• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çështja e emigrantëve/ Ministri Bushati: Duam të japim një mesazh, pranojmë më tepër

by Java News
26/08/2018 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kur eritreasit ishim ne, 26 vjet më parë, ju italianët na hapët dyert, na mikpritët në shtëpitë tuaja, na ushqyet. Sot dëshirojmë t’ju kthejmë atë të mirë, edhe pse në mënyrë modeste, duke mirëpritur 20 refugjatë të anijes Diciotti”. Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati sintetizon kështu për “Corriere” qëndrimin e qeverisë për pranimin e 20 emigrantëve të bllokuar në Katania një ditë më parë.

Sipas artikulli të “Corriere” kjo konfirmon orientimin e ri të Shqipërisë një çerek shekulli më pas, nga një vend dëshpërimi në një komb dinamik dhe në pritje të muajit qershor 2019 kur duhet të çelen negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Një gjest, ky i Tiranës që “shpresojmë të përcjellë një mesazh për të tjerët”, vijon më tej Bushati, shkruan“Corriere”.

Në marrëveshjen me Romën u arrit pas disa bisedave mes institucioneve të dy vendeve. Më pas vijoi biseda telefonike mes Bushatit dhe kolegut italian Moavero Milanesi. Në ditët në vijim, zyrtarët shqiptarë dhe italianë do të takohen për të organizuar transferimin dhe për të vendosur fondet që do të përdoren.

Sipas “Corriere” për momentin bëhet fjalë për 20 refugjatë, por Bushati nuk përjashton se mund të jenë edhe më shumë. “Sigurisht mbi bazën e kapaciteteve tona, nuk mund të ofrojmë më shumë se ç’mundemi” – sqaron ai, shkruan në artikullin e saj Corriere.it.

I pyetur nëse ky gjest, është një mënyrë për Tiranën për të përshpejtuar hyrjen në BE? Bushati sipas Corriere është përgjigjur: “Ne jemi gati, por na intereson më shumë të japim një mesazh” – përsërit Bushati, duke hedhur poshtë idenë për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri. “Jemi kundër dhe Kryeministri Rama ka qenë i qartë: nuk janë përgjigjja e duhur ndaj fenomenit migrator”, përgatiti Tema.

Next Post
Kapet me 130 kg drogë në pyll, pranga shqiptarit

LAJM I FUNDIT/ Kapen 125 kg drogë, 2 të arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In