• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë duhet bërë në Parkun e Liqenit Artificial

by Liri Dinga
29/02/2016 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prof. Dr. Liri Dinga*

Parku i Madh i Liqenit Artificial të Tiranës u krijua në vitin 1958, me një sipërfaqe prej 250 ha. Më pas, rreth Parkut u ndërtuan objekte, si Kopshti Zoologjik, Rruga e 1000 selvive, Varrezat e Dëshmorëve e Fidanishtja, të cilat e rritën sipërfaqen e tij në 440 ha.

Parku i Madh i Liqenit Artificial është park urban. Park urban quhet:

Një copë toke që përdoret për qëllime publike, me pak ose aspak ndërtime pranë qytetit, që përdoret për qëllime rikrijuese dhe zbukuruese;

Një shesh peizazhistik i qytetit;

Një shesh i madh toke rurale, i ruajtur në gjendje natyrore dhe i rezervuar për vizita dhe rikrijim të vizitorëve.

Parku urban, që njihet edhe si park bashkiak, është një park i ngritur në qytet ose pranë tij, ku përfshihen edhe objekte të tjera, si: kënde lodrash për fëmijë, pista patinazhi me rrota, pista vrapimi etj., për t’u ofruar sipërfaqe të gjelbra dhe rikrijim rezidentëve dhe vizitorëve. Parqet kanë funksion të ofrojnë rikrijim pasiv ose aktiv, përfitime mjedisore, si dhe habitate për qeniet e gjalla.

Bazuar në sa më sipër, ja ç’duhet bërë aktualisht në Parkun e Liqenit Artificial:

  1. Bimët nuk janë të përjetshme, që do të thotë se ato duhet të asgjësohen nëse janë të vjetra, të sëmura, të shtrembëruara e, mbi të gjitha, nëse janë shëmtuar nga koha ose nga mospërkujdesjet për to. Kjo e fundit ka rëndësi tani, sepse, duke na u mësuar sytë kaq shumë me shëmtimin, një gjë e tillë nuk na bën më përshtypje.
  2. Mbjelljet e reja duhet të bëhen nga specialistë që do të përcaktojnë llojet, format, përmasat dhe, mbi të gjitha, distancat e mbjelljes. Këto të fundit duhet të jenë sa diametri maksimal i pemës në gjendje të rritur, përndryshe mbulojnë njëra-tjetrën ose krijojnë boshllëqe. Gjithashtu, mënyra e mbjelljes bëhet në bazë të një protokolli të përcaktuar. Por dje u dëshpërova kur pashë në televizion qytetarë që po mbillnin në Parkun e Liqenit disa pisha “bebe”, të cilat nuk janë fare për atë qëllim. Ato janë lloje që nuk rekomandohen për parqe urbane, sepse trungu i tyre rritet në një kënd 45 gradë me tokën, që do të thotë se pengojnë lëvizjen dhe rrëzohen shpejt nga era. Nuk është e thënë të mbillen shumë pemë, por aq sa e lejon sipërfaqja. Lista e specieve duhet të miratohet nga specialistë, sepse duhet të zgjidhen, para së gjithash, lloje urbanofile dhe antropotolerante, që do të thotë se durojnë ndikimin urban dhe veprimin e njeriut. Ka studime dhe lista të tëra për këtë qëllim. Mirë është të përdoren lloje gjetherënëse, mundësisht nga flora shqiptare, si panja, frashëri, dushqe, gështenja e kalit, mështekna etj.
  3. Këndet e lodrave e kanë të domosdoshme praninë e pemëve. Edhe po të mos jenë, ato duhet të mbillen. Për këtë qëllim, duhet të zgjidhen drurë të drejtë, me kurorë që fillon lart nga toka, që formon hije dhe që është e përshtatshme për klimën dhe qëllimin e mbjelljes.
  4. Së fundi, për të rritur sipërfaqen e gjelbër ka shumë ide. Të tilla mund të jenë kopshtet e varura në trungun e pemëve të larta ose në instrumentet e përdorura për lodrat.

*Ish-drejtore e Kopshtit Botanik

Next Post

Kastro Zizo tallet me Joleza Kokën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

May 12, 2026
Nis magjia e Eurovision 2026, Shqipëria zbret në skenë të enjten, si të votoni për “Nan”

Nis magjia e Eurovision 2026, Shqipëria zbret në skenë të enjten, si të votoni për “Nan”

May 12, 2026
Krasniqi tregon rastet kur është hequr “non grata”: Të gjitha kanë lidhje me gjeopolitikën

Krasniqi tregon rastet kur është hequr “non grata”: Të gjitha kanë lidhje me gjeopolitikën

May 12, 2026
Ku ndryshon hantavirusi nga COVID-19?

Ku ndryshon hantavirusi nga COVID-19?

May 12, 2026
Nis beteja për 7 qershorin/ Kurti kundër Osmanit, partitë në Kosovë bëjnë lëvizjet e fundit para dorëzimit të listave

Nis beteja për 7 qershorin/ Kurti kundër Osmanit, partitë në Kosovë bëjnë lëvizjet e fundit para dorëzimit të listave

May 12, 2026
Media, gjobëvënia dhe drejtësia që hesht

Media, gjobëvënia dhe drejtësia që hesht

May 12, 2026
“Nëse bie zjarri, bën gjëmën”/ Denoncimi i Braçes: Lagjet në mes të Tiranës, në kurth! Zjarrfikësja as hyn e as del dot (VIDEO)

“Nëse bie zjarri, bën gjëmën”/ Denoncimi i Braçes: Lagjet në mes të Tiranës, në kurth! Zjarrfikësja as hyn e as del dot (VIDEO)

May 12, 2026
“Çfarë tragjedie”, reagon ashpër Evi Kokalari: Robert Ndrenikës i bënë gjyq publik, ndërsa Berishën e ngrenë në qiell

“Çfarë tragjedie”, reagon ashpër Evi Kokalari: Robert Ndrenikës i bënë gjyq publik, ndërsa Berishën e ngrenë në qiell

May 12, 2026
VIDEO/ “Territorialja” ndez debat mes Kujtim Cakranit dhe Idajet Beqirit: Pa Cakran nuk ka Fier, pa Cakran nuk ka Mallakastër

VIDEO/ “Territorialja” ndez debat mes Kujtim Cakranit dhe Idajet Beqirit: Pa Cakran nuk ka Fier, pa Cakran nuk ka Mallakastër

May 12, 2026
“Vizitë mes vëllezërve”, Skënder Hita takim me homologun nga Kosova

“Vizitë mes vëllezërve”, Skënder Hita takim me homologun nga Kosova

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In