• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Çështja e terrorizmit të brendshëm ka shpërthyer”/ Alarmi i drejtorit të FBI-së: U parandaluan sulme në Nju-Jork, Las Vegas dhe…

by Java News
22/09/2021 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencitë amerikane të sigurisë kombëtare dhe të zbatimit të ligjit po luftojnë me atë që ata e përshkruajnë si një “rritje domethënëse” të kërcënimit nga terroristët vendas, shumë prej të cilëve po veprojnë të vetëm dhe të motivuar nga armiqësia racore ose ideologjia anti-qeveri.

Zyrtarët, duke dëshmuar para ligjvënësve të martën, i bënë jehonë paralajmërimeve të fillimit të këtij viti se kërcënimet më vdekjeprurëse ndaj Shteteve të Bashkuara janë vendase, me ideologjinë e supremacisë të bardhë dhe pakënaqësitë personale që nxisin një numër në rritje të të ashtuquajturve aktorë të vetëm që të ndërmarrin veprime.

“Sigurisht, çështja e terrorizmit të brendshëm ka shpërthyer”, tha Christopher Wray, drejtor i FBI -së, në një komision të Senatit, duke e quajtur parandalimin e sulmeve terroriste përparësinë kryesore të FBI-së “tani dhe në të ardhmen e parashikueshme”.

“Ne kemi dyfish ngarkesë me çështje të terrorizmit të brendshëm, nga rreth 1.000 në rreth 2.700 hetime”, tha zoti Wray për 16-18 muajt e kaluar. “Kemi rritur personelin në dyfishin e numrit të njerëzve që punojnë kundër këtij rreziku, krahasuar me një vit më parë”.

Një pjesë e këtij kërcënimi rrjedh nga sulmi i 6 janarit ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, që rezultoi në vdekjen e pesë personave dhe është pasuar nga më shumë se 600 arrestime.

Gjatë sulmit ndaj Kapitolit më 6 janar 2021
Gjatë sulmit ndaj Kapitolit më 6 janar 2021

Por në dëshminë e përgatitur, zoti Wray paralajmëroi se sulmi ndaj Kapitolit “demonstron gatishmërinë e disave për të përdorur dhunën kundër qeverisë në avancimin e qëllimeve të tyre politike dhe sociale”.

Ai tha gjithashtu se shumë nga të mbiquajturit aktorët e vetëm, të motivuar nga pakënaqësitë e brendshme apo nga grupet e huaja terroriste, janë duke u mbështetur shumë tek interneti, diçka që ai tha se e bën të vështirë për t’i gjetur.

“Për shkak se ata veprojnë të vetëm dhe lëvizin shpejt nga radikalizimi tek veprimi, shpesh duke përdorur armë lehtësisht të disponueshme kundër objektivave të pambrojtura, këta sulmues nuk lënë shumë gjurmë pas”, u tha zoti Wray ligjvënësve.

Ai paralajmëroi gjithashtu se vetëm në dy vitet e fundit, FBI-ja ka arritur të parandalojë sulmet terroriste në një numër qytetesh të mëdha amerikane, përfshirë Nju Jorkun, Las Vegasin dhe Majamin.

Kërcënimet e terrorizmit të huaj

Pavarësisht kërcënimit në rritje nga ekstremistët vendas, zyrtarët amerikanë paralajmëruan se kërcënimi nga grupet e huaja terroriste, si Shteti Islamik (IS) dhe al-Kaida, është vetëm disi i zvogëluar.

“Grupet terroriste të huaja vazhdojnë të japin një shpërblim të lartë për sulmet kundër Shteteve të Bashkuara”, u tha ligjvënësve Christine Abizaid, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kundër Terrorizmit, duke e përshkruar kërcënimin vetëm si “më pak akut” sesa ishte 20 vjet më parë, kur al-Kaida kreu sulmet e 11 shtatorit në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe në Pentagon.

Christine Abizaid
Christine Abizaid

“Ndërsa vitet e presionit [të kundërterrorizmit] kanë degraduar rrjetin e al-Kaidës, grupi dhe anëtarët e tij vazhdojnë të synojnë të përdorin individë me qasje në Shtetet e Bashkuara për të kryer sulme”, tha ajo.

Irani

Përveç grupeve si al-Kaida dhe ISIS, zonja Abizaid paralajmëroi se zyrtarët e antiterrorizmit janë të shqetësuar për përpjekjet e Iranit dhe të aleatit të tij, organizatës Hezbollah, për të sulmuar SHBA-në.

Në mënyrë të veçantë, ajo paralajmëroi se udhëheqësit iranianë vazhdojnë “të synojnë të hakmerren në Shtetet e Bashkuara për vrasjen e ish-komandantit të Forcës Quds, Qassem Soleimani”.

Zonja Abizaid më tej paralajmëroi në dëshminë me shkrim për përpjekjet e vazhdueshme të Teheranit për të “ndërtuar kapacitete operacionale kundër organizatave dhe njerëzve të lidhur me SHBA-në”.

Kina

Megjithatë, drejtori i FBI-së Wray u tha ligjvënësve se asnjë vend nuk paraqet një kërcënim aq të madh për SHBA-në, madje edhe më shumë se Irani, sa Pekini që e ka detyruar FBI-në të hapë një hetim të ri kundërzbulimi gati çdo 12 orë.

“Unë mendoj se nuk ka asnjë vend që paraqet një kërcënim më të madh për inovacionin tonë, sigurinë tonë ekonomike dhe idetë tona demokratike sesa Republika Popullore e Kinës, kjo është arsyeja pse ne kemi mbi 2000 hetime aktive të lidhura me qeverinë e Kinës në të gjitha 56 degët tona në terren”, tha ai. “Është një rritje gati 1.300% në hetimet e spiunazhit ekonomik të lidhura me Kinën nga rreth një dekadë më parë”.

Zyrtarët amerikanë gjithashtu akuzuan Kinën se po përpiqej të shfrytëzonte pandeminë e koronavirusit për të “përfituar nga prodhimi i pajisjeve mbrojtëse personale të falsifikuara dhe furnizimeve mjekësore”.

Alejandro Mayorkas
Alejandro Mayorkas

Kina “vazhdon të angazhohet në vjedhje të pronësisë intelektuale, shfrytëzimin e zinxhirëve të cënueshëm të furnizimit dhe përdorimin e presionit ekonomik për të kërcënuar sigurinë tonë ekonomike”, u tha ligjvënësve Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas.

Ransomware (Pirateria kibernetike)

Si zoti Wray dhe zoti Mayorkas gjithashtu përmendën si kërcënim të vazhdueshëm sulmet kibernetike të llojit ransomware, shumë prej tyre të lidhura me Rusinë.

“Vitin e kaluar, viktimat paguan rreth 350 milionë dollarë shpërblim, një rritje prej 311% në krahasim me vitin e kaluar, me pagesën mesatare që i tejkalon 300 mijë dollarët”, tha zoti Mayorkas.

“Tani jemi duke hetuar mbi 100 lloje të ndryshme të ransomware, secili me viktima pafund”, shtoi drejtori i FBI-së Wray. /VOA

Next Post
‘Beogradi duhet ta kuptojë se s’mund ta pushtojë Kosovën me ushtrinë e saj”/ Ish-presidenti kroat: Serbia nuk e ka ulur kokën edhe pse…

'Beogradi duhet ta kuptojë se s'mund ta pushtojë Kosovën me ushtrinë e saj"/ Ish-presidenti kroat: Serbia nuk e ka ulur kokën edhe pse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com