• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çështja Lu-Llalla, Gjergj Bojaxhi: Po prishet imazhi i vendit

by A R
04/02/2017 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gjergj Bojaxhi, anëtar themelues i Partisë “Sfida për Shqipërinë”, thotë se mbështetja e Departamentit Amerikan të Shtetit për Ambasadorin Lu e bën edhe më serioze çështjen e përballjes mes përfaqësuesit diplomatik të Washingtonit dhe Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe se institucionet duhet të reagojnë për të qartësuar situatën dhe vërtetësinë e akuzave sepse në këtë rast nuk mund të ketë dy të vërteta. Ose Ambasadori spekulon në akuza, ose Kryeprokurori ka shkelur rëndë ligjin, ka deformuar misionin për të cilin është vendosur në krye të organit të akuzës dhe duhet të përballet me përgjegjësitë që i takojnë.
Në një deklaratë për mediat Bojaxhi shprehet se në asnjë shtet demokratik të mirëfilltë nuk ndodh që të ketë akuza kaq të ashpra mes një ambasadori dhe prokurorisë së një vendi, duke mos nxitur asnjë proces verifikimi.
“Shteti duhet të ishte ngritur në këmbë. Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të bënte mirë të fuste në rendin e ditës këtë çështje, sepse ose Prokurori i Republikës është shantazhuar dhe kjo është vërtet e rëndë ose Kryeprokurori është një mashtrues dhe për këtë duhet të përballet me pasoja ligjore. Nëse provohet se Ambasadori Amerikan ka thyer statusin diplomatik dhe ligjet e shtetit shqiptar atëherë ai duhet të shpallet  person non grata. Prestigjozet amerikane Associated Press dhe The Washington Post nuk kanë ngurruar ta pasqyrojnë lajmin i cili ka marrë dhenë, ndërsa këtu të gjithë janë përgjumur. Klasa politike hesht, sepse në këtë lojë ku nuk luhet emri i personave por i vetë shtetit pret të shohë kush do të jetë kurbani, prokurori apo ambasadori.
Bojaxhi vijon deklaratën duke pohuar se fatkeqësisht kjo është në linjë me traditën e politikës shqiptare e cila prodhon kaq shumë akuza saqë tashmë duket se edhe kjo ngjarje tepër e rëndë dhe serioze të duket si diçka banale dhe rutinore e ditës.
Duhen reagime serioze. Duhen marrë seriozisht partnerët strategjikë. Duhet përdorur bashkëpunimi i tyre për të zgjidhur problemet tona konkrete. Prandaj, i duhet dhënë një mësim kësaj klase politike që po na turpëron çdo ditë. Qershori po vjen dhe le të shërbejë vota si mjet për të shkundur nga themelet këtë shtet të gjunjëzuar nga korrupsioni politik. Le ta bëjmë për veten, familjet dhe vendin tonë”, përfundon deklaratën Gjergj Bojaxhi, i Partisë “Sfida për Shqipërinë”./a.m.
Next Post
Kriza e emigrantëve/ Agjencia Evropiane FRONTEX në kufijtë greko-maqedonas

Kriza e emigrantëve/ Agjencia Evropiane FRONTEX në kufijtë greko-maqedonas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In