• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Çfarë demokracie duam, kur partitë tona e shkelin vetë atë?!

by Ben Andoni
20/03/2017 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në një përpjekje për të audituar partitë shqiptare, gati një vit e gjysmë më parë, KQZ-ja nuk mundi të gjente fare pothuaj treçerekun e partive të regjistruara në votime! Por, kjo është më e pakta gjë, kur flitet për elementët që lidhen me demokracinë e brendshme të partive tona. Në faqet zyrtare, që për hir të së vërtetës, tashmë janë bërë shumë të bukura, nuk gjen asnjë nga aktet e miratuara zyrtare të partisë, raportet e monitorimit, kurse në faqet e tre partive kryesore PD, PS, LSI nuk ke asnjë publikim mbi numrin e anëtareve, burimet e financimit dhe aktivitetin e tyre historik, përpos shumë e shumë e gjërave, që duhet të jenë transparente.

“Pse ç’të duhet ty se çfarë bëjmë ne në partinë tonë”, iu përgjigj pak a shumë një nga ministrat e qeverisë socialiste një kolegut gazetar pak ditë më parë në hapësirën e një emisioni televiziv. Në një farë mënyre ky është qëndrimi i funksionarëve politikë kur pyeten për transparencën. Për hir të së vërtetës pakkujt i duhet, përveç një detyrimi që partitë shqiptare nuk ia kanë shumë idenë ose më saktë as nuk duan ta përfillin. Në Kushtetutën e Shqipërisë (neni 9) partitë politike detyrohen që të kenë organizim në përputhje me parimet demokratike dhe që burimet financiare dhe shpenzimet e tyre të jenë kurdoherë publike. Kjo nuk ndodh, ndërsa në akuzat e tyre ato flasin vetëm për burimet e financimit.

Për çdo vit në traditën e saj të viteve të fundit, Friedrich Ebert Stiftung mbështet një projekt për hartimin e një raporti mbi demokracinë e brendshme të partive politike në Shqipëri. Afrim Krasniqi autori i saj për vitin 2016 dhe bashkautor në disa syresh, si çdo vit në mënyrë të kujdesshme shpalos të gjithë anomalitë e këtij fenomeni. Por edhe pse këto janë të dukshme, ato shtohen për çdo vit me elementë të rinj, ndërsa tregojnë për mungesë totale të interesit të partive dhe sidomos kupolave të tyre për të respektuar elektoratin e tyre dhe sidomos demokracinë, që duhet ta projektojnë në të gjithë segmentet e jetës shqiptare.

Kështu përshembull asnjë nga partitë nuk e ka respektuar statusin e saj dhe detyrimin për mbledhje periodike të Asamblesë Kombëtare/Këshillit Kombëtar, por qoftë edhe të kryesisë dhe strukturave të tjera vendimmarrëse. PD-ja ka bilancin më negativ, kurse PS-së i mungon një axhendë dhe debati në këto struktura. Por paradokset vazhdojnë te praktikat statuore që reflektojnë thjesht mosfunksionimin, ku qëndrimi i strukturave duket në trajtimin real me kritikët, shumica e tyre mbeten jashtë përcaktimit statusor dhe konform qëndrimeve që rrjedhin nga respektimi i statusit, citojmë raportin..

Partitë shqiptare megjithëse e kanë promovuar kinse të drejtën e informimit , vetë nuk përmbushin as standardet minimale të zbatimit të tij. Dhe janë aq të mbyllura për votuesit por edhe pjesën tjetër saqë refuzojnë jo vetëm transparencën por edhe llogaridhënien publike. Në faqet e tyre nuk gjen asgjë që të gjykosh për veprimtarinë e partisë, veç punës së kryetarit.

Vrojtimi i Institutit të Studimeve Politike ka nxjerrë se vetëm 12 parti nga 126 syresh të regjistruara kanë raportuar ndryshime, pjesa tjetër refuzon detyrimin ligjor, kurse (kjo e kalon humorin) ka ende parti politike, të cilat janë të regjistruara me kryetarë që nuk jetojnë më. Dhe, nuk mbaron këtu. KQZ në përpjekje për t’i audituar 118 parti të regjistruara më 2015, nuk mundi të kontaktojë asfare plot 71 parti politike!!!

Aktiviteti kryesor i partive mbetet në rrjetet sociale dhe këtu është demokracia e vërtetë e informimit, sipas koncepteve të tyre, pasi e dinë se krijojnë audiencë të gjerë por që nuk kanë vlerën e referimit, të arkivit të qëndrueshëm. Dhe, ato mbeten edhe burimi mediatik dhe treguesi real i mungesës së demokracisë sepse në vend të transparencës që mund të bëhet, ato thjesht promovojnë njëshin, atë që ka në dorë gjithçka dhe që është i interesuar që gjërat të mbeten kështu. (Javanews)

 

Next Post
Si të mbroheni nga virozat e stinës së pranverës

Si të mbroheni nga virozat e stinës së pranverës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana do të presë Sesionin e Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2027

Tirana do të presë Sesionin e Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2027

July 5, 2026
Alarm për zjarre, IGJEO: Fieri, Lezha dhe Durrësi me rrezik të lartë sot dhe nesër

Alarm për zjarre, IGJEO: Fieri, Lezha dhe Durrësi me rrezik të lartë sot dhe nesër

July 5, 2026
Raporti i Avokatit të Popullit përmbys akuzat: Nuk ka prova që protestuesi u dhunua në ambientet e policisë

Raporti i Avokatit të Popullit përmbys akuzat: Nuk ka prova që protestuesi u dhunua në ambientet e policisë

July 5, 2026
“Në PD është krijuar një simbiozë”/ Minxhozi: Partia ndodhet në pozitën e moszgjidhjes së një rrotacioni të vjetër

S’ka “Shqipëri të re” me arkivol në krah

July 5, 2026
Thirrje për eliminimin e Donald Trumpit gjatë homazheve për Khamenein

Thirrje për eliminimin e Donald Trumpit gjatë homazheve për Khamenein

July 5, 2026
Sot SHBA feston 250-vjetorin e pavarësisë, Trump: Jemi vendi më i fuqishëm në botë! Komunizmi? Një rrezik

Trump flet me Zelenskyn dhe Putinin, rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

July 5, 2026
Evakuohen nga zjarri 11 familje në Drizë të Fierit, policia jep detajet: Dy të shoqëruar si të dyshuar për zjarrvënie

Evakuohen nga zjarri 11 familje në Drizë të Fierit, policia jep detajet: Dy të shoqëruar si të dyshuar për zjarrvënie

July 5, 2026
Zjarri në Drizë të Fierit, Balluku: Një helikopter i FA në operacionin për shuarjen e flakëve, pritet ndërhyrje e dytë nga ajri

Zjarri në Drizë të Fierit, Balluku: Një helikopter i FA në operacionin për shuarjen e flakëve, pritet ndërhyrje e dytë nga ajri

July 5, 2026
Irani dhe Katari rifillojnë sërish tregtinë detare pas 5 muajsh bllokadë

Irani dhe Katari rifillojnë sërish tregtinë detare pas 5 muajsh bllokadë

July 5, 2026
Protesta, ministri Hoxha: Devijoi nga flamingot te arkivoli, duhet dialog

Protesta, ministri Hoxha: Devijoi nga flamingot te arkivoli, duhet dialog

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In