Pas dështimit të vizitës së Vjosa Osmanit në Tiranë, e cila ishte në kufijtë e një incidenti, shumë medie dhe gazetarë në Kosovë, janë shprehur kritikë me protagonizmin e panevojshëm të saj.
Por, Lëvizja Vetëvendosje mendon ndryshe.
Vetëvendosja ka marrë në mbrojtje Osmanin, duke treguar se qendron prapa saj.
Me anë të Boiken Abazit, Vetëvendosja ka sulmuar mediet në Tiranë, pse kanë pasur qendrime kritike për Osmanin.
“Disa “epitete” të përdorura këto 48 orë kundër Vjosa Osmanit, dhe burimet e tyre:
Gazeta Tema – “talebane”
Mero Baze (Gazeta Tema) – “jeniçere”
Frrok Çupi – “fluturake” + “majtiste ekstreme”
Dritan Hila – “shitëse buke”
Vjosa Osmani dhe Kosova nuk ka pse të mërzitet prej epiteteve dhe etiketave bosh të këtyre burrave të tredhur moralisht, politikisht e kombëtarisht. Ata thjesht i shërbejnë me zellin e mercenarit padronit të tyre të radhës, Edi Ramës, që u fsheh kur Vjosa Osmani tregonte të vërtetën mbi Serbinë”, shkruan Abazi.
Vetpeshurrosja!
Ju te Vetvendosjes keni treguar qe jeni terroriste.Turp