Presidenti Vladimir Putin ka këmbëngulur sërish se Rusia nuk po bombardon qytetet e Ukrainës, ndonëse 100 persona humbën jetën nën rrënoja pasi u godit një bllok apartamentesh pranë Kievit dhe pas një sulmi me bombë thërrmuese në qytetin e Chernihiv që vrau 49 të tjerë. Putin, duke folur në telefon me kancelarin gjerman Olaf Scholz këtë mbrëmje, hodhi poshtë të gjitha raportet për sulmet ruse mbi ndërtesat e banimit, shkollat dhe spitalet duke i cilësuar si ‘të rreme’. Deklarata vjen një ditë pasi doli në TV për të akuzuar ukrainasit për përdorimin e civilëve si ‘mburoja njerëzore’ ndërsa u zotua se nuk do të tërhiqej nga sulmi i tij, raporton Daily Mail.
Ndërkohë Dmytro Kuleba, ministri i Jashtëm i Ukrainës, pohoi se trupat ruse kanë përdhunuar gratë në qytetet që tashmë janë nën pushtimin e Rusisë. Ai nuk dha prova për të mbështetur pretendimin e tij, por mediat ukrainase raportuan se njëmbëdhjetë raste përdhunimi ishin raportuar në Kherson – i vetmi qytet i madh i pushtuar nga Rusia pas më shumë se një javë luftimesh.