• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë duhet ta trandi realisht Shqipërinë?!

by Ben Andoni
31/08/2024 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pothuaj po “shuhet” krejtësisht skandali i mbetjeve toksike. Media në orët e para të Shtatorit më shumë duket e interesuar për takimin “e Dajtit” sesa për fatin e punëtorëve të “Kurum”. Ca më shumë koha e përshfaqi kompaninë me shumë lidhje dhe me shumë faktorë. Sezoni turistik, ashtu si ndodhi edhe një vit më parë, më shumë rendi dhe po merret me shifrat e hyrje-daljeve në aeroportin e Rinasit dhe në kufi, sesa me problematikat që u shfaqën këtë vit. Mikpritja e shqiptarit është tashmë një cilësi, që mund ta kundrojmë në kujtimet e atyre që bënë prindërit tanë, sesa ne bashkëkohësit me turizmin. Të kujtosh mospëlqimet e Kosovës dhe trendin e shqiptarëve këtej kufirit për t’iu larguar Shqipërisë, të vjen realisht keq. Anipse, kërkesë-oferta kanë logjikën e tyre. Referimet e deputetit Braçe për kolegët tanë apo dhe personazhe mediatikë që përflasin prodhimin vendas të bëjnë vetëm të dëgjosh, trishtohesh dhe të presësh se çfarë do ndodhi më vonë. Përmasa e të keqes nuk ka fund. Subjektet që lidhen me sigurinë e ushqimit flenë “paqësisht”. Nuk është nevoja për shumë fakte. Përditë përcillen problematika nga individë të ndryshëm. Ish-presidenti Berisha vazhdon të tregojë problematika të kohës “Rama”, por zeron në pastërti vitet e tij. Ithtarët e vetë mezi po presin që t’ua kalojnë këtyre të pangopurve të socialistëve. Pak orë më parë, Rama në Forumin e Pragës nga intervistues kthehet në monologues, që i shpjegon dhe adreson Evropës problematikat e pafundme!!! Liderët tanë e kanë fjalën monopol të mençurisë së tyre, që në fakt, e ka lënë vendin tonë më të varfrin në rajon. Rama “harron” problemet shumë të mëdha në vend, ku ato ekonomiko-sociale zënë vendin kryesor. Budës i atribuohet një fjali e madhe, që ka zënë vend në mençurinë e njerëzimit: Para se të nxjerrësh një fjalë, mendo: a është e vërtetë; a është e nevojshme dhe a është e duhura! Rregullator i artë dhe i paqtë.

Po Shqipëria? Kur dëgjon politikanët tanë, sot Rama dhe dje Berisha, të duket se gjërat janë në vijë normale, kuptohet me shigjetat e kritikës vetëm për kundërshtarin, por aspak për mënyrën e tyre të drejtimit të vendit. Falë drejtimit të ekipeve të tyre, Shqipëria ka një nivel informaliteti të shtrirë në të gjitha fushat, paçka se vendi ka deridiku ritme normale rritje. Në raportin e përvitshëm për klimën e investimeve, Departamenti amerikan i Shtetit thekson se megjithatë, zhvillimi ekonomik i Shqipërisë mbetet i cenueshëm nga korrupsioni i përhapur, konkurrenca e pandershme, sektori joformal dhe mungesa e vazhdueshme e fuqisë punëtore është problem.

Ndërkohë, që vendi po pret ide (Jo ide blic si ato të PL-së) për rikthimin e popullsisë, krijimin e kushteve të sigurisë për biznesin dhe mbi të gjitha reagimin e duhur të Drejtësisë, publiku thjesht po memorizon mungesën e vullnetit dhe shumësinë e fjalëve. Ka vite, që flitet për nevojën e një modeli të ri ekonomik, e cila duhej të ishte më shumë e orientuar drejt novacionit, shfrytëzimit të avantazheve konkurruese, rritjes së njohurive e vlerës së shtuar, investimit në kapitalin njerëzor (Monitor, 2024). Mbetet ajo që dimë, orientimi më i madh i investimeve është në ndërtim, një sektor i përkohshëm dhe pa vlerë të shtuar në ekonomi. Ku për më keq akoma, shikohen dhe tentakulat e zgjatura të krimit. Ato që po afron media në orët e fundit për investimin e paligjshëm në ndërtim të trandin për fuqizimin e botës së errët. E megjithatë, Shqipëria vazhdon të besojë në industrinë e ndërtimit, pasi vlerat e saj e mbajnë lart zhvillimin statistikor. Kurse, është korrupsioni, që mbetet problemi më i madh për ekonominë dhe kërcënimi kryesor për rritjen ekonomike, ku “Monitor” gjente para disa javësh në një anketim se: 85.7% e ekonomistëve të anketuar e përzgjodhën korrupsionin në listën e problemeve kryesore për ekonominë shqiptare, që kuptohet se nuk e kalon bombën e tkurrjes së popullsisë, ashtu si mbiçmimin e monedhës vendase, që po e bën më pak konkurruese ekonominë shqiptare në eksportin e produkteve dhe të shërbimeve (Monitor, 2024).

E megjithëse flitet dhe alarmohet, politikanët që mund të kontribuonin në një lloj përmirësimi të situatës ekonomike në favor të publikut kanë nisur të ngrohin motorat për fushatën. Jetojnë në botë krejt paralele. Dhe, kanë të drejtë, projeksioni i tyre i vetëm real mbetet votimi 2025 dhe asgjë tjetër. Ca më shumë pakkujt i duhet prej tyre se çfarë po e trand realisht vendin tonë!! (Javanews)

 

Next Post
Zbulohet ku ndodhej Talo Çela në momentin që iu bë atentati Nuredin Dumanit

Zbulohet vendi ku Talo Çela groposi paratë e grabitura në “Rinas” dhe pagesat e vrasjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In