• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çfarë debati për Tiranën?

by
21/05/2015 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Sipas Erion Veliajt duhet një debat me Halim Kosovën për të parë si kanë shkuar punët në Tiranë në katër vjetët e fundit dhe se cilat janë projektet aktuale. Sipas Halim Kosovës duhet që të ketë një debat, por vetëm për projektet konkrete të qytetit. Një formulim paksa i turbullt dhe evaziv, nëse sheh faktin se vetë Kosova po i shmanget sfidave të shumta që merr nga kundërshtari i tij i majtë. Për Gjergj Bojaxhiun nuk ka asnjë problem dhe asnjë listë preferenciale për kundërshtarët që do të gjente përballë në një studio televizive. Bojaxhi ka nisur denoncimin e ndërtimeve të reja që ka sanskionuar plani rregullues i Bashës në vitin 2012.

Natyrshëm, kërkesa për debat në kohë fushate, ka formën e një sfide, të një dorashke të hedhur, si në dyluftimet mesjetare. Duket sikur ai që e propozon debatin, ka avantazh dhe merr pozita dominuese mbi kundërshtarin sidomos kur ku i fundit refuzon të dalë në debat. Në fakt kjo është vetëm ana ngushtësisht politike e një debati, ose më saktë përdorimi elektoral që i bëhet këtij akti publik. Tirana e sotme ka nevojë për një debat të gjerë dhe shterrues, si për projektet që ofrojnë kandidatët e ndryshëm në garë për qytetin, ashtu edhe për vetë integritetin, formimin, kompetencat dhe aftësitë e konkurentëve. Një debat që prek idetë, tezat dhe programet elektorale, por edhe figurën dhe personin e njerëzve që tiranasit do të votojnë në 21 qershor.

Gara e kryeqytetit ka disa veçanësi, që e bëjnë jo të zakontë. Votohet mandati katërvjeçar i kreut të opozitës, garojnë dy ish-ministra të dy palëve kryesore, si dhe kandidatë të pavarur mjaft seriozë e sfidues. Është pra një garë me dozë të lartë politike dhe politizimi. Si e tillë, Tirana meriton një sfidë publike mes garuesve, meqë nuk patën një të tillë atëhere kur vendoseshin kandidaturat nga partitë përkatëse. PS e PD duhej ta kishin peshuar kandidaturën e tyre jo përmes negociatash e kulisash, por përmes përballjes së hapur të kandidatëve brenda partisë. Por tani që ky është një argument i mbyllur, të paktën mos privoni qytetin nga një debat publik rreth programeve dhe personave i mbartin ato. Kjo do të ishte e padrejtë dhe jocivile për një ambjent të emancipuar, siç thuhet shpesh se është ky i Tiranës.

 

 

Next Post

Meta - Topallit: Ai që të quante "moldave", sot është aleati yt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

March 16, 2026
Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

March 16, 2026
“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In