• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çështja ‘Nika’ kundër shtetit shqiptar, Strasburgu nesër vendim për 21 Janarin: Ja pse është acaruar Berisha

by Java News
13/11/2023 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Strasburgut do të japë ditën e nesërme vendimin për çështjen e Aleks Nikës kundër shtetit shqiptar.

Nika mbeti i vrarë së bashku me 3 protestues të tjerë, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, gjatë protestave të opozitës socialiste më 21 Janar 2011, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

4 të vrarët u shpallën “Dëshmorë të Atdheut” në 10-vjetorin e krimit të rëndë, ndërsa Prokuroria e Tiranës rifilloi hetimet për zbardhjen e autorit të vrasjes së Aleks Nikës dhe plagosjen e dy shtetasve të tjerë një dekadë më parë.

Por ky nuk ishte i vetmi zhvillim për dosjen “21 janari”. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut hapi një hetim gjyqësor ndaj Shqipërisë duke pranuar një padi të familjarëve të Aleks Nikës.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

E gjitha nisi pas skandalit me videon Meta-Prifti, ku flitej për koncesion dhe kjo shtyri që të organizohej një protestë kundër këtij korrupsioni siç e quante atëherë Partia Socialiste. Ishte ora 14:00, kur protestuesit përshkuan rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” deri para Kryeministrisë, pasi policia kishte ndërmarrë masat që të mos lejonte asnjë autobus më tej. Turma nisi me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, filloi hedhja e gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të forcave të rendit.

Situata u tensionua pasi protestuesit tentuan të hynë në oborrin e kryeministrisë, ndërsa policia mbronte ambientin e brendshëm. Për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Ky i fundit, pas mjekimit paraprak në Spitalin Ushtarak të Tiranës, është dërguar për kurim të mëtejshëm në Turqi, ku dhe vdiq pas disa ditësh.

Kryeministri Berisha doli në konferencë për shtyp, duke deklaruar se donin t’i bënin puç, ndërkohë që opozita u shpreh se shteti nëpërmjet Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm shqiptarë dhe ka mbytur në gjak një demonstrim paqësor, që është e drejtë kushtetuese e qytetarit.

Partia Socialiste akuzoi si urdhërues të vrasjeve kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Por, Berisha nuk u ndal vetëm me akuzat për PS-në, ai sulmoi ashpër Prokurorinë, SHISH-in dhe Presidentin e Republikës, të cilët, sipas tij, donin ta rrëzonin me dhunë.

Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

Vrasja e Aleks Nikes eshte pa autor, dhe nje rikthim per hapjen me themel te vrasjes me 21 janar, e rikthen teresisht hetimin ne piken e nisjes. Me sa duket ketu e ka shkakun dhe acarimi i Berishes, i cili nuk po gjen paqe, duke bllokuar parlamentin, kercenuar prokuroret e SPAK dhe duke deklaruar greva urie apo revolucione./m.j

Next Post
“Basha propozon sistem propocional kombëtar”/ Gogu: Mazhoranca e gatshme të ulet për çdo propozim për zgjedhoren

“Basha propozon sistem propocional kombëtar"/ Gogu: Mazhoranca e gatshme të ulet për çdo propozim për zgjedhoren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

March 22, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një flamur gjerman për molotovët e revolucionit

March 22, 2026
Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

March 22, 2026
Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

March 22, 2026
“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

March 22, 2026
Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit

Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit

March 22, 2026
Berisha largohet me nxitim pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me çadra nga truprojat

Berisha largohet me nxitim pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me çadra nga truprojat

March 22, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

March 22, 2026
‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

March 22, 2026
Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In