• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Çfarë do t’u thonë ambasadorët grupeve parlamentare të PS-PD-LSI?!

by Aalison Pearse Stevens
06/05/2016 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Ka ngjallur mjaft interes një tur prezencash i ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, në tre grupet kryesore parlamentare PS-PD dhe LSI. Këto takime ishin planifikuar për të premten, por mesa mësohet, axhendat kohore të ndryshme të tre partive në mbledhjen e deputetëve, kanë bërë që gjithçka të shtyhet për në fillim të javës tjetër.

Prania e Lu dhe Vlahutin në komisionin e posaçëm të reformës dhe tonet tejet të ashpra që ata përdorën atje, kanë lënë të kuptohet se ata mund të përdorin një gjuhë të ngjashme edhe ndaj grupeve parlamentare. Gjithsesi, në këtë pikë detyra e ambasadorëve për të motivuar dhe “fshikulluar” palët, bëhet pak më e komplikuar, sesa në rastin e Komisionit Parlamentar, ku janë të pranishëm të gjithë aktorët politikë.

Lu dhe Vlahutin do të kenë para tyre tre parti politike, të cilat kanë pasur (dhe kanë, de facto) qasje të ndryshme ndaj reformës në drejtësi. Nga njëra anë qëndron partia më e madhe e shumicës, e cila e ka pasur në programin e saj elektoral kryerjen e një reformë në sistemin e drejtësisë, kurse nga ana tjetër qëndrojnë dy parti të cilat kanë qeverisur së bashku dhe më parë, pa e përfshirë ndryshimin e situatës në sistemin e drejtësisë, në planet e tyre programore.

Nëse i hedh një sy programit elektoral të PS, me të cilin ajo doli për të marrë votat e zgjedhësve në verën e vitit 2013, pra tre vjet më parë, lexon tre pikat e mëposhtme:

 

  • Funksionim dhe konsolidim i shtetit të së drejtës duke jetësuar sundimin e ligjit dhe zbatimin e tij në mënyrë të barabartë për të gjithë.
  • Mirëqeverisje në raport me ligjin dhe sistemin e drejtësisë duke forcuar ligjshmërinë, transparencën, përgjeshmërinë dhe pavarësinë institucionale.
  • Fillim i një diskutimi të gjerë dhe ngritje e një komisioni të posaçëm për një reformë kushtetuese, që do t’i shërbejë rivendosjes së balancave ndërmjet pushteteve.
  • Miratim i një strategjie kombëtare për reformat në sistemin e drejtësisë, në funksion të vendosjes së një marrëdhënieje të re ndërmjet politikës e drejtësisë.

 

Në të njëjtin moment kohor, në garën për Parlamentin e ri, dy partitë e tjera nuk e kishin shprehur këtë vullnet politik. Pas zgjedhjeve, kur Rama dhe Meta u ulën në tryezë për të hartuar programin bashkëqeverisës, reforma në drejtësi (e hartuar edhe si nevojë urgjente për të ndryshuar në situatë alarmante brenda sistemit), u kthye në një projekt konkret, i cili në fund të vitit 2014 startoi me komisionin e posaçëm parlamentar. Opozita nuk u përfshi në këtë proces, duke akuzuar se qeveria po përpiqej të kapte sistemin e drejtësisë.

Historia e mëvonshme dihet dhe ka të bëjë me atë që shohim edhe në këto momente, kur rezistenca ndaj reformës në drejtësi përmblidhet në mënyrë simbolike në sytë e ulura të ish-kryeministrit Berisha, teksa Rama e sfidonte me pyetjet e përsëritura “Sali, do e votosh reformën apo jo”.

Për këto arsye, qasja e ambasadorëve ndaj grupeve parlamentare bëhet jo fort e lehtë dhe “gjithëpërfshirëse”. Nuk mund t’u flasësh njëlloj të gjitha palëve, kur vetë palët kanë pasur qëndrime dhe vullnete krejt të ndryshme ndaj reformës, prej shumë vitesh.

 

Next Post

VIDEO / E bëri me nxënësin në parking, ja rrëfimi i mësueses

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

August 12, 2026
Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

“America First” përplaset me realitetin, miliona dollarë nga taksat amerikane po financojnë lëvizjen MAGA në Europë

August 12, 2026
Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

August 12, 2026
Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

August 12, 2026
Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

August 12, 2026
Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

August 12, 2026
Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

August 12, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com