Çështja “CEZ”, rrëfimi: Ismailaj më tha ‘jam mik i kumbarit të Shqipërisë’
Elvis Mataj, ish-drejtori i DIA-s dhe dëshmitari i mbrojtur nga shteti, ka shpjeguar përpara prokurorit Dritan Rreshka në Tiranë funksionimin dhe veprimtarinë e kompanisë së drejtuar prej tij. Mataj shpjegon njohjen me Kastriot Ismailajn dhe bisedat me të. Gjatë dëshmisë, Mataj shpjegon pozicionin e tij në kompani, kontratat e DIAs dhe bisedat e kërcënimet e Kastriot Ismailajt.
PUNA NË DIA
Unë kam filluar punë në DIA në muajin shtator 2010, në plozionin e drejtorit ekzekutiv të shoqërisë. Në drejtim, DIA ka pasur përveç drejtorit ekzekutiv, edhe pozicionin e drejtorit të përgjithshëm. Fokusi i punës sime ka qenë në menaxhimin e pjesës administrative të shoqërisë, duke mbuluar çështjet e financës, burimeve njerëzore dhe, sidomos, marrëdhënien me klientin tonë CEZ dhe ndjekjen e menaxhimin integral të kontratës DIACEZ, ku unë isha edhe person kontakti për shoqërinë “DIA”.
NJOHJA ME ISMAILAJN
Shtetasin Kastriot Ismailaj e njoh shumë vite më parë. Duke qenë se banojmë në të njëjtën lagje dhe afër njëritjetrit, kemi pasur në vite njohje, por edhe shoqëri të përbashkët. Nga viti 1999 deri në vitin 2005 kam punuar si bankier në bankat Pro Credit dhe Emporiki Bank dhe Kastrioti ka qenë klient i bankës si individ dhe si përfaqësuesi i kompanisë. Jemi takuar shumë herë me të në marrëdhënie klientbankë. Pas vitit 2005, jam larguar për dy vite me studime.
BISEDA ME ISMAILAJN
Një herë, gjatë një prej takimeve të mëparshme, z. Ismailaj ma bëri shumë të qartë se si ai kishte ndërmend të garantonte interesat e tij në arbitrazh. Një herë tek po qëndronim te barrestoranti i gruas së tij, Ismailaj më tha se ai ishte shumë i afërt me një nga “kumbarët” kryesorë të Shqipërisë. Ai më tha se ky “Kumbar” mund të bënte gjithçka për z. Ismailaj, me qëllim që të eliminonte të gjitha pengesat që ai mund të haste në çështjen DIA përballë OSHEEsë. Gjithashtu, z. Ismailaj më tha se një “mik” i tij në Serbi ishte në pritje të merrte urdhra nga z. Ismailaj.









