• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

CEZ, politika dhe akti i një drame

by
04/10/2015 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që CEZ-i, është folur e përfolur që në hapat e para, kjo, as nuk vihet në diskutim. Si një aset kombëtarë, energjia elektrike ka fitime të mëdha. Duke qenë e tillë, shitja apo dhënia me koncesion, pa dyshim që do kish përfitime të mëdha nga doradhënësit.  Askush nuk u mor seriozisht me këtë çështje. Kjo ngeli një çështje e përfolur sa në media, aq dhe në biseda tavolinash. Çdo shqiptar ishte i vetëdijshëm se, nga dhënia e këtij shërbimi, u “fitua” dorëzimi i dosjes për vendin kandidat.

Politikan të ndryshëm nuk ngurruan ta quanin si një akt korruptiv. Në atë kohë dhe opozita kuvendare, deklaronte se do ta zbardhte këtë marrëveshje. Asgjë nuk e pengonte që, çështjen ta dërgonin në prokurori.

Sot, kur po flitej e përflitej për reformën në Drejtësi, kur, po binin daullet, se në vjeshtë kjo reformë do përmbyllej e kur ligji i Dekriminalizimit ishte në plan të parë, plasi skandali i CEZ-it. Opozita në mungesë të vizionit, e në mungesë të plotë të aktivitetit të sajë politiko-organizativ po shmang çdo betejë për reformën në drejtësi, ndaj ajo i kthehet çështjes së ditës. Pra të përfitimit apo vjedhjes që është bërë nga kjo marrëveshje.

Pozita, e interesuar të hedh topin, sa në një krah në tjetrin po i leverdis që kjo çështje të kthehet në çështje parësore. Lufta e sajë brenda llojit duket se ka kohë që zien. Për të qenë të sigurt, P.S.-ja nuk ngurroi të afrojë pranë sajë, parti të vogla. Por, dhe duke joshur kuvendar/e të veçantë që të largoheshin nga P.D.-ja, pritet që numri i tyre të rritet e të shkoj në shtatë apo tetë, të larguar. Kjo do ti siguronte P.S.-së, një numër votash të mjaftueshme, qoftë dhe për ndryshimin e qeverisë.

Por, çështja është se kush i hapi letrat e ÇEZ-it?

Në pamje të parë, duket se dy personat e përfolur, janë dhe aktorët kryesorë. Të dy janë të përfolur, e si të tillë janë të pabesueshëm. Dora e vërtetë është diku tjetër. Për të arritur aty, duhet një kronologji e mirëfilltë ngjarjesh. Ata që kishin dëshirë të hapej loja, kanë synime të thella Jo më kot, janë ndarë në dy grupime. Njëra kërkon hetim ndërkombëtar (kryesisht amerikan) tjetra: hetim nga prokuroria shqiptare.

E para, e di mjaft mirë se, një hetim nga të huajt, nuk lejohet. Kjo, se nuk e lejon as Kushtetuta. Por, me këtë duan të thonë se jemi të hapur për hetim. Pala tjetër kërkon hetim nga prokuroria jonë. Por, është vetë kjo palë që deklaron se kemi një prokurori të korruptuar. Kjo është më se e vërtetë.

Të dyja palët duket se më shumë luajnë me fjalë, se sa e kanë realisht këtë përplasje.

Dukshëm që të dyja palët luajnë. Për të mbuluar gjithë katrahurën që kjo qeveri gatoi për gjatë qeverisjes së saj, sot, po mundohet të hedhë shashkën e radhës. ÇEZ-i është një ngjarje që sa më shumë ta kruash, aq më shumë nxjerr gjak. Nëse kërkohet hetim duhet të hetohen të gjithë drejtuesit e saj. Energjia elektrike është “magazinë pa inventarë” Përveç kësaj, askush nga qeveritë nuk ka treguar apo deklaruar se sa është kostoja reale e çmimit. Përse u rrit ky çmim në vazhdimësi.? Përse sot kemi këtë kosto ? Nëse do deklaroheshin këto, do dilte haptazi se populli vidhet nga vetë qeveria. Brenda kësaj do dilte dhe vjedhjet që janë bërë nga drejtuesit e lartë të energjisë. Po a është ku synimi i këtij hetimi?

