• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Çështja e Remzi Hoxhës/ Dëshmitari: E kam parë Ilir Kumbaron në Londër, njeriun që di të vërtetën!

by Java News
22/10/2019 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tani që Budjon Meçe nuk jeton, i vetmi që mund të çojë tek eshtrat e Remzi Hoxhës dhe të cojë para drejtësisë urdhëruesin dhe të gjithë përgjegjësit është, Ilir Kumbaro. Kjo, shpjegon edhe sagën e procesit të ekstradimit, që nuk u realizua kurrë.

“Autoritetet britanike kishin marrë informacion se Ilir Kumbaro jetonte në Angli. Në një moment atyre u del në një sistem se ai ishte regjistruar në një mjek familje ku kishte dhënë adresë”, tregon Muhamed Veliu, gazetar

Skuadra e ekstradimeve mbërrin në banesën e Kumbaros. Ai prezantohet si Shaqa Shatri, një shtetas kosovar nga Prizreni. Ai tregon edhe mjetin e identifikimit, që në fakt i ishte vjedhur Shaqa Shatrit të vërtetë në Tiranë në vitin 1995.

“Pas shumë krahasimësh, fotografish, një ekspert arriti në konkluzionin se personi që ishte përballë gjykatës ishte Ilir Kumbaro. Djali i tij kalon me shpejtësi përpara këmbëve të mija, ul xhamin dhe më thotë: “ti nuk ke për ta patur të gjatë”, tregon Muhamed Veliu, gazetar

Kumbaro vijoi betejën duke lëvizur gurët edhe në Shqipëri. Para gjykatës britanike, ai shfaqej i qetë dhe tregohej mjaft i kujdesshëm me ato që rrëfente.

“Kumbaro kuptonte shumë mirë anglisht por gjatë gjithë procesit kishte një përkthyese, dhe kjo ndodhte për të fituar kohë, pasi dëgjonte gjykatësin anglisht e kuptonte dhe koha që përdorte përkthyesi për ta përkthyer ai mendonte përgjigjen”, tregon gazetari Veliu.

“Në një rast pati pengesë nga misnitra jonë e drejtësisë që ekstradimi të kryhej në kohë”, tregon gazetari Hoxha

“Gjatë procsit gjykata vendosi që urdhërarresti mbi të cilin kërkonte Shqipëria ta ekstradonte Kumbaron ishte i vjetëruar, e kështu procesi ndalon dhe Kumabro pas 13 muajsh në burg fitoi larine”, tregon gazetari Veliu.

Në ngarkim të tij del një tjetër urdhër-arrest në vitin 2010. Këtë herë, Kumbaro i shpëton qelisë duke përdorur si argument vonesat e drejtësisë shqiptare në procesin e parë.

“Avokati tha se për faj të autoriteteve shqiptare klienti i tij qëndroi 13 muaj padrejtësisht në burg e i argumentoi gjykatës që arresti mund të ishte i gabuar”, tregon gazetari Veliu.

Kumbaro vijonte manovrat për anulimin e masës së sigurisë edhe në Shqipëri. Gjykata e Lartë, me një votim të ngushtë 7 me 6 vendos lënien në fuqi të masës së arrestit me burg. Bie në sy fakti se 6 gjyqtarët që ishin pro lirimit të Kumbaros, sot nuk janë pjesë e drejtësisë pasi janë eleminuar nga procesi i Vettingut.

“Avokati një ditë para seancën në të cilën do jepej vendimi ka pasur bisedë telefonike ku i ka komunikuar se ishte pashpresë e të bëhej gati të ekstradohej. Në dhjetor 2011 kur ishte séanca e fundit dhe gjykata do jepte vendimin, mëngjesin e asaj dite ai zhduket”, tregon gazetari Veliu.

Kanë kaluar 8 vite nga ajo ditë dhe për Kumbaron nuk ka pasur asnjë gjurmë. Në dy raste, ai udhëtoi drejt Kinës me identitetin Shaqa Shatri, por kjo ka ndodhur para se të arratisej në vitin 2011. Top Story ka marrë dëshminë e një shqiptari me banim në Britani, me inicialet Xh.S., i cili konfirmon se ka parë Ilir Kumbaron në muajin korrik të këtij viti, me gruan dhe djalin në periferi të Londrës.

“Ky person, për shkak të njohurive që kishte, pozicioneve në SHIK mund të shërbente edhe për shërbimet e huaja, se për kë nuk e di ekzaktësisht, edhe kur u zbulua dhe arriti të zhdukej kjo do thotë që nuk ishte shqiptar i zakonshëm”, tregon gazetari Artan Hoxha.(Top Story)

Next Post
Juve fiton me përmbysje ndaj Lokomotivës së Moskës, shkëlqen Dybala

Juve fiton me përmbysje ndaj Lokomotivës së Moskës, shkëlqen Dybala

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

October 7, 2026
Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

October 7, 2026
Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë!

Edhe Ronaldo nderon Messin: Ke shkruar një histori që do mbetet përgjithmonë!

October 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Buxheti i Shtetit 10 miliardë euro: ç’fitojmë?

October 7, 2026
“S’ka pasur ballafaqime përpara hartimit të Territoriales”- Kryebashkiakja e Dimalit përplaset me Maznikun, deputeti: Do përfitoni nga bashkimi me Beratin

“S’ka pasur ballafaqime përpara hartimit të Territoriales”- Kryebashkiakja e Dimalit përplaset me Maznikun, deputeti: Do përfitoni nga bashkimi me Beratin

October 7, 2026
Sulmi i 7 tetorit/ Zv/kryeministrja Koçiu në ceremoninë përkujtimore: Shqipëria qëndron në krah të Izraelit! Ndaj terrorizmit s’mund të ketë heshtje

Sulmi i 7 tetorit/ Zv/kryeministrja Koçiu në ceremoninë përkujtimore: Shqipëria qëndron në krah të Izraelit! Ndaj terrorizmit s’mund të ketë heshtje

October 7, 2026
Ambasada e SHBA: Mbi 200 efektivë të zbatimit të ligjit u certifikuan gjatë vitit 2026

Ambasada e SHBA: Mbi 200 efektivë të zbatimit të ligjit u certifikuan gjatë vitit 2026

October 7, 2026
Programi për klimën dhe investimet në universitete, Komisioni i Burimeve Natyrore jep dritën e gjelbër për marrëveshjet!

Programi për klimën dhe investimet në universitete, Komisioni i Burimeve Natyrore jep dritën e gjelbër për marrëveshjet!

October 7, 2026
Restaurimi i filmit “Dimri i fundit”, Rama vlerëson punën e AQSHF-së: Po i japin jetë të re!

Restaurimi i filmit “Dimri i fundit”, Rama vlerëson punën e AQSHF-së: Po i japin jetë të re!

October 7, 2026
“Trajneri nuk e mbajti fjalën”- Deklarata e bujshme e Ronaldos, reagon trajneri Jorge Jesus: E lexova, tani do vazhdoj punën

“Trajneri nuk e mbajti fjalën”- Deklarata e bujshme e Ronaldos, reagon trajneri Jorge Jesus: E lexova, tani do vazhdoj punën

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com