• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çështja “Himara” mund të ishte zgjidhur qysh më 14 maj…

by Eduard Zaloshnja
30/11/2023 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në zgjedhjet e prillit 2021, PS-ja mori 60% të votave në territorin e Bashkisë Himarë. Dhe ajo epërsi socialiste ishte autoktone bio, sepse prej rrezikut të Covid-19, shteti shqiptar i bllokoi kufijtë me fqinjët. Si rrjedhojë, zgjedhësit himariotë me banim në Greqi nuk mund të vinin me autobuzë të paguar për të votuar…
Po para pandemisë, si ishte situata elektorale në Bashkinë Himarë?

Më 2019, gara u zhvillua pa kundërshtarë, sepse opozita i bojkotoi zgjedhjet. Por më 2017, PS-ja mori 57% të votave në territorin e Bashkisë Himarë. Ndërsa më 2015, kur edhe “minoritari” Beleri ishte drejtpërdrejt në garë, vetëm 27% të votave mori, kundrejt 56% të votave që mori socialisti Goro…
Vijmë tani tek 14 maji i sivjetshëm.

Socialisti Goro kishte përballë sivjet vetëm “minoritarin” Beleri, që mbështetej nga Berisha me gjithë partitë opozitare, si dhe nga minoritarët e autobuazave të paguar që erdhën nga Greqia. Mund të ketë patur shumë arësye pse himariotët e këtushëm të mos ishin aq entuziastë për të votuar përsëri socialistin Goro, por u bë më se e qartë se minoritarët e autobuazave të paguar ishin më se të motivuar të vinin nga Greqia. Kjo, pas arrestimit të Belerit në një grackë korrupsioni të përgatitur nga policia e qarkut Vlorë.

Nuk dihet se çfarë ose kush e motivoi policinë e qarkut Vlorë për t’i ngritur grackën ku ra brenda Beleri si derr në thes. Nuk dihet se sa firo personale elektorale mund të ketë patur Goro nga mënyra e qeverisjes së tij në Himarë. Por dihet se numri i i autobuzëve që erdhën në Himarë nga Greqia për 14 majin arriti një rekord historik – kjo, sipas raportimit nga terreni të shumë mediave televizive.

Teksa Kryeministri, Presidenti e gjykatat e Shqipërisë mundohen aktualisht të lundrojnë nëpër ngushticat shkëmbore diplomatiko-juridike që ka krijuar çështja “Beleri”, analiza e mësipërme na tregon se kjo çështje mund ishte zgjidhur thjesht elektoralisht me një fitore të Goros më 14 maj. Duke e lënë arrestimin e Belerit pas 14 majit…

Next Post
Denaj në Vjenë: Shqipëria po punon intensivisht për përfshirjen në tregjet europiane me produkte cilësore

Denaj në Vjenë: Shqipëria po punon intensivisht për përfshirjen në tregjet europiane me produkte cilësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrepe një foto këtu!

Vuçiç: Ndërkombëtarët e kanë më për zemër Ramën sesa mua. Malazezët edhe më shumë…

October 9, 2026
Ekzistenca e SPAK në dyshim pas mandatit 9-vjeçar? Ministri i Drejtësisë: Do të presim rezultatet

85 vota dhe një zhgënjim i madh për oborrin opozitar

October 9, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Sa Maricarmen ka sot në Shqipëri?

October 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një reformë për territorin politik më shumë sesa reformë territoriale

October 9, 2026
Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

October 9, 2026
Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

October 9, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

“Braçe zinte kokën me grushte. Heronjtë ikin, nafaka mbetet”/ Satira e Gjekmarkajt për Territorialen: Bela po i linte në suspancë…

October 9, 2026

Kriza për naftën, pse çmimi i karburantit po shkon në rekorde historike?

October 9, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Mbyllja e “Kapitullit 20”, konfirmohet 13 tetori për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE! I pranishëm do jetë edhe Rama

October 9, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“PROTESTA – Shënimet e një gazetari”

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com