• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çështja “Skënderbeu”, KAS: Nuk ka apelim në arbitrazh

by A R
14/11/2018 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur të gjithë janë sy e veshë nga Lozana dhe në pritje të gjyqit përfundimtar mes Skënderbeut dhe UEFA-s në lidhje me pezullimin 10-vjecar nga Kupat e Europës, duket se gjërat diku kanë ngecur duke vënë në dyshim atë çka klubi kampion i Shqipërisë ka thënë deri më tani. Të paktën kjo është ajo që del nga e-mail që redaksia e SportNews ka shkëmbyer me sekretariatin e Tribunalit të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, shkalla e fundit e gjykimit të betejës disa vjeçare mes kampionëve të Shqipërisë dhe raportit të inspektorëve të UEFA-s, që përpiluan masën ekstreme për bardhekuqtë.

Sikundër është shkruar dhe folur shpesh nëpër media, gjyqi përfundimtar pritej të bëhej në tetor, më pas u shty në dhjetor dhe së fundmi nga ana e drejtuesve bardhekuq u dha muaji janar si periudha kohore kur do të vihen pikat mbi “i”.Por në një vëzhgim të shpejtë të seancave të programuara, rezulton se deri më 15 janar nuk ka asnjë çështje “Skënderbeu” në program.

Kështu, kërkesës sonë drejtuarit sekretariatit të Gjykatës së Lozanës për të mësuar nëse ka një apelim dhe nëse mund të mësonim datën e një gjyqi të mundshëm, KAS iu përgjigj se Skënderbeu nuk ka apeluar fare: “Faleminderit për mesazhin tuaj dhe interesin për aktivitetet e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.Duke parë të dhënat tona, nuk na shfaqet të kemi marrë ndonjë apelim sa i përket çështjes që ju përshkruani më poshtë”.

Kjo përgjigje e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv shton dhe më shumë dyshimet mbi këtë çështje, në një kohë kur presidenti i Skënderbeut Ardian Takaj i kontaktuar nga News24 theksoi se klubi që ai përfaqëson e ka apeluar vendim e UEFA-s madje është përcaktuar dhe trupa gjykuese, por sigurisht nuk ka ende një date. Gjithsesi një gjë është e sigurt, mes dy palëve njëri ka të drejtë. Deri tani, përgjigjia zyrtare e KAS i jep të drejtë këtij të fundit.

/Balkanweb/b.d

Next Post
“Do të kundërpërgjigjemi nëse SHBA vendos tarifa mbi automjetet”

"Do të kundërpërgjigjemi nëse SHBA vendos tarifa mbi automjetet"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In