• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çfarë bëri Turi?” QSHA sqaron maturantët: Testi në përputhje të plotë me programin orientues, për paqartësitë do të ngrihet grupi i ekspertëve

by Ardit Rada
13/06/2020 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra e Shërbimeve Arsimore, QSHA ka kthyer përgjigje për maturantët në lidhje me kërkesën e tyre se disa pyetje kanë qenë jo të duhura në test.

QSHA shprehet se pyetjet në test ishin në përputhje të plotë me programin orientues, duke shtuar se për paqartësitë do të ngrihet grup vlerësimi me ekspertë që do të vlerësojnë pretendimet e ngritura nga maturantët.

Përgjigjja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) mbi kërkesën e depozituar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, sot, më 13.06.2020:

Matura Shtetërore 2020

Përgjigje ndaj kërkesës së paraqitur në MASR

QSHA sqaron sa më poshtë:

QSHA është e gatshme të ngrejë, në çdo moment, grupe vlerësimi me mësues me përvojë nga gjimnazet e vendit, të cilët, së bashku me hartuesit e testit, do të analizojnë pretendimet e ngritura.

QSHA garanton profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë e specialistëve kontribues në hartimin e testit të Gjuhës shqipe dhe letërsisë, të cilët mbështeten në eksperienca dhe metodologji shkencore të sprovuara ndër vite.

QSHA garanton me përgjegjësi të plotë se ASNJË prej pyetjeve të testit të Gjuhës shqipe dhe letërsisë nuk është jashtë programit orientues. Ky program është hartuar nga Agjencia e

Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP).

Për më tepër, në rast nevoje për informacione të tjera, referohuni në linkun e mëposhtëm:

Programi orientues i Maturës Shtetërore 2020 (prill 2020):

https://ëëë.ascap.edu.al/ëp-content/uploads/2020/04/Gjuhe-shqipe-dhe-letersi-2.pdf

Identifikimi i gjeneraliteteve për çdo maturant është bërë për dy arsye:

  • së pari, procesi i korrigjimit është digjitalizuar, çka do të thotë se fletëpërgjigjja skanohet dhe, njëherazi, përgjigjet e dhëna vlerësohen nga sistemi kompjuterik dhe jo nga vlerësues fizikë. Kjo metodë përdoret në të gjithë provimet e standardizuara

(p.sh. SAT, TOEFL, IELTS, etj.), ku testi gjithashtu është i personalizuar, dhe siguron besueshmëri dhe saktësi të procesit të korrigjimit.

  • së dyti, QSHA ka krijuar mjedise provimi, duke përcaktuar numrin dhe renditjen e nxënësve nëpër klasa. Kjo ka shmangur vonesat në shpërndarjen e testeve, pasi secili nxënës ka marrë menjëherë në dorë testin e personalizuar, dhe ka bërë të mundur që provimi të fillojë njëkohësisht në të gjitha mjediset. Veç të tjerash, materialet e provimit janë hapur në klasë përpara nxënësve dhe kjo procedurë është ngritur për të garantuar transparencën e procesit.

2

Për sa i takon personalizimit të testeve, në të gjitha rastet, edhe nëse përdoren barkode, testet mund të jenë të identifikueshme lehtësisht nga QSHA. Institucioni e ndërton procedurën e vlerësimit të përgjigjeve të nxënësve dhe publikimin e rezultateve të tyre mbi protokolle sigurie tejet të larta, të cilat nuk cenojnë konfidencialitetin e të dhënave.

QSHA mbetet në dispozicion të çdo kërkese nga ana e maturantëve për të parë jo vetëm saktësinë e vlerësimit, por edhe ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave.

Provimet kombëtare, janë vlerësime të jashtme, që matin në mënyrë të standardizuar arritjet e nxënësve në përfundim të arsimit të mesëm të lartë, përkundrejt vlerësimit të brendshëm të shkollës. Si të tilla, ato priren të garantojnë një standard vlerësimi në nivel kombëtar.

QSHA garanton me përgjegjësi të plotë se, edhe në rastin e shkollave profesionale, testi është bazuar në programin orientues përkatës. Programi orientues për shkollat profesionale:

https://www.ascap.edu.al/ëp-content/uploads/2020/04/Gjuh%C3%AB-shqipe-dhe-letersi-3.pdf

/e.rr

Next Post
Britani, protestuesit përplasen me mbrojtësit e monumenteve

Britani, protestuesit përplasen me mbrojtësit e monumenteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më mori dritën e syrit,” letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

“Më mori dritën e syrit,” letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

November 13, 2026
E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

November 13, 2026
Pse fitorja e demokratëve në SHBA mund të ‘fundosë’ interesat e Izraelit?

Pse fitorja e demokratëve në SHBA mund të ‘fundosë’ interesat e Izraelit?

November 13, 2026
Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Kuvendi me 100, 101 apo 140 deputetë?

November 13, 2026
Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, aksidentohen 3 motra dhe një foshnjë në Lushnjë

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, aksidentohen 3 motra dhe një foshnjë në Lushnjë

November 13, 2026
Përplasja në distancë Trump-Zelensky, Vance paralajmëron: Të sulmosh presidentin amerikan nuk ndihmon Ukrainën

Trump premton luftë të re, nuk ka më vend për Vance në negociata me Iranin

November 13, 2026
Operacioni, kapen në kufirin me Greqinë 86 kg marijuanë, në pranga edhe një grua shqiptare!

Operacioni, kapen në kufirin me Greqinë 86 kg marijuanë, në pranga edhe një grua shqiptare!

November 13, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëria nuk ka kohë për pushim, e gjithë vëmendja te “finalja” në Hungari ndaj Bjellorusisë!

Liga e Kombeve/ Shqipëria nuk ka kohë për pushim, e gjithë vëmendja te “finalja” në Hungari ndaj Bjellorusisë!

November 13, 2026
Pagesat me kartë më të lira që nga 1 janari 2027, Ibrahimaj: Kufizohen komisionet ndërbankare dhe përgjysmohen kostot!

Pagesat me kartë më të lira që nga 1 janari 2027, Ibrahimaj: Kufizohen komisionet ndërbankare dhe përgjysmohen kostot!

November 13, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Përse PD nuk ka propozime reale për reformën zgjedhore?

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In