• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë bëre kur të tundën flamurin e anti-shqiptarizmës zoti Zheji?!

by Aalison Pearse Stevens
10/08/2016 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Etmond Guri*

Me keqardhje lexuam, si unë dhe me mijëra emigrantë që jetojmë prej vitesh jashtë Shqipërisë një opinion të z. Artur Zheji, ku fjalori i tij i “pasur”, “niveli i lartë akademik” i këtij opinionisti të “madh” arrin deri aty, saqë ai jo vetëm na befasoi të gjithëve por ia kaloi dhe vetvetes në rastin më të mirë!

“Kafsha është e rrezikshme atëherë kur është e uritur, kurse njeriu kur është i ngopur” thonë.

Ju zoti Zheji jeni pikërisht njeri i ngopur dhe kërkoni me truke të tilla të ulëta të shmangni vëmendjen e atyre që ju shqetëson shumë pse ata janë fokusuar mbi ju për arsye që ju i dini shumë mirë.

Të quash bashkëkombësit e tu “majmunë”, nuk ka mendje të shëndetshme të përceptojë apo ta analizojë qoftë dhe shkencërisht një logjikë të tillë kaq të sëmurë.

Jo zoti Artur Zheji! Majmunërinë nuk e sollën emigrantët!

Atë e gjetëm midis jush! Në titujt pompozë të shkrimeve tuaja dhe të kolegëve tuaj, në emisionet tuaja bajate, në analizat shumëfjalëshe por boshe në thelb.

Majmunerinë e gjetëm në batutat e ndyra që shkëmbeni me njëri-tjetrin, në gjuhën banale që përdorni në media.

Në fjalët e huaja që i përdorni për t’u dukur interesantë, edhe pse varfëroni përditë gjuhën shqipe.

U shqetesuat z. Zheji pse u ndeshët me disa emigrantë që kishin vështirësi me shqipen dhe nuk ju shqetëson gjuha skandaloze që përdor administrata jonë analfabete!!! Nuk ju shqetëson gjuha dhe programet skandaloze të Radiotelevizionit Shqiptar, që ju keni drejtuar dhe nuk i kushtuat qoftë një reportazh, emison apo më keq akoma një program edukativ e mësimor për fëmijët e emigrantëve të cilët ju mbajnë me bukë, duke paguar rregullisht taksat.

Ju që pretendoni se jeni analist, besoj se vuani nga sindroma e ksenofobisë. Vetëm pak ditë më parë shprehët bindjet tuaja antiamerikane, madje iu perveshët dhe ambasadorit Lu, i cili luftoi kaq shumë për reformën në drejtësi.

Tani iu versulet emigrantëve të ndershëm sepse nuk dini punë tjeter veç servilizmit. Kur qeveritë e mëparshme ishin zhytur në korrupsion, ju i thurrnit lavde, ndërsa ne emigrantët, ishim negociatorët më të mirë që Shqipëria të përftonte statusin e shtetit – kandidat për në BE.

Sepse kur ju z. Zheji morët në intervistë deputetin nazist të “Agimit të Artë” Kristo Papa dhe ju tundte gjithë përçmim dhe përdhosi flamurin tonë kuq e zi, ofendonte brutalisht shqiptarët dhe historinë brilante të Shqipërinë, ju nuk bëtë asnjë reagim, madje fërkonit duart për reagimet që do shkaktonte kjo intervistë. Ndërsa ne emigrantët z. Zheji, jo vetëm që nuk iu nënshtruam politikave të tilla të qarqeve shoviniste, por u bëmë ballë duke hapur shkolla të gjuhës shqipe pa ndihmën e qeverive që ju u serviloseni me shkëmbim kolltukun e drejtorive që ju ofronin, u bëmë ballë duke protestuar e festuar pavarësinë e Kosovës në sheshin “Omonia”, festonim dhe festojmë me dashuri, respekt e nder festat kombëtare ku flamuri ynë valëvitet gjithë krenari e lavdi ashtu siç i ka hije pranë flamurit të vendit pritës.

Më thoni tani, se kush është majmuni z. Zheji?!

*Kryetar i F.SH.SH.G (Federata e Shoqatave Shqiptare ne Greqi)  

Next Post

Kinë, ndërtesa shembet për pak sekonda me eksploziv (VIDEO)

Comments 4

  1. sabine says:
    10 years ago

    Nuk besoj se zhei ka dashur te thote keto gjera te shkrimi i tij te cilin e kam lelxuar mire se jam dakort me qendrimin e zhejit edhe pse jam emigrante ne france prej vitesh. Autori i ketij shkrimi ka shume mllef dhe shtrembron me qellim. zhei eshte gazetare i mire dhe vlen te kuptohet drejt.

    Reply
  2. patrioti says:
    10 years ago

    zheji e din te gjith qe vetem analist nuk esht ,,,zheji esht servili i ilir metes dhe saliut ,,,esht vetem kundra popullit shqiptar ,,,,,,,zhejin mos e nxirrni me ne tv sepse esht njeri kot flet kot nuk e ndigjon njeri fareeeeeeeeeeeee sepse e din te gjith emisjonin e tij qe esht vetem per te ber keq ,,,esht langaraq burr kot ,,,rri serioz kot ,,, i duket sikur cfar po thot por ne finale esht bosh hahahahah mmmhiqini mor kto plehra se dhe kazanet nuk i pranojn mrena

    Reply
  3. patrioti says:
    10 years ago

    ca po thu o sabine ,,,e din te gjith kush esht zhelja dhe mos i maj krah kot se qeke dhe ti zhele

    Reply
  4. Aranit Pojani says:
    10 years ago

    mulla Omar
    Surrat pa lare
    Qe loz kumar
    shtate gra ke ndare
    Pa din e iman
    Ti s je shqiptar
    Si majmun ngjan
    Kocka lepin
    Zagar i ndyre
    Pas bythes Metes
    Mbete te shkreten
    Tu sosen leket
    Parate e torbes
    o luga e corbes

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In