• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çështja “Villar”, Spanja rrezikon të përjashtohet nga Botërori “Rusi 2018”

by Java News
15/12/2017 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

FIFA ka paralajmëruar Spanjën se rrezikon të largohet nga Kampionati Botëror “Rusi 2018” për shkak të ndërhyrjeve të mundshme politike në çështjen “Villar”. Kështu shkruan prestigjiozja “El Pais”, sipas të cilës në Federatën Spanjolle të futbollit ka mbërritur një dokument nga FIFA, ku shkruhet se ndërhyrjet e qeverisë mund të çojnë në këtë vendim ekstrem, pra në përjashtimit e futbollit spanjoll nga të gjitha kompeticionet ndërkombëtare.

Megjithatë, ky sanksion do të merret nga FIFA nëse qeveria spanjolle vazhdon me planet për të emëruar një President të ri të Federatës Spanjolle të Futbollit. Gjithçka lidhet rreth emrit të Angel Maria Villar, president i Federatës Spanjolle të Futbollit, i arrestuar gjatë muajit korrik me akuzën e përvetësimit të paligjshëm të fondeve dhe falsifikim dokumentash.

FIFA e drejton gishtin nga Qeveria e Spanjës, që me akuzat e ngritura thjesht kërkon të largojë nga detyra presidentin Villar. Ndërhyrja e qeverisë, sipas FIFA-s, konsiderohet dhunim i pavarësisë së FFS-së.

Ky paralajmërim duhet të merret me seriozitet nga krerët e shtetit spanjoll, pasi në të kundërt “La roja” mund të mos jetë në garën më të madhe të kombëtareve. Për motive të njëjta, FFS-ja rrezikoi të përjashtohej edhe në prag të Europianit të Vitit 2008, turne që u fitua pikërisht nga Spanja.

ma.me

Next Post
FOTOT/ Shtëpia ideale 55 m2 për t’u aratisur nga zhurma urbane…nëse jua mban xhepi

FOTOT/ Shtëpia ideale 55 m2 për t'u aratisur nga zhurma urbane...nëse jua mban xhepi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com