• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Çfarë duan patentat e Tahirit në makinën time?”. Dalin përgjimet e Sotës me shoferin

by A R
20/11/2017 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar arrest me burg për biznesmenin e arrestuar në Elbasan Orest Sota, i cili u kap me rreth 863 mijë euro në makinë si dhe dy patenta për leje lundrimi në emër të Saimir Tahirit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda shprehet se dyshon se 863 mijë eurot e gjetura në makinën e biznesmenit Orest Sota në Elbasan janë të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Para gjykatës, teksa po vlerësohej masa e sigurisë për Orest Sotën, prokuroria deklaroi se:

“Kemi dyshime se paratë e gjetura në makinën e Sotës janë të Saimir Tahirit. Si provë në automjet janë gjetur 2 patenta lundrimi dhe dy pasaporta detare. Nga sasia prej 862 mijë euro të hedhura rrëmujshëm në makinë, 250 euro janë false”.

Sipas prokurorisë, Sota dhe shoferi i tij, Leonard Almeta janë përgjuar nga drejtoria e Policisë së Elbasanit, ku biznesmeni mësohet se ka pyetur shoferin se “Çfarë duan  patentat e Tahirit në makinën time”.

Ndëra Almeta është përgjigjur se “I ka harruar Gent Caka”.

Më pas është përgjuar edhe Caka kur ka folur me Almetën, pasi është lënë i lirë.

Caka mësohet se i thotë Almetes “Nuk ka faj Oresti pasi i kam harrur unë ato aty”.

Nga ana tjetër, avokati i Sotës, Fatmir Braka u shpreh:

“Paratë ishin për blerjen e hekurit tek Kurum, kemi edhe prova. Lefter Sota ka folur me telefon me pronarin dhe administratorin e Kurum, do të blihej 10 mijë ton hekur”. /b.d

Next Post
Dezertimi i 4 komandove, reagon ambasada Britanike

Dezertimi i 4 komandove, reagon ambasada Britanike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com