• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çështja e detit, Xhunga: Rama nuk duhet të përgjigjet me batuta! Uroj që të mos kemi më një ministër të Jashtëm simbolik

by A R
01/09/2020 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Rudina Xhunga komentoi në rubrikën “opinion”, në News24, zhvillimet e fundit politike brenda vendit, por edhe zgjedhjet në Mal të Zi apo debatet për kufirin detar.

Së pari, gazetarja u ndal te vendimi i qeverisë për të rihapur shkollat më 14 shtator, ndonëse në kushte të jashtëzakonshme të pandemisë.

Ajo tha se nuk donte që shkollat të hapeshin në këto kushte, por theksoi se fëmijët e duan një gjë të tillë, ndaj dhe duhet menduar për ta, e mbi të gjitha për shëndetin e tyre mendor.

“Nuk do doja që të niste shkolla, edhe pse kjo nuk varet nga çfarë dua unë. Vajza ime mezi pret të fillojë shkolla. Ajo nis klasën e tretë dhe tha se e ka marrë malli për shoqet, shkollën, mësimet. Ka qenë e mbyllur gjatë gjithë kësaj kohe. Ndaj dhe duhet të shohim çfarë është e mirë për ta, për shëndetin e tyre mendor. Mësimi online është i pamenaxhueshëm, sidomos për prindërit. gjithsesi, ishte një mënyrë e re, nuk mund të thuash se ishte mënyra më e keqe. Do vijë një ditë që online do bëhet diçka normale. Le të mësohemi. Gjithsesi do doja që ky vit të ishte pa shkolla, për sa kohë nuk kemi vaksinën. Por, vendimi është marrë që fëmijët do të jenë në shkolla dhe ne duhet të jemi shumë vigjilentë, që fëmijët të mbajnë maskën. Kam përshtypjen që ne po i çojmë fëmijët në shkolla, por kjo nuk është përfundimtare. Asgjë nuk dihet, nuk ka studime të sakta, nuk e dimë çfarë do të ndodhë. Fëmija e transmeton virusin, ka shumë prindër që e kanë marrë nga fëmijët dhe e kanë kaluar shumë rëndë. Megjithatë unë do ta çoj fëmijën tim më 14 në shkollë”, tha Xhunga.

Sa i takon zgjedhjeve në Mal të Zi, gazetarja u shpreh se ka ardhur koha e bashkëpunimit kombëtar, pasi faktori shqiptar është në ditët e tij më të mira dhe një gjë e tillë duhet shfrytëzuar në favor të vetë shqiptarëve.

“Nuk kam qenë shumë e vëmendshme ndaj këtyre zgjedhjeve. Në Mal të Zi në fakt ka shumë shqiptarë. Kam bërë vetë emision atje dhe ka qenë surprizë për mua. Kemi folur gjatë me Xhufin e Qosjen se si u largua shqiptaria nga ato zona. Kështu që më pëlqeu që këtë radhë Shqipëria kishte vëmendjen dhe u shpreh në mënyrë properëndimore. Me gjithë vëmendjen që Shqipëria ka ndaj Kosovës më duket banale përfshirja jonë me politikanët. Ajo që do doja të shikoja do të ishte një mënyrë tjetër komunikimi. Është koha e bashkëpunimit kombëtar dhe në këtë bashkëpunim nuk është e rëndësishme nëse qeveris Rama, Basha apo Thaçi. Nuk kanë rëndësi emrat, por ne duhet të jemi të gjithë bashkë në një pikë, që do të përkrahim shqiptarët kudo janë, edhe po ta ketë emrin Abazoviç. Do ishte shumë mirë që atë ta shihnim si ministër të Jashtëm, ashtu siç kemi një shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ne kemi një ministër të Jashtëm nga Kosova, që unë përveç simbolikës, Gent Cakajt nuk i shikoj me shume, disponim si personazh që mund të drejtojë politikën e jashtme të Shqipërisë. Këto kohë në ditët më të mira tonat në rajon, ne kemi nevojë për përfaqësim, jo për simbolikë. Është tejkaluar simbolika, siç është tejkaluar simbolika e një ministri diaspore të një ministrie që nuk dimë çfarë bën, apo një kanali diaspore në RTSH që nuk bën asgjë. Jemi në një moment të ri, duhet ta kapim shansin. Shqiptarët janë në ditët e tyre më të mira. ka ardhur koha për një politikë të jashtme të bashkëpunimit mbarëkombëtar.”

