• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë do të ndodhte me njerëzimin nëse Toka do ndalte së rrotulluari?

by Java News
04/07/2021 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në filmin e vitit 1951, “Ditën kur Toka sërish mbijetoi”, një jashtëtokësor i quajtur Klatu dhe miku i tij robot Gort, ndalojnë njëkohësisht funksionimin e thuajse të gjithë pajisjeve elektronike në Tokë, duke përdorur teknologjinë e tyre të përparuar aliene.

Makinat, fabrikat, pajisjet televizive dhe shumë gjëra të tjera pushuan së funksionuari, dhe planeti u vendos në një lloj qetësie të frikshme. Por imagjinoni një alien që zotëron një mjet akoma më të fuqishëm, që mund të ndalojë rrotullimin e Tokës.

Pasojat do të ishin shumë më shkatërrimtare. Ne mund ta mos e kuptojmë, por rrotullimi i planetit tonë qëndron në themel të disa prej proceseve më themelore që ndodhin në Tokë. Në fakt, nëse Toka do të ishte një planet i palëvizshëm, ne njerëzit ndoshta nuk do të ishim këtu.

Nëse Toka do të ndalonte të rrotulluari në çast, kjo gjë do të ishte tejet katastrofike për pjesën më të madhe të sipërfaqes së planetit. Megjithëse nuk e ndiejmë në përditshmëri, ne të gjithë lëvizim bashkë me planetin tonë që rrotullohet.

Në ekuator, kjo shpejtësi është rreth 1600 km/h. Nëse planeti do të ndalonte befas, edhe gjithçka që qëndron mbi të do të fluturonte për inerci drejt lindjes. Imagjinoni një moment njerëz, shtëpi, pemë, gurë dhe shumë gjëra të tjera që zhvendos me një shpejtësi qindra km në orë.

Pas kësaj, erërat me shpejtësi të lartë, me një shpejtësi po aq sa ajo e rrotullimit të planeti, do ta pastrojnë çdo gjë mbi sipërfaqen e Tokës. Në rast se ngadalësimi do të ndodhte më gradualisht, efektet do të ishin ende dramatike, por do të zhvilloheshin për një periudhë më të gjatë kohore.

Gjëja e parë që mund të vinim re, do të ishte fakti që Dielli nuk udhëton më nëpër qiell gjatë një dite. Lëvizja e dukshme e diellit vjen nga rrotullimi i Tokës. Ndaj, nëse planeti do të ishte i palëvizshëm, kjo do të bënte që një ditë e vetme të zgjaste gjysmë viti (megjithëse mund të prisnim disa perëndime dielli shumë të gjata).

Pa ditët 24-orëshe me të cilat jemi mësuar, ritmet tona biologjike cirkadiane do të dilnin jashtë kontrollit. Proceset qelizore ritmike, që i tregojnë trupave tanë se kur të flenë dhe kur

të zgjohen, varen pjesërisht nga ndryshimet e rregullta të dritës së diellit për të funksionuar. Shumë krijesa në Tokë, nga bletët tek pemët, mbështeten tek ritmet cirkadiane për të kryer funksionet normale të jetës së tyre. Ndryshimi i këtyre cikleve, mund të përdorë modelet normale të sjelljes.

Modelet atmosferike në Tokë, janë gjithashtu të lidhura me rrotullimin e planetit. Nëse planeti do të ndalonte së rrotulluari, ai do të ndryshonte shumë edhe mënyrën e lëvizjes së rrymave të ajrit (pasi do të ishin zhdukur erërat me shpejtësi 1600 km/h).

Modelet e erës që ne shohim sot, luajnë një rol të rëndësishëm në drejtimin e reshjeve dhe temperaturave në gjithë globin. Çdo ndryshim i rrymave të ajrit, mund të bëjë të krijohen shkretëtira atje ku aktualisht ndodhen pyjet, apo për shembull tundra e ngrirë të bëhet e banueshme.

Një Tokë pa rrotullim rreth boshtit të vet dhe rreth Diellit,do të nënkuptonte gjithashtu fundin e uraganeve. Stuhitë e këtij lloji krijohen nga forcat ‘Coriolis’, që krijohen pikërisht nga rrotullimi i planetit tonë.

Erërat e tërhequra në zonën me presion të ulët të një stuhie në rritje, rrotullohen në drejtim të akrepave të orës në Hemisferën Veriore, dhe në drejtim të kundërt me akrepave të orës në Hemisferën Jugore, duke shkaktuar spiralet tipike dhe “syrin” qendror të stuhisë që përcaktojnë një uragan. Ky proces është një arsye që stuhitë mund të rriten kaq të fuqishëm – kështu që prerja e tyre mund të jetë një nga përfitimet e rralla të ndalimit të rrotullimit të planetit.

Por një planet i palëvizshëm, do të nënkuptonte gjithashtu edhe fundin e fushës sonë magnetike. Ndonëse shkencëtarët janë ende të paqartë mbi mekanizmat e saktë, mendohet

se fusha magnetike krijohet nga lëvizjet e bërthamës së lëngshme të metaleve të Tokës. Shkencëtarët e quajnë këtë një dinamo, dhe rezultati përfundimtar është një rrjet me linja të padukshme të fushës magnetike që sillen në formën harku përreth planetit.

Efektet e humbjes së kësaj fushe, do të ishin shumë më të këqija sesa thjesht të mos qenit më në gjendje për t’u orientuar përmes busullës. Kjo pasi fusha magnetike e Tokës, na mbron nga rrezet kozmike dhe stuhitë elektromagnetike të Diellit./m.j

Next Post
Nusreti kërkoi nuse në Shqipëri, por miqtë dhe “gruaja” e zhvatën dhe i mbyllën telefonat

Nusreti kërkoi nuse në Shqipëri, por miqtë dhe “gruaja” e zhvatën dhe i mbyllën telefonat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In