Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka hedhur akuza të ashpra ndaj mazhorancës për mos futjen e ligjit të PD për hetim ndërkombëtar për aferën e CEZ. Nga salla e Kuvendit Topalli tha se çeku Jan Kopac e pranoi publikisht se Çekia i dha votën Shqipërisë për në statusin kandidat vetëm pas marrëveshjes së qeverisë “Rama” me CEZ.
Sipas Topallit kjo tregon se është një marrëveshje e pastër tregtare dhe korruptive.
“Deklarata e Kopac është shokuese. Ai tha se Çekia i dha votën Shqipërisë për në statusin kandidat pasi bëtë marrëveshjen me CEZ. Rama ka 2 javë që fshihet në SHBA. Ku janë 15 ministrat? Kjo është një marrëveshje tregtare kundër shqiptarëve. Sot nuk ka çështje tjetër të rëndësishme veç asaj të CEZ.” tha Topalli









