• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë bëjnë italianët kur është vapë? Hajnë këto gjëra!

by Java News
08/07/2016 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vera në Itali do të thotë vapë pa fund dhe ditë të gjata me diell, sidomos në qytete të bëra nga shtresa guri si Firence dhe Roma, të cilët kanë tendencë të nxehen si furrë picash.

Edhe ata që arratisen në det do ta gjejnë mesditën si kohën më të përshtatshme për t’u ulur në një apartament të errët dhe të freskët, për të ulur grilat dhe për të qëndruar larg rrezeve të diellit.

Koha më e mirë për të gatuar, nëse duhet patjetër që të ndizni sobën (harrojeni furrën) është natën vonë kur mund të qëndroni përballë tenxheres që zien dhe të përgatisni diçka, që mund ta hani të ftohtë ditën tjetër.

Mund të gatuani përshembull oriz farro për ta konsumuar në një sallatë të ftohtë, ose të skuqni kunguj verorë, të cilëve iu hidhni sipër uthull dhe gjethe mendre etj.

Ose mund të duroni 10 minuta nxehtësi për të shijuar më pas një supë kremoze qiqrash, që është akoma dhe më e mirë kur e hani në temperaturë dhome.

Por, megjithatë, në stinën e nxehtë janë akoma më të mirë ushqimet që nuk gatuhen.

Copat e holla të proshutës toskane me kripë të shoqëruara me pjepër të ëmbël dhe plot lëng janë shpesh e gjitha çfarë italianët hanë për drekë. Ose një sallatë klasike kapreze e përgatitur me domate dhe me djathë kremoz mozzarella.

Sallata Panzanella, e përgatitur me copa buke të ndenjur të zbutura në ujë, domate, kastravecë dhe borzilok është sallata e preferuar verore në Toskanë. Mund të provoni të shijoni edhe një panzanella të gjelbër, pa domate.

Tjetër alternativë zgjedhjeje është sallata siçiliane me ullinj të gjelbër. Kjo sallatë e freskët dhe e thjeshtë e marrë nga siçilianët e përgatitur me ullinj të gjelbër të shtypur, mendër dhe gjethe selinoje është një mënyrë e mirë për të luftuar të nxehtin.

Sigurisht, mund të konsumoni edhe ëmbëlsira të ngrira, si granite limoni, diçka midis sorbet dhe slushi, të cilën siçilianët e pëlqejnë ta konsumojnë edhe për mëngjes të shoqëruar me briosh.

Një gjë që është vërtet shumë e freskët dhe shijon në këto ditë të nxehta gjatë orëve të mbasdites është kafe shakerato: kafe ekspres e tundur dhe e përzier me sheqer dhe akull derisa bëhet me shkumë dhe kremoze./shije.al/a.k

Next Post

Ndër femrat më hot të planetit... arsyen e kuptoni vetvetiu (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In