• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“CEZ”, Berisha: Rama prano hetim ndërkombëtar…siç bëri aleati yt Meta

by
29/09/2015 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me aferën e CEZ. Në një takim me gazetarët, ish-Kryeministri Berisha tha se marrëveshja me CEZ për t’u tërhequr nga arbitrazhi ndërkombëtar si dhe nga vetoja për marrjen e statusit kandidat nga ana e Çekisë për vendin tonë, tregon sipas tij se kjo është një aferë korruptive e Edi Ramës.

Për këtë arsye Berisha tha se ky është një nga pazaret më të fëlliqur të Ramës, për të cilën duhet bërë një hetim ndërkombëtar. Sipas Berishës, hetimi ndërkombëtar duhet bërë që nga dita e parë e ardhjes së CEZ në Shqipëri e deri ditën që u arrit marrëveshja e pajtimit me qeverinë shqiptare kundrejt pagesës nga ana e e vendit tonë të rreth 100 milionë eurove.

“Ministri Ahmetaj tha se marrëveshja me CEZ është firmosur në zyrën e tij. Fakti që 30 minuta më pas Çekia tërhoqi veton, tregon se ky është një nga pazaret më të fëlliqur të Edi Ramës në të cilën mund të jenë ndarë dhjetëra milionë euro. Kurrë një qeveri e një vendi anëtar të BE-së nuk mund të ngatërrojë një marrëveshje tregtare në një çshtje bllokimi. Nuk po bllokohej Shqipëria por BE-ja. Dhe faturën e paguan shqiptarët. Unë dua të ju them vetëm një moment. Kërkesës së palës çeke për ta zgjidhur me pajtim, ne në takimin e Vjenës iu përgjigjëm preraz jo. Pala çeke në na kërkoi t’i jepnim 85 milionë dhe jo 100 milionë euro sa dhanë këto.  E dyta, çështja e DIA-s do të merrej nga pala çeke. Çfarë i tha avokati ynë? Zotërinj i detyroheni qytetarve shqiptarë së paku me fatura 500 milionë euo. Jeni ju i gatshëm t’i paguani këto që ta mbyllim me marrëveshje? Pala CEZ-it u përgjigj jo. Atëherë mbetet arbitrazhi ndërkombëtar. Por gjithçka u rrokullis sipas Edi Ramës dhe aleancës së qelbësirave që e përdorën bllokimin e tre ligjeve. Ndaj jam sot këtu t’i bëj thirrje Edi Ramës të bëhet hetim ndërkombëtar për CEZ nga dita e parë e ardhjes së tij në Shqipëri deri në ditën famëzezë të gjobitjes së qytetarëve shqiptarë me 1200 euro nga kompania e cila në vendin tonë falimentoi. Ndaj mendoj se z.Kopac ta falenderoj edhe unë për dëshminë që bëri. Po hetimi do të jetë ndërkombëtar, dhe ligji i dorëzuar nga PD është i shkëlqyer i bazuar nga hetime të suksesshme ndërkombëtare.” u shpreh Berisha

Në këtë kuadër, ish-lideri demokrat i kërkoj Edi Ramës që të mbështesë hetimin ndërkombëtar, siç u shpreh ai për të ndjekur të njëjtën linjë nga aleati tjetër i mazhorancës Ilir Meta. Kjo pasi sipas Berishës, afera e CEZ është një gjëmë e madhe.

“Unë kur akuzoj Kryeministrin akuzoj edhe Ilir Metën. Por ka një ndryshim, Meta iu bashkangjit kërkesës sime për hetim ndërkombëtar. Unë dua që të bëhet transparencë e plotë për këto hetime. Dhe jo të përdoret për kapje nga aleanca e qelbësirave sepse qytetarët nuk fitojnë asgjë. Edi Rama i shkelmoi me të dyja këmbët. Dosja është aty. Avokati ynë nga më të shkëlqyerit na dha garanci se çështja është e fituar. Dhe ne ishim të sigurtë se në arbitrazh do të fitonim. Ndërsa kjo u ka kushtuar shqiptarëve sa nuk ka kushtuar e gjithë kaskada e Drinit. Është aferë e tmerrshme. Unë kërkoj hetim integral të kësaj çështje. Unë kam 0 përfitim. E konsideroj hap të rëndësishëm që një forcë e mazhorancës mbështet hetim ndërkombëtar, sepse CEZ është kompania e 5 më e mirë në Evropë për energjinë. Por ne ishim të sigurtë në këtë betejë. Ndërsa këtë i kanë bërë Shqipërisë një gjëmë të madhe. Edhe Rama sa erdhi në pushtet fliste se kemi përzënë CEZ a thua se ishte punonjës i CEZ. Po i fliste xhepi dhe jo goja.” theksoi Sali Berisha

Next Post

Rrëfehet nxënësi: Kam bërë seks 50 herë me mësuesen (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

February 10, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Burgjet mes sigurisë formale dhe mungesës së transparencës – Niazi Jaho: Rehabilitimi nuk mund të mbetet vetëm në letër

February 10, 2026
Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

February 10, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

PD-së i ka ndalur koha, Ramën e rrëzon vetëm një pushtet i jashtëm

February 10, 2026
“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

February 10, 2026
“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

February 10, 2026
Veliaj fiton betejën, por humb ‘mëkatarët’ që e shkarkuan

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

February 10, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Hagës i dridhet dora për krimet serbe, por i lëshohet për UÇK!

February 10, 2026
Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

Dita e dytë e deklaratave përmbyllëse për ish-krerët e UÇK-së, Prokuroria: Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

February 10, 2026
Sherr në një lokal në Bushat, 56-vjeçari qëllon me kosore 39-vjeçarin! Vihet në pranga

Ra nga shkallët e banesës, ndërron jetë 74 vjeçari në Durrës

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In