• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë do lini më nga Tirana e vjetër?!

by Ben Andoni
17/05/2020 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Me aktin e prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, kryeministri Edi Rama, ka vazhduar trendin e zakonshëm që kur ka qenë fillimisht në pushtet, fshirjen e kujtesës së Tiranës së vjetër. Është një temë tjetër se pse e vret trashëgimia e qytetit tonë, paçka si është ajo. Në një farë mënyre, trashëgimia e një qyteti dhe ruajtja e saj lidhet me fytyrën e pushtetarëve, që e kanë bërë atë dhe në këtë rast edhe e tij edhe e të gjithë kolegëvee të vet.

Tirana nuk është në kohën e mes luftrave, kur kërkonte ndryshimin për t’u përshtatur. Qyteti është në momentin që i duhet të ruajë fizionominë e vet dhe ta modernizojë pa prishur kanonet e saj konceptualë. Por paradokset nuk mbarojnë në qytetin tonë. Me shumicë kartonësh u shfuqizua, vendimi i dikurshëm për caktimin e Ansamblit Monument kulture të aksit kryesor dhe qendrës historike të qytetit të Tiranës, zonë që asokohe (lexo viti 2000) sanksiononte mosprekjen me ndërtime të reja të një hapësire që me vendimin nr. 325 quhet Zonë e Mbrojtur dhe Zonë Historike.

Por, sërish modifikime dhe nga sot 17 Maj 2020 nuk do jetë më Godina e Teatrit Kombëtar, vend historik, ashtu si pak vite më parë kryeqytetit iu hoqën nga memoria Kinematë e njohura, që përbënin kujtesën e qytetit tonë “17 nëntori” dhe “Republika”. Sot kanë mbetur kuartieri i Universitetit dhe struktura ku gjendet rektorati dhe Albanologjia, me Godinën përballë të Akademisë së Arteve të Bukura, që po ashtu është gati të  modifikohet me ngritjen e kartonave të Yes-man.

Me pak fjalë, ndryshimi i herë pas hershëm i rregullave ka prishur sensin e Tiranës së Vjetër, paçka se nuk mund të mohohen dhe punët e mira si rikthimi i Pazarit të Vjetër në një vend atraktiv dhe Kalaja e Tiranës, por në thelb, Tirana është duke humbur me një shpejtësi skëterrë fizionominë e saj. Ndërkohë që prishja e fundit e Godinës paçka debatit për të, është një goditje ndaj një simboli të pakthyeshëm, që ka të ngjarë t’i kushtojë shumë karrierës dhe imazhit të z.Rama, me të cilin lidhen një pjesë jo e vogël e këtyre ndryshimeve, shpesh në kurriz të trashëgimisë. Por, kush do donte t’ia dinte më për karrierën e tij në këto kohë?!

Po çfarë do mbesi vallë për Tiranën e shekullit XXI?! Kjo do të shikohet, por me këtë ritëm të prishjes së vilave, Teatrit Kombëtar, lagjeve me shtëpitë e vjetra, Tirana do mbesi me një fizionomi pak kitsch, me kullat lëbyrëse dhe me kujtesën e harruar, që është njësoj si t’i shkëputësh një masë të madhe mishi historik, që nuk rikthehet më. Dhe, qytetit që i hoqëm frikshëm gjelbërimin dhe ia kemi marrë pak nga pak identitetin, qysh prej dekadash të tëra, tashmë do e lemë pak nga pak edhe pa kujtesë. Ndaj, Rama, sot mbeti realisht në histori, por si njeri që guxoi të vendosë dorë mbi trashëgiminë e saj dhe mbi të gjithë kujtesën tonë…(Javanews)

 

Next Post
Video/ Vazhdon protesta në ish-TK por Rama tregon kryeqytetin

Video/ Vazhdon protesta në ish-TK por Rama tregon kryeqytetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In