• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Çet Kastrati, babai guximtar e shpirtmadh i kapitalizmit shqiptar

by Henri Çili
24/05/2017 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në dokumentarin e realizuar nga gazetarja Rudina Xhunga ka një metaforë, “kur i përmbytën qytetin, ai e krijoi një qytet”. Është fjala për Kukësin e vjetër. Nuk ka metaforë më të bukur për një grup ekonomik, i cili përafërsisht mban të lidhur rreth vetes më shumë se 2500 familje, është i shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe i ofrohet publikut me shumë e shumë produkte, nga nafta te shitja me pakicë, nga tregu i makinave tek ai i sigurimeve. Shkurt është shumë e vështirë që jetët tona të mos jenë të lidhura me Kastrati Group.”

Nga Henri Çili

Festa e 25-vjetorit të Kastrati Group dhe hapja e atelieve ekspozuese të Mercedes-Benz në autostradën Tiranë-Durrës, kryqëzimi i Kasharit, ishte vërtet diçka befasuese. Jo sepse ceremonia ishte organizuar bukur, jo sepse kishte aq shumë pjesëmarrës, jo sepse mungoi kryeministri Rama dhe kryetari i opozitës  Basha, jo sepse një markë ndërkombëtare, ndoshta më prestigjiozja në botë Mercedes-Benz zgjeronte aktivitetin në Shqipëri, por për diçka krejt tjetër.  Për faktin se Kastrati Group përgjatë 25 vjetëve ka patur veprimtari të pandërprerë në rritje, thuajse e barabartë me moshën e tranzicionit shqiptar. Dhe kjo nuk është pak. Nuk është pak që një markë të mbijetojë, të rritet, të konsolidohet, pozicionohet në majat e firmave më të mëdha në vend. Në një vend që vjen nga komunizmi, në një vend pa traditë biznesi, në një vend ku mashtruesit dhe piramidat kanë qenë pjesë e pandarë e historisë së kapitalizmit shqiptar,  por mbi të gjitha në një vend ku kapitalizmi dhe kapitalistët paragjykohen, luftohen, përçmohen, anatemohen pa fund në një mjedis agresiv, punist, të paemancipuar. Shefqet Kastrati dhe grupi i tij “Kastrati Group”, ia kanë dalë të bëhen ikonë e kapitalizmit shqiptar, por rezultati edhe pse është tmerrësisht i rëndësishëm, madje më i rëndësishmi, nuk shijon, nuk mjafton po të mos kemi parasysh personalitetin e jashtëzakonshëm të zemrës së kësaj sipërmarrjeje, pronarit të saj Shefqet Kastrati.

Thuajse askush nuk mund të thotë një fjalë të keqe për Kastratin, pronarin guximtar dhe zemërmadh të Kastrati Group. Të gjithë edhe pse nuk e bëjnë, kanë shumëçka të mirë për të thënë për këtë burrë të jashtëzakonshëm të historisë së kapitalizmit shqiptar të pas 90’. Në dokumentarin e realizuar nga gazetarja Rudina Xhunga ka një metaforë, “kur i përmbytën qytetin, ai e krijoi një qytet”. Është fjala për Kukësin e vjetër. Nuk ka metaforë më të bukur për një grup ekonomik, i cili përafërsisht mban të lidhur rreth vetes më shumë se 2500 familje, është i shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe i ofrohet publikut me shumë e shumë produkte, nga nafta te shitja me pakicë, nga tregu i makinave tek ai i sigurimeve. Shkurt është shumë e vështirë që jetët tona të mos jenë të lidhura me Kastrati Group.

Në të gjitha etapat e kapitalizmit shqiptar të pas ‘90, Shefqet Kastrati ka mbetur po ai, njeri i thjeshtë, me intuitë të jashtëzakonshme, bujar dhe vizionar jashtë PR të shpifur dhe jashtë pozave elitiste. Duke qenë ai elita e vërtetë e biznesit shqiptar, Shefqet Kastrati dhe gjithë familja e tij e përfshirë në biznes është një model i kapitalizmit të virtytshëm, i cili etikën e punës, atë të kontratës dhe atë njerëzore e ka më shumë se kushdo tjetër në qendër të punës së vet. Shefqet Kastrati apo Çeti siç e thërrasin të gjithë, ka një veçanti të fundit, ai tregon se si kapitalizmi është një sferë e gjerë krijuese siç është dhe një sferë e pambarimtë e veprimit njerëzor.

Shefqet Kastrati i bën nder kapitalizmit shqiptar, madje me jetëgjatësinë dhe konsistencën në treg ai mund të quhet një baba i kapitalizmit shqiptar, si i tillë ai është jo vetëm një mik i të gjithëve, por dhe bart me personazhin e tij një domethënie e madhe. Liria punon dhe sidomos punon për të gjithë. Te festa e Kastrati Group mbrëmë, te 25-vjetori i kësaj kompanie, te Shefqeti vetë, te familjarët e tij, te partnerët në biznes, e kuptova duke përjetuar personalisht një nga mbrëmjet më të këndshme.

Next Post
Katër ushqimet kryesorë që përshpejtojnë plakjen

Katër ushqimet kryesorë që përshpejtojnë plakjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In