• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çështja ‘Nazar Seiti’, flet Kryprokurori i dosjes “Tahiri”: S’mund të ekstradohej!

by Java News
30/01/2018 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekstradimi i Nezar Seitit, të cilësuar si “financieri” i grupit të Habilajve, vazhdon të jetë një temë e nxehtë për drejtësinë shqiptare. Prokuroria e Përgjithshme, në një deklaratë ditën e premte, “fajësoi” në një farë mënyrë dy prokuroritë, atë të Krimeve të Rënda dhe të Tiranës, që nuk ishin koordinuar, sipas saj, me njëra-tjetrën për dy procedimet që kishin nisur për Seitin.

“Panorama” kontaktoi me kreun e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajn, lidhur me çështjen në fjalë. Hajdarmataj tha se ekstradimi i Nezar Seitit nuk duhet të ndodhte. Ai ka qenë i rezervuar me prononcimet në lidhje me rastin, i cili është subjekt i një hetimi disiplinor dhe penal, siç njoftoi edhe Prokuroria e Përgjithshme ditën e premte.

Megjithatë, Hajdarmataj thotë se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka njoftuar Prokurorinë e Përgjithshme në lidhje me mungesën e informacionin për procedurat e ekstradimit të Nezar Seitit, që kishin nisur nga Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme.
Ai, madje, tregon se nga verifikimet që ka bërë Prokuroria e Krimeve të Rënda ditët e fundit, rezulton se vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe të Apelit të saj, kanë qenë të depozituara në sekretarinë e burgut “Jordan Misja”, ku qëndronte Nezar Seiti. “Jemi në një fazë analize të rastit, si nga Krimet e Rënda, ashtu edhe nga Prokuroria e Përgjithshme dhe më vonë do të kemi një qëndrim lidhur me këtë çështje.

Nga verifikimet që kemi bërë ne si Prokurori e Krimeve të Rënda, rezulton se të dyja vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda kanë qenë të depozituara në burgun ku gjendej personi në fjalë. Sigurisht, që ai nuk mund të ekstradohej, por për këtë çështje do të kemi një qëndrim të mëvonshëm, pasi të përfundojë analiza”, tha Hajdarmataj, kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Nga ana tjetër, lidhur me rastin, Prokuroria e Durrësit ka nisur me urdhër të Kryeprokurores së Përgjithshme, procedimin penal për ekstradimin e Nezar Seitit. Ky i fundit mbahej në burg si për efekt ekstradimi, ashtu edhe për llogari të Krimeve të Rënda, pasi u arrestua në operacionin e famshëm të Babicës, ku u kapën edhe 4 tonë drogë

Next Post
“E luta opozitën, por mora veç mallkime”. Rama komenton edhe nisjen e Vettingut

Negociatat me Greqinë, Rama i përvishet LSI- PDIU: 'Patriotë' pa 'din e pa iman'!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In