• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë dihet deri tani për planin e SHBA-ve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

by E S
21/11/2025 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drafti i një plani të mundshëm paqeje mes SHBA-ve dhe Rusisë është rrjedhur gjerësisht në media, duke ndezur debat të fortë në Evropë, Kiev dhe Uashington.

Dokumenti prej 28 pikash, propozon ndryshime të thella territoriale dhe ushtarake që do prekën drejtpërdrejt sovranitetin e Ukrainës, ndërsa disa elemente paraqiten si garanci për stabilitet afatgjatë.

Pikat kryesore të draftit

• Konfirmim të sovranitetit të Ukrainës dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje të plotë mosagresioni mes Rusisë, Ukrainës dhe Evropës.
• Zgjedhje të parakohshme brenda 100 ditësh, nëse arrihet marrëveshja.
• Garanci sigurie ende të paqarta për Kievin, të cilat bien dukshëm poshtë një angazhimi të ngjashëm me Nenin 5 të NATO-s.

Megjithëse disa nga këto pika mund të duken të pranueshme në teori, mungesa e detajeve praktike i lë ato të pasigurta dhe potencialisht të papranueshme për Ukrainën.

Territori dhe ushtria: pikat më konfliktuale

Drafti propozon:
• Tërheqjen e forcave ukrainase nga pjesët e Donetskut që aktualisht kontrollohen nga Ukraina, duke i kthyer këto zona në një “zonë neutrale të demilitarizuar” të njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Federatës Ruse.
• Ulje të forcave të armatosura të Ukrainës në 600,000 trupa, nga rreth 880,000 që vlerësohen sot.

Për qytetet strategjike si Sloviansk, Kramatorsk dhe Druzhkivka, ku jetojnë qindra mijëra civilë, një dorëzim i tillë, sipas analizës së BBC, është praktikisht i paimagjinueshëm për Kievin.

Ukraina ka deklaruar qartë vijat e kuqe: asnjë dorëzim territori dhe asnjë kufizim i të drejtës për vetëmbrojtje.

Drafti shkon më tej duke propozuar që Krimea, Luhansk dhe Donetsk të njihen de facto si ruse, përfshirë nga SHBA-të, një frazë juridike që tenton t’i shmanget shkeljes së Kushtetutës ukrainase për kufijtë “të pandashëm dhe të paprekshëm”.

Anëtarësimi i Ukrainës: vetëm BE, jo NATO

Dokumenti i rrjedhur përfshin dy angazhime të mëdha:
• Ukraina do të ndryshojë kushtetutën për të hequr mundësinë e anëtarësimit në NATO.
• NATO do të përfshijë në statut ndalimin e pranimit të Ukrainës në të ardhmen.

Nga ana tjetër, drafti pretendon se Ukraina mund të përfitojë akses të shpejtë në tregun e BE-së, pa marrë parasysh që kjo kërkon miratimin e 27 vendeve anëtare.

BBC nënvizon se për Kievin, ku anëtarësimi në NATO dhe BE është i garantuar në Kushtetutë, kërkesa të tilla janë vija të kuqe të pakapërcyeshme.

Roli i Rusisë në rendin ndërkombëtar

Drafti i referuar nga BBC sugjeron:
• Riintegrimin e Rusisë në ekonominë globale.
• Rikthimin potencial të Moskës në G8.

Këto pika duken të shkëputura nga realiteti politik, pasi presidenti rus Vladimir Putin është nën urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe Rusia është përjashtuar nga grupi që në vitin 2014.

Asetet e ngrira ruse: Kush fiton?

Plani parashikon:
• Përdorimin e 100 miliardë dollarëve nga asetet e ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës, me SHBA-të që përfitojnë 50% të fitimeve.
• Bashkëfinancim prej 100 miliardë eurosh nga Evropa.

BBC vëren se një pjesë e madhe e aseteve ndodhen në Euroclear, në Belgjikë, dhe BE-ja tashmë po punon në plane të veta, ndërsa drafti amerikan duket se i jep më shumë përfitime financiare Uashingtonit sesa Evropës.

Çfarë mungon në plan?

Sipas analizës së BBC, drafti:
• Nuk i vendos kufizime industrisë së armatimit të Ukrainës, duke i hapur rrugë prodhimit të raketave me rreze të gjatë.
• Parashikon prishjen e garancive të sigurisë nëse Ukraina godet Moskën ose Shën Petersburgun, por nuk kufizon aftësinë e saj për të zhvilluar armë të tilla.

A është ky një plan përfundimtar?

Zyrtarë amerikanë dhe evropianë e kanë quajtur dokumentin “punë në progres”. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përshkroi si “listë idesh”, ndërsa BE-ja deklaroi se ende nuk e ka marrë zyrtarisht.

Për më tepër, Rusia thotë se s’ka parë zyrtarisht asgjë.

A është një listë dëshirash për Putinin?

Edhe pse disa pika duken të përputhura me kërkesat ruse, veçanërisht ato territoriale, drafti përmban edhe elemente që nuk i pëlqejnë Kremlinit, si:
• Heqja graduale dhe me kushte e sanksioneve.
• Propozime të paqarta për garancitë e NATO-s.

Një pikë delikate është edhe amnistia e plotë, që për Moskën është e favorshme, por për Ukrainën dhe vendet evropiane konsiderohet praktikisht e papranueshme.

Për BBC, ky plan është i paqëndrueshëm dhe kontradiktor, që përpiqet të vendosë korniza të reja sigurie duke bërë lëshime të mëdha të cilat, në këtë fazë, duken pothuajse të papranueshme për Kievin.

Më shumë sesa një propozim final, ai është një listë idesh të papjekura, siç i cilëson BBC, që i hapin rrugë negociatave të ardhshme, nëse palët vendosin të ulen në tryezë.

Next Post
Deputet, nga “Hiçi”

Është Edi Rama, o budallenj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In