Si çdo vjedhje apo shkatërrim e privatizim tjetër, ku, askush nuk ka mbajtur përgjegjësi, edhe kjo çështje, nuk hapet, as për të nxjerrë përgjegjësit, as për të nxjerrë vjedhësit. Kjo çështje hapet, për të larguar vëmendjen nga hallet, nga rënia e ekonomisë e nga rritja drastike e taksave, çmimeve. Mbi të gjitha, për të mbuluar diktatin policor që po vendos kjo qeveri.

Po opozita, përse është në sinkron me pozitën?

Duket se dhe opozita ka halle të tjera. Zhurma e CEZ-it duhet për të justifikuar dhe mos bërjen e analizës së humbjes. Por, mbyllja e çështjes së CEZ-it, mbyll dhe shumë çështje që me kalimin e kohës. Po quhen çështje të vjetëruara. Pra, me një gurë, mbyllen shumë çështje të tjera, pa kaq apo më të rënda se sa kjo e CEZ-it.

Por, prokuroria duhej ta kish nisur hetimin me kohë. Përse nuk e bëri ? Këtë e shumë çështje të tjera? Mos veprimi i saj sipas Kushtetutës, tregon qartë se, kemi një prokurori tepër të politizuar. Prokuroria jonë, më parë merret me çështjet e dorës fundit se sa me çështjet kardinale.

Nëse do shohim me vëmendje, të gjitha skandalet, janë mbyllur me hapjen e një skandali tjetër të rradhës. Sipas kësaj, çështja e CEZ-it, nuk do zgjasë më shumë se sa fundi i këtij viti. Fillim viti do na gjejë me një skandal tjetër. Ndoshta dhe me dështimin e Reformës në Drejtësi. Reformë që është e dështuar që në hapin e parë.

Ndoshta skandali i CEZ-it do nxjerrë në pah edhe ndarjen e Pozitës. Kjo do ndodhë nëse, divergjencat mes dy partive qeverisëse do konfliktohen deri në ndarje. Gjasat janë për një “Jo”. Ndoshta të dyja, kërkojnë forcimin me një numër më të madh kartonash. Nuk është aspak e çuditshme që, kuvendarët e opozitës, të shiten kollaj. Ata kalojnë nga partitë e vogla, duke marrë dhe shpërblimin përkatës. Shitja e kuvendarëve nuk është rast i pa vërtetuar.

CEZ-i duket se është loja më e rrezikshme që po luhet. Herë-herë duket si akti final i një drame. Dramë që do ta çojë vendin drejt një diktature. Apo siç ju pëlqen disave, drejt një shteti policor. Kjo, është dhe çështja më delikate për shqiptarët. Ndoshta të lidhur e të zhgënjyer. Të pa shpresë nga ky tranzicion tej e i tejzgjatur. Shqiptarët tashmë janë sa indiferentë aq dhe të pa fuqishëm për të reaguar. Lëmshi i krijuar nga politika ka bërë që çdo ditë e më shumë, shqiptarët të përtypin frikë në vend të ushqimit. Koha është vërtetuesi më i saktë.

Nga Fatmir Merkoçi

Next Post

Efektivi i FNSH, Simon Gjeta shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’, sot homazhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

May 12, 2026
Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton

“Nuk më intereson rritja e çmimeve”, Trump: SHBA do ta “përfundojnë punën” kundër Iranit!

May 12, 2026
Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

May 12, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Ish-ambasadori Bimo: Shqipëria të vendosë çështjen shqiptare mbi integrimin europian

May 12, 2026
“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

May 12, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

Pse opozita anti-Berisha nuk organizohet në parti?

May 12, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Salianji i kujton Berishës premtimin e 2021: Statuti ndalon kandidimin e tij dhe jo timin…

May 12, 2026
Humbja e thellë e opozitës, Minxhozi: Berisha e Meta duhet të ishin larguar nga postet e tyre

Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën

May 12, 2026
“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

May 12, 2026
“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In