëkurës dhe pankreasit. Gjatë studimit, studiuesit vërejtën se minjtë që qëndronin në një mjedis me temperaturë të lartë dhe ata të cilët mbaheshin në një ambient të ftohtë, numrin e qelizave T të sistemit imunitar e kishin identik. Megjithatë, ajo që ndryshonte ishte veprimi antikancer i qelizave T: te minjtë që mbaheshin në një temperaturë të lartë, këto ishin më të shpejta dhe aktive ndaj sulmit të tumorit, dhe sekretonin më shumë substanca antikancer. Ndryshe nga ajo që ndodhte te minjtë që mbaheshin në të ftohtë. Kjo tregon se i ftohti është në gjendje të modifikojë reagimin e trupit në praninë e qelizave tumorale.

Sipas studiuesve, ky zbulim është shumë i rëndësishëm qoftë për hulumtimet mbi kancerin që përdorën modele të kafshëve, ashtu edhe për trajtimin e njerëzve me kancer, sepse është konstatuar se ata që janë me këtë sëmundje, priren të vuajnë më shumë nga të ftohtët dhe kështu preferojnë temperatura të larta: ky mund të jetë një reagim i trupit që kërkon një temperaturë më të lartë për të sulmuar më mirë qelizat e kancerit. Por jo vetëm kaq, pasi në studimet e mëparshme është treguar, për shembull se si një ndryshim i temperaturës së trupit (rritja e gradëve, të tilla si temperatura e lehtë) mund të rrisë efektet e terapisë rrezatuese kundër kancerit. Me pak fjalë, temperaturat e ulëta nuk bëjnë mirë për shëndetin dhe nuk e rinojnë aspak atë.

Mbrojtja nga të ftohtët

Vjeshta dhe dimri janë stinët kur shumë njerëz fillojnë të marrin masat mbrojtëse. Ulja e temperaturave shton mundësitë për t’u prekur nga infeksionet bakteriale dhe virale. “Të mbrohesh” në këtë rast do të thotë ta mbash organizmin dhe sistemin imunitar sa më eficent. Stresi ndikon në uljen e mbrojtjes së organizmit. Një nga faktorët që më shumë se të tjerët ul mbrojtjen e organizmit është stresi, ku bën pjesë si ai fizik, ashtu edhe ai emocional. Shumë njerëz as që e mendojnë se edhe një stërvitje e sforcuar mund të provokojë stres në organizëm dhe të ulë sistemin imunitar.

Aktiviteti

Aktiviteti sportiv mund të përmirësojë qarkullim e gjakut, t’i japë më shumë oksigjen organizmit dhe të shkarkojë stresin emotiv. Sigurisht, edhe një ushqyerje jo e mirë dhe e pashëndetshme mund të dobësojë funksionin e sistemit imunitar. Është shumë e rëndësishme të dihet se ushqyerja e shëndetshme duhet të përshtatet me stilin e jetesës, me llojin e punës që bëjmë, moshën dhe sezonin. Dihet që nevojat ushqimore janë të ndryshme në periudha të ndryshme të jetës, ashtu siç janë të ndryshme në stinë të ndryshme. Megjithatë, rregulli i përbashkët është: shumë fruta, perime jeshile dhe ushqime të freskëta./express/a.k

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi 9 janar 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

October 23, 2026
Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

October 23, 2026
SHBA shpall heliumin si material kritik, ndërsa Evropa përballet me vështirësi në furnizim

SHBA shpall heliumin si material kritik, ndërsa Evropa përballet me vështirësi në furnizim

October 23, 2026
“Hila nuk është viktimë, për këtë ai do të…”- Eksperti: Ishin kamera të fshehta të lidhura me laptopin, ja çfarë u gjet në vilën e tij! Në papafingo…

Karamuço ngre dyshime për organizimin e protestës: Të hetohen dronët dhe komunikimet e grupeve

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In