• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shko pyet gruan per çështjen çame”, Idrizi ia kthen keq publicistit minoritar

by Java News
06/02/2018 21:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në “Studio e hapur” po zhvillohet debati për një nga çështjet e nxehta të momentit, ajo e bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë, marrëveshjen e detit, çështjen çame etj. Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi i ftuar në këtë emision tha se nuk ka dijeni më shumë për bisedimet se sa ajo që di publiku, por tha se çështja çame nuk mund të evitohet dhe se për të ka disa dokumente, mes tyre një rezolutë të parlamentit. Megjithatë Idrizi u shpreh se deri tani sipas tij janë zgjidhur vetëm problemet e Greqisë nga bisedimet në Kretë dhe në Korçë.

Nderkohe ka bere shume fjale me nje publicist te ftuar.  E ka quajtur provokim qëndrimin e publicistit Orfea Beci, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe ka tentuar të largohet nga emisioni “Studio e hapur” në News24.

Nga studio e Gjirokastrës publicisti Orfea Beci mori fjalën menjëherë pas deklaratave të Shpëtim Idrizit, por e quajti çështje ullinjsh çështjen çame. Kaq është dashur që të ndizen gjakrat dhe Idrizi të ngrejë zërin, madje të tentojë të largohet nga studio direkte.

Nderkohe me pare, Idrizi ka folur per disa ceshtje i pyetur nga gazetaret.

Ju sa informacion keni për negociatata Shqipëri-Greqi?

Besoj që përtej çështjes çame janë edhe shumë çështje të tjera. Kam po aq dijeni sa keni ju. Di që zoti Bushati në mënyrë të përsëritur tha që ne po i diskutojmë të gjitha çështjet. Ka një shqetësim të madh të opinionit publik sepse Kotzias ka deklaruar që çështja çame nuk është diskutuar apo që palët kanë rënë dakord që të shtyhet me 12 milje kufiri detar. Diçka mund ta them që është një diskutim publik i pazakontë i ministrit të jashtëm të Shqipërisë, që ndërkohë që nuk thotë gjë për opinionin publik shqiptar, direkt kemi Kotzias që shqetëson opinionin me deklaratat e tij. Ne e dimë që për herë të parë qeveria shqiptare ka një listë problematike me Greqinë po deri sot kemi parë që kanë avancuar vetëm problemet që ka pasur Greqia me Shqipërinë, toponimet, ligji për varrezat, për minoritetet.

Keni një reagim për deklaratat e presisdentit grek për çështjen çame?

Çudi që një vend i BE-së të shprehet në këtë mënyrë. Presidenti grek është shprehur në mënyrë të përsëritur, e katërta herë. Më duhet të kujtoj faktin që kam pritur disa herë që autoritetet shqiptare t’i japin një përgjigje pres të Greqisë. Në tre rastet e para askush nuk i ka dhënë përgjigje.

Çfarë i konsideroni këto deklarata të presidentit grek?

Është president i një vendi që nuk është kampion për të drejtat e njeriut.

A hedh dritë mbi negociatat?

Jam i prirur të fokusohem në disa elementë. E para që çështja çame bashkë me çështjet e tjera, nuk është çështje që mund ta marrë apo lërë kushdo si të dojë. Janë disa dokumente udhërrëfyes që askush nuk mund t’i tejkalojë apo rezoluta çame. Çështja e çamëve të Çamërisë është e mbështetur mbi dokumente.

Sipas jush këto deklarata mbi çështjen çame, cila është e vërteta? Kush po e bën lojën?

Verbi publik që kanë zgjedhur nuk është korrekt. Nuk e di çfarë është biseduar në ato 3 ditë në Kretë dhe në Korçë por jam i prirur të besoj që ministri i jashtëm duhet të ketë kryer detyrimin kushtetues. (Balkanweb)

Next Post
Të gjithë liderat e Kosovës ikin jashtë vendit, shkelet protokolli i shtetit

Të gjithë liderat e Kosovës ikin jashtë vendit, shkelet protokolli i shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sistem proporcional kombëtar, por me prag ama…

February 3, 2026
Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

February 3, 2026
Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

February 3, 2026
Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

February 3, 2026
Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

February 3, 2026
Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

February 3, 2026

Shisnin lëndë narkotike të ndara në doza, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër

February 3, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Uniforma e huaj

February 3, 2026
Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

February 3, 2026
Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In