Për sa i përket deklaratave të Greqisë për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, Xhunga kritikoi qëndrimet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, duke thënë se kjo është një çështje me rëndësi kombëtar dhe për këtë duhet bërë transparencë, e jo të bëhen batuta.

“E para, në Shqipëri kur ka një përplasje, menjëherë shpjegimi vjen me batuta, siç bën Rama. Mund të jesh më transparentë dhe të përgjigjesh. Mënyra e përgjigjesh në çështje të rëndësisë kombëtare mund të ishte më pak arrogante. Pastaj vjen opozita. Bëjnë mirë që çështjen e detit ta zgjidhin me transparencë, nga Rama kerkohet një komunikim tjetër, jo me batuta. Nuk ka nevoje t’i pergjigjet opozites, por shqiptarëve. Ndersa opozita ben mire te kuptoje se tonet e larta patriotike nuk do t’i ndikoje ne fushate sepse shqiptaret tani votojne per interesa. Uroj që të jetë thjesht çështje që pasi të mbarojë ajo që po ndodh mes Greqisë dhe Turisë, të flasim dhe ne, se detin as po na e marrin, as po na e falin. Duhet të ketë një mënyrë tjetër komunikimi. Është momenti që të mos kemi një ministër të jashtëm simbolik apo një ministër diaspore simbolik apo një televizion diaspore simbolik. Sepse fuqia jonë këtej e tutje do të jetë bashkëpunimi kombëtar.

Ka ardhur momenti në Shqipëri, ku jo thjesht ne mund të imponohemi, por jemi më të dukshëm. Jemi në një situatë nga më të mirat që mund ta zhvillonim bashkëpunimin kombëtar. Turizmi e tregoi këtë, Kosova ishte në Vlorë, edhe Maqedonia e Veriut. Ne jemi plot me njerëz, që nuk vijmë thjesht për patriotizëm, por edhe për det. Turizmi na bashkoi dhe ne duhet të përfitojmë nga kjo”, tha Xhunga.

Next Post
Vrasje makabër në Kosovë, dyshohet se djali i ka prerë kokën të atit me sëpatë

Plagosja me armë në Shkodër, zbardhet ngjarja. FNSH në kërkim të autorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Kongresi Botëror i Ligjit nuk mbulon korrupsionin në Shqipëri

Berisha: PD do zbatojë çdo rekomandim në Komisionin e Reformës Elektorale

May 20, 2026
52-vjeçari në Fier qëllon me kallashnikov në ajër dhe kanos një grua, arrestohet nga Policia (EMRI)

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Kavajë, arrestohen 9 persona, 3 në kërkim

May 20, 2026
Trump: Irani mund të na kontaktojë nëse dëshiron të negociojë

Trumpi e ka mbërthyer prej fyti Partinë Republikane, por..

May 20, 2026
Bardhi – Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

Mbi 40 studentë nga Tirana u ndaluan në Shkup, Bardhi: Ky s’është kontroll kufitar, por pengmarrje shtetërore

May 20, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Zëvendësim i masës së sigurisë, caktohet dita kur do të merret vendimi për Beqajn

May 20, 2026
Përplasi policët në gjendje të dehur, gjykata lë në burg 44-vjeçarin në Durrës

Përplasi policët në gjendje të dehur, gjykata lë në burg 44-vjeçarin në Durrës

May 20, 2026
30 mjekë shpallin Donald Trumpin të paaftë mendërisht

30 mjekë shpallin Donald Trumpin të paaftë mendërisht

May 20, 2026
PS në ‘aksion’, gati draftin e parë për referendumet! Kërkon edhe “tkurrjen” e Kuvendit

Balla nga Berlini: Kapitulli 27, një nga sfidat kyçe për anëtarësimin në BE

May 20, 2026
Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri/ I nominuari i Trump në seancë dëgjimore me Komitetin e Jashtëm të Senatit

Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri/ I nominuari i Trump në seancë dëgjimore me Komitetin e Jashtëm të Senatit

May 20, 2026
Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

PD kundër kalendarit të Kuvendit, Bardhi: Po e mbushni me projektligje që kalojnë pa debat

May 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In