• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë do të thotë të jesh një grua në Afganistan?

by
16/08/2021 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas marrjes në kontroll të Kabulit, kryeqyteti afgan nuk po boshatiset vetëm nga diplomatët e huaj, por edhe nga banorët që përpiqen të shpëtojnë duke rrezikuar edhe jetën e tyre. 5 persona kanë humbur jetën në aeroportin e Kabulit, në një përpjekje masive për tu larguar nga vendi.

Por çfarë do të thotë marrja e pushtetit nga talebanët për gratë afgane?

Në një artikull, The Guardian flet për humbjen e lirive që gratë fituan në vitin 2001. Shkrimtarët Zainab Pirzad dhe Atefa Alizada kanë theksuar se kostoja e burkas është rritur shumë pasi gratë e regjimit po nxitojnë të blejnë këto rroba të cilat të mbulojnë të gjithë trupin duke lëne vetëm sytë.

Burka, e cila u bë një simbol ndërkombëtar i shtypjes së grave nga talebanët gjatë viteve 1990, është “rikthyer” përsëri duke detyruar gratë e moshuara ta nxjerrin nga dollapët e tyre dhe një pjesë të detyrohen ta blejnë.

Fawzia, një 60-vjeçare, tha : “Të gjitha gratë e moshuara mund të tregojnë se sa e vështirë ishte jeta e një gruaje në të kaluarën. “Unë jetoja në Kabul në atë kohë dhe mbaj mend që shumë gra dhe vajza të cilat dilnin nga shtëpia pa veshur burka rriheshin “.

Vajza e saj më e vogël, Miriam, thekson se ajo është e shqetësuar për ngjarjet e reja, pasi burri i saj e detyroi atë të blinte një burka, në mënyrë që të mos tërheqë vëmendjen e talebanëve kur të dalë jashtë.

Miriam i përket shumicës së grave në Kabul, pasi dy të tretat janë nën moshën 30 vjeç dhe nuk kanë jetuar nën regjimin taleban. Madje diskutimi nëse duhet të veshin ose jo burka ka shkaktuar mosmarrëveshje të shumta familjare.

Prindërit e studentes 26-vjeçare Habiba i janë lutur asaj dhe motrave të veshin burka.

“Nëna ime beson se mund të na mbrojë duke na detyruar të veshim burka,” tha ajo. “Por ne nuk kemi një veshje të tillë në shtëpinë tonë dhe nuk kam ndërmend ta blej atë. Unë nuk dua të fshihem pas një pëlhure si një perde.

Nëse vesh një burka, kjo do të thotë se kam pranuar qeverinë talebane. Unë nuk dua të më kontrollojnë. Është si të vuash dënimin me burg në shtëpi. “Kam frikë se do të humbas gjithçka që kam fituar duke luftuar kaq shumë.”

Të njëjtin shqetësim ka shprehur edhe Amul, modele dhe stiliste, e cila pasi iu përkushtua me vite pasionit të saj dhe hapi një biznes, por tani e ndjen veten të rrezikuar.

“Gjatë gjithë jetës sime jam përpjekur të tregoj bukurinë, diversitetin dhe kreativitetin e grave afgane. Asnjëherë nuk kam menduar se do të vesh një burka, por tani nuk e di se çfarë të bëj.” Është si të fshij identitetin tim, tha ajo.

/b.h

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 17 Gusht 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Bypass-i i Elbasanit dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi jep detajet: Kontratat janë lidhur, vijojnë punimet! Ja kur hapen

VIDEO/ Bypass-i i Elbasanit dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi jep detajet: Kontratat janë lidhur, vijojnë punimet! Ja kur hapen

October 7, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

“Heshtje e qëllimshme”- Përplasja GJKKO-Avokatë, Meta reagon nga qelia: Situatë e panevojshme, shkak “Ramaforma”! Kuvendi të ndërhyjë

October 7, 2026
Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

“Qytetarët do të informohen”- Ministrja Ibrahimaj: Prokurimet publike do të gjurmohen nga fondi, deri te fiskalizimi!

October 7, 2026
Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

Pas tre fitoreve në Ligën e Kombeve, Shqipëria ngjitet një vend në renditjen e FIFA-s! Edhe Kosova thyen rekordin e vetes

October 7, 2026
Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

October 7, 2026
I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!

I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!

October 7, 2026
Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

October 7, 2026
“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

October 7, 2026
Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

U arratis pas lejes nga burgu në Greqi, ja ku dyshohet se po fshihet ‘i forti’ Alket Rizai! Përdori fenelina policie për…

October 7, 2026
‘Flamengo’ vishet me Prada!

Pse u mblodhëm në Prishtinë vetëm ‘ne të barkut të Shën Mërisë’?

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com