• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çfarë do t’i them Zahos kur të rritet”, Rama prek diplomatët me fjalët për tërmetin

by Java News
11/12/2019 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë mbrëmje takimin e fundvitit me ambasadorët e huaj në Shqipëri, ku në fjalën e tij e vuri theksin te tragjedia e 26 nëntorit, që tronditi vendin tonë.

Me një fjalim tepër prekës, kreu i qeverisë shqiptare risolli në vëmendje ditët e tmerrit, kur trupat e kërkim-shpëtimit nga rajoni dhe Evropa punuan me mish e me shpirt për të nxjerrë nga rrënojat e Durrësit e Thumanës jetë shqiptarësh.

Me një falënderim të veçantë, Rama tha se kurrë nuk i ka publikuar dhe as ruajtur mesazhet e ambasadorëve, por mesazhin e të dërguarës së SHBA, Lejla Moses-Ones, e ka nxjerrë në një folder dhe ta ruajë gjithmonë për t’ia treguar djalit të tij, Zahos, kur të rritet dhe ta pyesë për SHBA-në.

“Nuk kam ndërmend t’i publikoj ndonjëherë mesazhet tuaja që vijnë në telefonin tim dhe as i ruaj në ndonjë aktiv, por mesazhin e Lejlës e kam nxjerrë në një folder të veçantë dhe kur im bir sot 5 vjeç, Zaho, të rritet dhe pak e të bëjë pyetjen e parë për SHBA unë do t’i lexoj atë mesazh për ta prezantuar si shqiptarë me Amerikën”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

Nuk besoj se është e tepërt të them se asnjëherë më parë kjo përshëndetje nuk më ka tingëlluar më e afërt se sa sonte. Vetë kjo mbrëmje e fundvitit nuk është si të mëparshmet. Kjo mbrëmje ishte në diskutim edhe për brenda stafit tim, a duhej apo s’duhej bërë. Siç ishin në diskutim dhe zbukurimet e dritat festive të qyteteve të prekura nga fatkeqësia dhe të goditura nga dhimbja e rëndë për plot 51 viktima. Por, njësoj si dritat e festave të fundvitit, edhe kjo mbrëmje nuk mund të mos ndodhte. Në kushtet kur ju të gjithë në këtë kohë kaq dramatike për Shqipërinë jeni ndjerë dhe treguar po aq shqiptarë sa vetë shqiptarët.

Përballë gërmadhave dhe lotëve të 26 nëntorit detyra juaj ishte të raportonit atë ditë nga ambasadat tuaja në qytetet respektive, ndërkohë që unë e di që nuk pritët as të zbardhte mirë dita për të na ofruar solidaritet dhe ndihmë. Nuk kam ndërmend t’i publikoj ndonjëherë mesazhet tuaja që vijnë në telefonin tim dhe as i ruaj në ndonjë aktiv, por mesazhin e Lejlës e kam nxjerrë në një folder të veçantë dhe kur im bir sot 5 vjeç, Zaho, të rritet dhe pak e të bëjë pyetjen e parë për SHBA unë do t’i lexoj atë mesazh për ta prezantuar si shqiptarë me Amerikën.

Ashtu sikundër nëse, kur im bir do inatoset me BE, kush nuk inatoset me BE, unë do t’i tregoj historinë e zbarkimit të trupave të kërkim-shpëtimit mbrëmjen e 26 nëntorit dhe heroizmat e atyre burrave e grave veshur me uniforma që vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar jetë shqiptarësh. Do jetë shumë më e lehtë hyrja në histori me fqinjët, duke ia nisur jo nga ngatërresat politike, por nga rrëfimi i nxjerrjes prej gërmadhave pas thuajse 24 orësh të një djali shqiptar nga trupat fantastike greke të kërkim-shpëtimit, apo rrëfimi i një beteje të përbashkët të trupave nga Serbia e Kosova për të shkëputur nga kthetrat e vdekjes të shqiptarëve. Ishte e gjitha një mrekulli. Dhe kalorësit italianë, krahas atyre turq, që rrethuan gërmadhat e kthyera nga kështjella të vdekjes dhe nxorën prej aty jetë shqiptare.

Për vëllezërit dhe motrat nga Kosova me çfarë fjalësh mund të përshkruhen gjithçka u reflektua në operacionet. Asnjë fjalë nuk e përshkruan dot atë që sytë e mi e kanë shkruar në kujtesë. Në ato orë të pafundme, Franca që kujtoja se e kisha parë mjaftueshëm për t’i admiruar madhështinë dhe bukurinë, deri kur legjenarët e kërkim-shpëtimit u shfaqën në Durrës, me shkëlqim dhe zhdërvjelltësi mahnitëse. Po skuadrën izraelite që aq shumë kurajo iu dha qytetarëve të Durrësit si ta tregosh aq thjeshtësisht dhe lehtësisht. Dukej sikur përballeshin me një furtunë shiu në verë. /e.s/

Next Post
Rama u dorëzon ambasadorëve medaljen e forcave të shpëtimit, por nuk harron batutat: Sot u ndjeva më i vogël se Erion Braçe

Rama u dorëzon ambasadorëve medaljen e forcave të shpëtimit, por nuk harron batutat: Sot u ndjeva më i vogël se Erion Braçe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“He mo Çim a do vish te burgu?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës

“He mo Çim a do vish te burgu?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës

January 24, 2026
Akuzohet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, arrestohet nga FBI kampioni olimpik Ryan Wedding

Akuzohet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, arrestohet nga FBI kampioni olimpik Ryan Wedding

January 24, 2026
Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë! Berisha del nga selia dhe zbret në shesh

Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë! Berisha del nga selia dhe zbret në shesh

January 24, 2026
Militantët e PD fillojnë të mblidhen në protestën e Berishës, kordon i dyfishtë policie para Kryeministrisë

Militantët e PD fillojnë të mblidhen në protestën e Berishës, kordon i dyfishtë policie para Kryeministrisë

January 24, 2026
ANALIZA E REL/ Pretendimet për manipulime në proces, çfarë tregon rinumërimi i votave në Kosovë deri tani?

ANALIZA E REL/ Pretendimet për manipulime në proces, çfarë tregon rinumërimi i votave në Kosovë deri tani?

January 24, 2026
Protesta/ Berisha mbërrin në selinë e PD: Keni shansin e madh të riktheni të ardhmen e shqiptarëve

Protesta/ Berisha mbërrin në selinë e PD: Keni shansin e madh të riktheni të ardhmen e shqiptarëve

January 24, 2026
Investigimi/ Daily Mail: Shqiptarët, 300.000 sterlina shesin telefona me numra klientësh që konsumojnë kokainë

Investigimi/ Daily Mail: Shqiptarët, 300.000 sterlina shesin telefona me numra klientësh që konsumojnë kokainë

January 24, 2026
“Tarifa 100% në rast të një marrëveshjeje tregtare me Kinën”, Trump kërcënon edhe Kanadanë

“Tarifa 100% në rast të një marrëveshjeje tregtare me Kinën”, Trump kërcënon edhe Kanadanë

January 24, 2026
Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

January 24, 2026
“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In