• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë do të thotë për Shqipërinë të jetë President i OSBE?

by Endri Kajsiu
06/12/2019 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Kajsiu/

Nga Vankuveri në Vladivostok, Shqipëria përgjegjëse për sigurinë e 1 miliardë personave. Tirana duhet të udheheqë debatin global për reduktimin e armëve të shkatërrimit në masë

Kriza në Krime, autoritarizmi në rritje në Europë, standartet zgjedhore në botë, sfidat e mandatit 1-vjeçar të Shqipërisë

Në krye të axhendës, respektimi dhe promovimi i të drejtave të grave në të gjithë botën, e veçanërisht në vendet në konflikt

Shqipëria mori sot drejtimin e OSBE në një prej momenteve më të vështira në historinë e kësaj organizate.

Por, çfarë do të thotë të jesh president i OSBE?

Nga konflikti në Krime, situatat e vështira që po kalojnë disa prej ish-Republikave Sovjetike, standartet e cënuara zgjedhore në shumë vende apo autoritatizmi në rritje në Europë, të gjitha këto do të jenë çështje në të cilat Shqipëria do të ketë detyrën të “arbitrojë” dhe të drejtojë drejt zgjidhjes së tyre.

Një prej pikave të nxehta në të cilat Shqipëria duhet të ndërhyjë menjëherë është kërcënimi dhe pamundësia e shumë vëzhguesve të OSBE në terren për të zhvilluar detyrën e tyre.

Ndaj, që prej 1 janarit, ditën kur marrim zyrtarisht presidencën, një prej detyrave kryesore të vendit tonë është të garantojë integritetin e misionit të posaçëm të OSBE në Ukrainë dhe në disa pika të tjera të nxehta të dislokimit, si Transinistri në Moldavi, Gjeorgji, etj.

Një tjetër detyrë, lidhet me rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurisë së OKB, që këtë vit mbush 20-vjetorin e nenshkrimit.

Rezoluta në fjalë kërkon fuqizimin e rolit ndërmjetësues të grave në zonat e konflikteve në botë, si dhe garantimin dhe promovimin e te drejtave te grave dhe vajzave në rang botëror.

Gjithashtu, në krye të axhendës së Shqipërisë do të jetë rivitalizimi i diaologut mbi kontrollin dhe reduktimin e armëve te shkaterrimit ne mase.

Kjo perparesi perkon me jubileun e 30-vjetorin e nënshkrimit të Kapitullit të Parisit për Europën e Re, në koordinim me kryesinë e Forumit të Sigurisë dhe Bashkëpunimit, një organ ky nën mbikqyrjen e OSBE.

Adresimi i çështjeve si ekstremizmi i dhunshëm, përpjekjet kundër radikalizimit fetar, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe respektimi i të drejtave të njeriut janë të tjera çështje që do të duhet të kenë përparësi në axhendën e Shqipërisë.

E fundit, por jo për nga rëndësia, standartet zgjedhore në Europë dhe në botë. OSBE-ODHIR është organizata më autoritare sa i përket monitorimit të zgjedhjeve dhe Shqipëria do të duhet të mbikqyrë këtë proces në shumë vende delikate që zhvillojnë zgjedhje presidenciale, të përgjithshme apo lokale gjatë 2020.

Por, përtej detyrave, marrja e presidencës së OSBE në një moment kaq përcaktues për fatet e Europës, është shenjë e besimit që gëzojnë vendet e mëdha të kontinetit dhe SHBA në kapacitetet e Shqipërisë për të drejtuar me mençuri dhe ekspertizë në lidhje me të gjithë sfidat e lartpërmendura.

Përzgjedhja e Shqipërisë si vendi president i 2020 do të kishte qenë i pamundur, nëse Tirana zyrtare “nuk do të kalonte klasën”, pasi çështjet për të cilat vendi ynë do të drejtojë janë të pakthyeshme dhe pjesë e proceseve të nisura dekada më parë.

Me pak fjalë, ndryshe nga historia e integrimit, ku një vend kandidat vlerësohet nga 28 vende anëtare në bazë të kritereve shpesh selektive, të drejtosh OSBE-në të bën ty vendin vlerësues të arritjeve të vendeve më të fuqishme të botës.

Një nder, por edhe një privilegj i cili nuk mund të jepet kurrsesi falas sepse nga sot, detyra primare e Shqipërisë është të garantojë sigurinë e 1 miliardë personave, në 57 vendet anëtare të OSBE anembanë botës.

Next Post
Ironia/ Shqipëria i vetmi vend Europian që refuzoi OSBE-në, sot merr drejtimin e saj për herë të parë

Ironia/ Shqipëria i vetmi vend Europian që refuzoi OSBE-në, sot merr drejtimin e saj për herë të parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In