• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Çështja” Trashi/ Traineri Gega justifikon Partizanin

by Java News
27/10/2018 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partizani pret të hënën në stadiumin “Selman Stërmasi” ekipin e Skënderbeut në kuadër të javës së dhjetë të Kategorisë Superiore.

Në prag të këtij takimi, trajneri i të kuqve, Skënder Gega, ka dalë para mediave, duke sqaruar disa çështje të rëndësishme të ditëve të fundit në shtëpinë e ‘Demave të kuq’.

Ai është ndalur te çështja Trashi, por edhe te kundërshtari, që duhet theksuar që është ekipi i vetëm që ka mundur Partizanin në fazën e parë.

“Trashi? Jam i kënaqur që në konferencat e mia është folur për grupin, për mos marrjen e golave, aktivizimin e të rinjve dhe gjëra pozitive por më në fund erdhi kjo pyetje. Nëpërmjet kamerave dua që të shkojë e vërteta ku është dhe mos të abuzohet. Kur kam ardhur këtu nuk kam premtuar as kupa dhe as kampionate, por që klubi do të funksionojë me rregulla dhe do të hyjmë në epokë të re. Deri ndeshjen me Gjirokastrën, gjërat kanë ecur në mënyrë perfekte. Nëse mungon korrektësia mungon bukuria. Trashi është pjesë e jona dhe jo i larguar. E bëra edhe kapiten, por në një moment harroi që është i tillë. Gaboi pak dhe duhet të mbajmë qëndrim në lidhje me të. Trashi nuk ka ku rikthehet pasi i joni është. I kemi dhënë kohë të reflektojë, ka reflektuar dhe ka kërkuar ndjesë. Shumë shpejtë do të jetë me klubin.

 

Ndeshja me Skënderbeun?

Jemi të parët pasi ka funksionuar grupi. Askush nuk ka bërë diferencë por kemi mbështetur grupin dhe nuk kemi pasur dëmtime për veç Hoxhës. Edhe të rinjtë i kemi përkrahur. Nuk e kam parashikuar që jemi në vend të parë por ky është fakt. Nuk është çudi pasi jemi Partizani. Jemi përgatitur për Skënderbeun dhe do ta tregojmë në fushë.

 

Mungesat e Skënderbeut?

Njerëzit shohin detajet dhe forcën e ekipit. Skënderbeu duhet vlerësuar pasi është kampion, por problemet e tyre janë të tyre. Ne kemi kohë të diskutojmë në detaje dhe do të mundohemi të shfrytëzojmë dobësitë e tyre.

 

Gjobë për Trashin?

Mënyra se si penalizohet një lojtar është puna e klubit dhe jo dëshirat e njerëzve që nuk kanë përgjegjësi në kurriz. Mua më intereson klubi. Trashi është lojtar me vlera, por duhen mbajtur të njëjtat standarde për të gjithë. Trashi është në klub dhe mund të ketë dëmtim, por kemi alternativa.

 

Çdo dëmtim dhe largim provizor lëndojnë dhe askush nuk kënaqet nga kjo situatë. Unë nuk e shoh dramatike dhe nuk do të kthehemi mbrapsht. Grupi funksionon shumë mirë. Edhe ai do të jetë pjesë e grupit. Sa i përket Albanit, kemi edhe 3 seanca stërvitore dhe do të shohim kush është më i favorshëm. Albani nuk është 100% dhe nuk na leverdis ta dëmtojmë pasi kemi edhe tre faza të tjera.

 

Trepikëshi është shumë i rëndësishëm për vazhdimësi dhe duhet të shfaqim lojë me të gjithë potencialin dhe arsenalin që kemi. Kampionati merret duke fituar të gjitha ndeshjet, dhe ndaj Skënderbeut do të merren 3 pikë. Ne i kemi vlerësuar të gjithë kundërshtarët njëlloj. Unë i shoh të gjitha skuadrat si kundërshtar deh e kam përsëritur. Edhe në Fushë Krujë jemi vënë në vështirësi, edhe ndaj Luftëtarit.

 

Deklaratat e Gjicit?

lafeti është bërë i suksesshëm dhe atë mendim ka. Nuk përcaktoj dot gjunjët e mi apo të kundërshtarit, megjithatë ai është mendimi i tij.

 

Asgjë nuk është fitorja ime, pasi punoj me staf. Idetë ndahen dhe perceptohen. Klubi nuk duhet të shpenzojë kur nuk ka dikë që bën diferencën. Do të ketë edhe të rij pasi po vëzhgohen shumë nga ekipi i parë dhe mund të zëvendësohen me ato që kanë ardhur me bujë dhe që nuk kanë treguar akoma vlerat. Asgjë nuk është vetëm e Skënder Gegës.

 

Mungesa e Trashit te shokët e skuadrës?

Të jem i sinqertë, nuk e shoh diçka të rëndë në klub, por vetëm një çështje disiplinore që ndodh edhe në klube të fuqishme në Europë. Secili e ka kuptuar vendin e tij deh çdo lojtar ka një kontratë karshi kubit, trajnerit apo shokëve dhe është me vlerë. Kam besuar dhe besoj se Trashi është lojtar me vlerë dhe nuk i kemi kthyer kurrizin dhe pa Trashin e ka kuptuar secili ka përgjegjësi.

 

Libri i dhuruar për të rinjtë?

Përballimi dhe njohja e historisë nis nga moshat. Nëse i ushqejmë të rinjtë me histori, do të kemi të ardhme më të mirë. Është sforcim t’i kërkojmë një afrikani të lexojë historinë tonë. Mjafton të japë më të mirën për klubin  dhe t’i ofrohet mikpritja që ne kemi si klub dhe shqiptarë. Për të rinjtë është normale. Po punohet m,e akademinë që një numri i madh lojtarësh nga akademia të vijnë të shohin ku vijnë futbollistët të luajnë. Duhet të marrim vetëm historinë e mirë që ka lënë pas një njeri si Refik Resmja.

 

Objektivat?

Është klubi që vendos objektiva në bazë të investimeve që ka bërë. Ne po investojmë dhe po luftojmë të marrim suksesin sot. Partizani do të shkojë larg si me Gegën apo pa Gegën. Nëse dalim në vend të parë, është sukses, ndërsa në vendin e dytë secili do të marrë atë që i takon, pozitive apo negative.

 

Rëndësia e Skënderbeut?

Kemi edhe 30 ndeshje. Nëse fitojmë ndaj Skënderbeut, që do të hyj ë për atë rezultat, zbehet fitorja nëse nuk bëjmë mirë në ndeshjet tjera. Nëse fitojmë është shtytje shumë e madhe, nëse humbim do të përvishemi për të menaxhuar dhe të kthejmë bukurinë dhe besimin te ekipi”, u shpreh Gega. (Tema)

Next Post
Serbët sërish luftë diplomatike kundër Kosovës

Kombet e Bashkuara: 300 mijë të vrarë dhe miliona të zhvendosur nga SIRIA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin dhe me vranësira kalimtare

E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin dhe me vranësira kalimtare

December 21, 2025
Lamtumirë Ismet Bellova! Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë sportive shqiptare

Lamtumirë Ismet Bellova! Ndahet nga jeta ikona e gazetarisë sportive shqiptare

December 21, 2025
Alis triumfon në Fest 64, “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

Alis triumfon në Fest 64, “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

December 21, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In