• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çështja e TK/ Flet kreu i SPAK: Hetimet që kemi nisur ne s’kanë lidhje me shembjen e godinës

by Java News
18/05/2020 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit, SPAK, ka nisur hetimin për kallëzimin që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe nënkryetarit Arbjan Mazniku.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, tashmë hetimet kanë nisur për këtë çështje, por procedimi nuk është ndaj kryetarit Erion Veliaj. Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ne kontaktuam me kreun e SPAK-ut, Arben Kraja, të cilin e pyetëm nëse do të ndikojë apo jo në hetime shembja e godinës së Teatrit.

“Hetimet që kemi nisur ne nuk kanë lidhje me shembjen e Teatrit. Janë procedura të tjera. Pra, hetimi ynë nuk ka lidhje me atë që ndodhi sot (dje). Nuk është kompetenca jonë. Por megjithatë, nëse do kemi ndonjë raport tjetër në lidhje me këtë, që mund të jetë në kompetencat tona, patjetër që do t’u bashkëngjitet hetimeve që kemi nisur”, u shpreh Kraja për gazetën “Panorama”.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit iu drejtua SPAK-ut me pretendimin se kishin prova se janë falsifikuar firma dhe dokumente në procesin që po ndërmerret për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Drejtuesi i SPAK-ut, prokurori Arben Kraja, i tha BIRN-it se ka një procedim penal të regjistruar mbi bazën e kallëzimit të artistëve, por se nuk ka emër të regjistruar.

“Çështja është në hetim”, pohoi Kraja. Më 6 maj, AMT kallëzoi pranë SPAK-ut Veliajn dhe Maznikun për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv të zyrtarëve që kryejnë funksione publike”.

g.kosovari

Next Post
STUDIMI/ Njihuni me pasojat që ka mungesa e seksit te meshkujt

STUDIMI: Jo seksit, deri një muaj pasi ke kaluar Covid 19!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com