• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çështja “Lleshi”/ Zef Brozi: Të korruptuarit kanë frikë nga ndershmëria e tij

by Java News
04/11/2018 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetari i parë i Gjykatës së Kasacionit të Shqipërisë demokratike, Zef Brozi me anë të një statusi në Facebook ka reaguar duke e përshëndetur emërimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm nga kryeministri Edi Rama.

Me anë të një statusi në Facebook, Brozi ka përshëndetur emërimin e Lleshit duke u shprehur se zgjedhja e Ramës ishte e mrekullueshme.

Vetëm politikanët e pushtetarët e korruptuar dhe inkriminuar mund të kundërshtojnë dhe të kenë frikë nga intelektualë me integritet të lartë e ndershmëri të admirueshme që mishërohen me personalitetin e Sandër Lleshi, i cili gëzon një reputacion të lartë dhe në institucionet Perëndimore.

Statusi i plotë i Brozit:

 

Përshëndes përzgjedhjen e mrekullueshme që bëri kryeministri Rama më propozimin e z. Sandër Lleshi në postin e Ministrit të Brendshëm. Vetëm politikanët e pushtetarët e korruptuar dhe inkriminuar mund të kundërshtojnë dhe të kenë frikë nga intelektualë me integritet të lartë e ndershmëri të admirueshme që mishërohen me personalitetin e z. Sandër Lleshi, i cili gëzon një reputacion të lartë dhe në institucionet Perëndimore.

Ja cili është Zef Brozi?

Zef Brozi, 60-vjeçar, ka qenë kryetari i parë i Gjykatës së Kasacionit të Shqipërisë demokratike. Në shtator 1993, presidenti Sali Berisha e emëroi kryetar të Gjykatës së Kasacionit. Shumë shpejt, marrëdhëniet e tij me presidentin Sali Berisha pësojnë një çarje të thellë dhe, pas një përplasjeje në rritje, gjatë së cilës Zef Brozi u përpoq të kundërshtonte ndërhyrjet e Berishës në vendimet e gjykatave, më 21 shtator 1995 u shkarkua nga kjo detyrë.

Brozi u largua nga Shqipëria drejt Amerikës më tetor të 2016  për të shpëtuar nga kërcënimet e SHIK-ut, ku edhe ka marrë strehim politik.

Në vitin 2016, Brozi ka dhënë për herë të parë pas 22 vitesh një intervistë ekskluzive televizive për Report Tv, në të cilën rrëfeu detaje dhe prapaskena të historisë së tij të pabesueshme.

Situata e emërimit të Sandër Lleshit

Ditën e djeshme, presidenti i Republikës Ilir Meta, nuk e dekretoi gjeneral Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm. Në një reagim të shkurtër për mediat, presidenca sqaron se Meta nuk është i bindur për kandidaturën e Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm.”-thuhet në reagimin e Metës.

Kjo është hera e parë që një president i shtetit shqiptar nuk pranon të dekretojë një ministër. Ngërçi për mosdekretimin e Lleshit, fillimisht u lidh me përcaktimin në Kushtetutë lidhur me veprimtarinë e Lleshit në Forcat e Armatosura. Ky ngërç lidhet me nenin 103 të kushtetutës ku thuhet se: “Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërisë civile”.

Next Post
MotoGP në Tajlandë/ Marquez fiton garën, kurse Honda titullin, bie Rossi

MotoGP në Tajlandë/ Marquez fiton garën, kurse Honda titullin, bie Rossi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In